HYRË TEJECI – AMBASADORE NË KOSOVË E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

0
617
Hysen Ibrahimi - Hero i heshtur i dritës

Nga fjala e recensentit të librit,
Prof. Isuf Bajraktari

(Libri i titulluar ”HYSEN IBRAHIMI-HERO I HESHTUR I DRITËS” autore Hyrë Tejeci-Murati, u përurua në Ängelholm të Suedisë, Ängelholm, 7 dhejtor 2019)

Për një fjalë të këtij libri mu desht një kohë e gjatë leximi dhe analizë për t’a gjetur kuptimin e përmbajtjen e tij sidomos për bashkimin e disa fragmenteve-argumenteve që këtu në libër janë një lloj prodhimi të ri unitar. Kështu dua ti them lexuesit që do t’a lexoj këtë libër do të bindet se nuk është një botim mekanik apo fotografik, por një libër i menduar e punuar mirë dhe i radhitur muaj me radhë, prej autorës që mori barrën e botimit të librit, Album me foto, i titulluar, ”HYSEN IBRAHIMI- Hero i heshtur i dritës”.

Autorja e ka zgjedhur titullin e librit si një sinonim që në përmbajtje pasqyron frymën e këtij libri me një domethënje të madhe ”Hero i heshtur i dritës”.

Hyrë Tejeci, ka treguar një gatishmëri për të punuar me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, duke punuar krejtësisht vullnetarisht. Ajo e ka dëshmuar këtë edhe në librin ”MONUMENT-dashurisë së përflakur për atdhe”, ku ka pasqyruar gjithë atë çfarë është punuar në 10-të vëllimet e librit të titulluaer, ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Me këtë ajo ka dëshmuar se vlerëson mërgatën shqiptare, punën dhe angazhimin e saj, përpjekjet dhe sakrificën që ka bërë kjo mërgatë në vite. Me librin e fundit i titulluar, ”HYSEN IBRAHIMI – Hero i heshtur i dritës”, Hyrë Tejeci ka nxjerr në pah punën dhe angazhimin e kryetarit të shoqatës, z Hysen Ibrahimit, për këto tetë vjetë, që gjithë ne e dimë se ka qenë një angazhim shumë i madh i tij.

Por, kur puna del në dritë në këtë formë, pra me libër përmbledhës, ajo është më e dukshme dhe me e vlerësuar sigurisht! Hyrë Tejeci është një gazetare e njohur tashmë. Ajo ka botuar tre libra deri tani, kurse ka në dorëshkrim edhe dy libra të tjerë. Ka shumë shkrime të publikuara me interes të gjerë. Ajo është fituese e disa çmimeve në gazetari dhe (do) veçoj nje çmim botërorë që ajo ka marrë, me një temë që ka trajtuar gjendjen sociale të qytetarëve tanë në Kosovë. Pra, Hyrë Tejeci, ka qasje humaniste dhe mbi këtë bazë, ajo ka vlerësuar edhe punën edhe përpjekjet tona me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Në emër tuaj (të pranishmëve në përurim) do t´i shprehë falënderim nga këtu Hyrë Tejecit dhe do t´i uroj asaj të ketë edhe botime të tjera. Znj. Tejeci, në parathënien e librit shkruan për kryetarin Ibrahimi: ”Intelektual e krijues shumë i respektuar, veprimtar i palodhshëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës, organizator dhe drejtues shembullor i organizimit politik e jopolitik të mërgatës në Suedi, vazhdon të punoj me përkushtim të jashtëzakonshëm në regjistrimin, dokumentimin, organizimin e veprimtarisë së mërgatës shqiptare”.

Gazetarja e fjalës së lirë, me intelektin e saj që posedon, me ato fjalë të bukura, me at diksion të mirë e të veçantë radiofonik të moderimit po merr epitetin e ambasadores dhe zëdhënëse e Shoqatës tonë. Ndaj, ne i urojmë nga këtu jetë, shëndet e punë të mbarë në profesion e saj. Ju faleminderit zonja Hyrë Tejeci!

Në këtë rastë nuk mundem pa i thënë apo sjell para jush edhe mendimin e redaktorit të librit.

Redaktori i këtij libri Prof. Fetah Bahtiri, e thot në fjalën e tij redaktuese për personazhin e librit: ”Tetë vjetë të plota i la anësh të gjitha, e la më anësh familjen dhe i shërbeu Atdheut, i shërbeu Kombit, i shërbeu Shoqatës, kurr pa u ndalur, kurr pa hezituar”.

Redaktori nuk mundi t’i kaloi edhe punët e tjera të përgaditjeve të librave të tjerë të anëtarëve të Shoqatës sonë, ku prodhuam intelektualë, shkrimtarë të frytshëm, me vullnet këmbëngulës për të arritur në cakun e ëndërrimeve. Zotri Hysen Ibrahimi, gjithnjë ishte më i gëzuari, më i lumturi për arritjet e të tjerëve.

Një libër album me foto, për z. Hysen Ibrahimi, aktivist i ditëve të para në Suedi, udhëtarë i pluralizmit dhe fjalës së lirë, ideator e udhërrëfyes i demokracisë tek mërgata Shqiptare në Suedi, themelues e udhëheqës i të gjitha aktiviteteve të mërgatën shqiptare të Suedis në dy dekadat e fundshekullit të kaluar, inspirues e aktivist i palodhur në mesin e mergatës, kreativ në komunikim e këmbëngulës në realizim e interesave të çështjes kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe çështjen shqiptrare, shpërndarës i ideve për të mirën e atdheut.

Hysen Ibrahimi, ka sjellë në gjithë jetën e tij një punë të njohur dhe madhore. E gjithë veprimtaria e tij mbi tridhjetë vjet jetë në Suedi ishte dhe mbetet në shërbimin e një ideali të shqiptarit, një ideali shoqëror e kombëtarë. Në shpirtin e tij jeton e mira, humanizmi, liria e individit, kultura, arti, sporti e çka jo tjetër. Respektues i punës për të tjerët, aftësi për t’a mbyllur çdo marrëveshjen, kur është me interes kombëtar shqiptar.

Dashuria për fjalën e shkruar dhe përgjithësisht ndaj arteve të bukura si intelektual në këto lëmi, e bënë këtë veprimtar të njohur në botën itelektuale.

Politologu Hysen Ibrahimi kurrë nuk u ekspozua pranë të tjerëve por me modestinë dhe devotshmërinë e tij, i kreu e bëri shumë veprime në interesin e shoqërisë sonë.

Veprimtaria e mërgimtarit të palodhur, e humanistit dhe intelektualit, zotri Ibrahimin e bënë edhe më të fuqishëm veprimtaria e tij, i cili vazhdon së vepruari si një digë që nuk shtërron kurrë! Ky njeri i palodhur lenë përshtypjen e njeriut të çelikt e mbresëdhënës.

Krejt në fund i urojmë shendet e suksese në të ardhmën edhe më të mëdha dhe i drejtohem me këtë thënje: Kryetar, Hysen Ibrahimi, je krenaria e komunitet shqiptarë në Suedi.