7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

IMAGJINONI SIKUR TRUMP TË LEXONTE HABERMAS-in…

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

(kujton gazeta daneze Politiken, si disa liberalë të tjerë, se Trump është budallë… :p)

Përktheu e përgatiti: Arben Çokaj

Habermas zgjon interes me librin e tij me 1,752 faqe, finale filozofike: “Imagjinoni sikur Trump të mund vetëm të lexonte – Habermas-in

Filozofi gjerman me ndikim botëror të paepur ka shkruar një libër të mrekullueshëm, një histori filozofie prej 1,752 faqesh, i cili është gjithashtu një koment për bashkëkohorët. Habermas përpiqet me optimizëm të ndërtojë një urë të re midis besimit dhe shkencës dhe kjo ndezi një debat të nxehtë në vjeshtë. Ne e marrim në konsideratë luftën filozofike.

LIBRA, 12 DHJETOR 2019 – CHRISTIAN JOHANNES IDSKOV

Diçka ndodhi me Jürgen Habermas në Shtator 2001. Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë sapo ishin përplasur në zhavorr, dhe në pjesën më të madhe të globit, tensionet midis perëndimit laik dhe fondamentalistëve fetarë dukej se po shpërthenin.

Habermas, filozofi dhe mendimtari më i famshëm demokratik i kohës sonë, me siguri sapo ishte nominuar për çmimin e mirënjohur për Paqen nga botuesit e librave gjermanë, dhe në fjalën e tij ai falënderoi kokë-shkretët. Shumë prej teoricienëve të modernizmit të shekullit të 20-të, përfshirë edhe atë vetë, kishin qenë tepër arrogantë për rolin e fesë në shoqëri, tha ai. Perëndimi vazhdoi të zgjidhte problemet, që sekularizimi kishte lënë pas. Me kalimin e kohës ai vetë u takua me kardinalët, peshkopët dhe teologët, për të diskutuar mundësinë e përshtatjes së fesë në botën racionale të shoqërisë moderne.

Burimi: Gazeta Politiken.dk

- Reklama -

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. Sikur Trump, Steve Jobs, Bill Gates, Jeff Bezoss dhe qindra biznismen tjerë te lexonin libra me 1800 faqe, kuuuuurrrrrrë nuk do te beheshin inventivë dhe te suksesshëm.

    Ata do te mbeteshin LEXUES…

Komentet janë mbyllur.

Shkrimet e fundit