SHQIPE E MALEVE TË PASHTRIKUT

0
527
Mujë Krasniqi - komandant i UÇK-së

Zymer Mehani

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Mujë Krasniqi-KOMANADANT KAPUÇI

(14 dhjetor 1998, Malet e Pashtrikut)

I
Kush e ka menduar
Se mbi supin tënd
Mermeri do të bije
Kush e ka besuar
Se prej pushkës sate
Liria do të vije
Kush nuk ka shpresuar
Se trimit fati i prin
Komandanti im
Kush e ka ëndërruar
Se Ty, zemër-burrë
Shtati t’kthehet n’gur
Sot jotja shtatore
E ruan sypatrembur
Këtë tokë arbërore

II
Hapat ia besove rrugëtimit
E jetën Shqipes dykrenore
Buzëqeshjen ia besove lirisë
E dashurinë kësaj Toke arbërore
Ngjyrat ia besove flamurit
E prore shpresove për fitore
Gëzimin ia besove jetës
Fjalën ia besove së vërtetës
ME T’VËRTETËN RRON
LAVDIA T’TAKON