LIRINË E DESHTI…

0
415
Fatmir Çitaku - Çitakët në histori

( Kushtuar Sali Gj. Çitaku )

Tokë e përgjakur e mbuluar
nën mjegullen e dirigjimit fatal
atje ku bukes i thonin bukë e ujit ujë.
silleshin verdallë konventa e skenare.

Vendlindjes martire
gjithandej plot histori
ju lëshuan hijena e ujkene
që tokat tona t’i bënin Serbi…

Atje si shumë tjerë të përndjekur
që nga pas i ndoqi i mjerë fati
ne mesin e të arrestuarve
ishte edhe ikona Sali Çitaku

Dora e zgjatur ia vodhi lirinë
mu atëher kur ai duhej t’i rriste fëminë,
e vodhen e kapen se ishte Kombëtar
donin t’i prenin gjuhën e emrin Shqiptar…

Lirinë e deshti, ai s’u ndal kurrë
në zemër e mbajti të shtrenjtin flamur
shqiponjë e thirri vetë ai Lirinë
Ishte largpamës, e s’e deshti Tradhëtinë…

I lartësuar qoftë emri e vepra e tij
rrugëtues i pandalur për Pavarësi
Jeton e s’vdes ti Sali Çitaku
Që kurrë s’u ndale për Komb – Atdhe e Liri…

Fatmir Z. Çitaku