Një herë u vjen vera kah dera!

0
577
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 15.12.2019

E vërteta e shkrimeve të mia i vret grupet e interesit, por më shumë i ngjallë shpresat dhe forcon bindjet e atyre që e kërkojnë ndryshimin e madh politik në vendin tonë.

Sa herë që e godas mirë cakun, më vërsulen hijenat e politikës përmes veglave të tyre kondom me sharje e fyerje e deri në kërcënim me vrasje. Po aq herë më kërcënojmë, une do bëhem aq herë më i fortë dhe më i pathyeshëm ndaj tyre.

Ashtu sikurse dijen dhe guximin që i kam trashëgim nga të parët e mi, edhe dashurinë ndaj atdheut dhe mirësjelljen e kam begati nga familja ime e shenjtë

E nisa në këtë mënyrë tejet të pazakontë këtë shkrim për ta kuptuar lexuesi sesa e vështirë është të thuash të vërtetën në ditët e sotme.

Largimi i “mollës së sherrit”, përafron qëndrimet

Edhe pse nuk po e thonë publikisht, pengesa kryesore për mos arritjen e marrëveshjes politike për bashkëqeverisje në mes LVV-së dhe LDK-së, nuk janë (e që duhej të ishin) aspektet programore dhe as ato zhvillilore të vendit, por është ajo në mes të ndarjes së posteve ministrore, e në mënyrë të veqantë, “mollë sherri” është bërë posti i presidentit, i cili nuk do duhej të ishte fare pjesë e marrëveshjes për koalicion.

Megjithatë, sikurse për çdo pengeë, edhe për këtë ekziston zgjidhja fare e thjeshtë.

Mjafton zotimi me marrëveshje të shkruar në mes këtyre dy subjekteve (LVV dhe LDK), që as njëra dhe as tjetra nuk do të propozojnë kandidatët e përfolur, Rexhep Qosja dhe Isa Mustafa për president të vendit në vitin 2021 kur edhe i skadon mandati presidentit aktual, por që do të angazhohen për një president konsensual dhe unifiukues jashtë fushës së politikës.

Përtej kësaj, për t’i hequr të gjitha dilemat ndarëse midis tyre, LVV-ja dhe LDK-ja duhet të zotohen publikisht dhe përmes marrëveshjes së shkruar për ndryshimet kushteteese, përkatësisht nxjerrjen e një amandamenti kushtetues që mundëson zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, gjë të cilën e mundëson edhe afati i mjaftueshem kohor deri në pranveren e vitit 2021.

Ky do të ishte hapi më i qëlluar dhe më pragmatik në momentin më të duhur kohor, për kapërcimin e krizes politike, krijimin e mirebësimit politik mes këtyre dy subjekteve dhe kthimin e besimit tek qytetarët e vendit për një qeverisje ndryshe nga ato që i kishim në këto 20 vjetët e fundit.

LVV-ja të prijë me zotimin e saj

LVV-ja si fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit, duhet të prijë e para me zotimin e saj se nuk do ta propozoj Rexhep Qosjen për president, për t’i hapur rrugë LDK-së, që edhe ajo të jepë zotimin e saj publik se nuk do ta propozoj Isa Mustafën për president te vendit.

Kjo qasje pozitive, përveqse do të ndihmonte në arritjen e marrëveshjes politike për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, do të menjanonte edhe të gjitha teoritë tjera konspirative që janë duke qarkulluar në opinionin publik.

Pra, LDK dhe LVV e kanë mundësinë e mirë ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arritjen e qëllimit fisnik të ndryshimeve madhore politike në vendin tonë.
Në të kundërtën, me kryeneqësi politike, vetëm sa do të demtojnë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Me çuarjen e sërishme të vendit në zgjedhje, përveq dëmtimit të buxhetit të shtetit, do t’ua krijojnë mundësinë partive të PAN-it që të qeverisin me vendin së paku edhe për 6 muajt e ardhshëm me kryeministrin në dorehëqje, dhe krjimin e mundësisë së artë të rimarrjes së pushtetit.

“Një herë vjen vera kah dera”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Për LVV-në dhe LDK-në është kjo mundësia e fundit dhe e vetme për bashkëqeverisje.
Me mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga partner, do të kthehen në rival të gërditshem politik.

Me shpresën që të kem kontribuar sado pak në zbardhjen e së vërtetës dhe arritjen e qëllimit për ndryshim politik në vendin tonë, dhe thirrjen e sinqertë për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur nga qytetarët e vendit, këtë shkrim të shkurtër po e përmbylli me një thënje të George Orwell “Në kohën e mashtrimeve universale, të thuash të vërtetën është akt revolucionar”.

Zgjedhjet e sërishme nuk janë zgjidhje për vendin.