FLATRAT E ROGANËS

0
604
Atdhe Geci, red

Poezia botën ma jep të kthjellët
midis nesh fryn frymë tokësore
Roganën unë e kam në kraharor
Gjuhën e natyrës së saj e kuptoj

Zemër, duhet të dashurojmë më
shumë, më shumë, -gjithë jetën
kjo lulearkë në kodrat e Roganës
të gjitha netët i ka të mbushura

Un´ njoh fshatin tim 30 mijëvjeç
dhe fshatarët e mi të paleolitit
jemi të njëjtë me stërgjyshërit e
lashtë, me udhëtarët e kohës sonë

Jam rritur i pakufizuar me ajrin,
Jam rritur i pakufizuar me stinët
e sotmja më ikën në të kaluarën
e ardhmja pret retë e mendimeve!

I njoh fshatarët e mi mijëvjeçarë
ata i ndjejnë luhatjet e erërave
dhe udhët e ngushta të kalimeve
Rogana nuk është vetëm natyrë,
por, univers, histori, art e letësi.

2
—————————————-

Poezia botën ma jep të kthjellët
me bashkëfshatarët unë takohem
sa herë përmallohem për Gurin
e Këngës, e kitaren e të dehurve!

Rogana e ka të bimur veten e saj
prejardhjen pellazgo – shqiptare
Rogana ma jep botën të kthjellët
mua më pëlqen erotika në grurë!

Kam shumë kujtime për fshatin
kur dimri e bën natyrën me borë
unë shumë motive i vëj në letër
me shiun e borën flas si me miq!

Në Roganë fshihen dy kisha të
antikitetit të hershëm, këmbanat
e tyre s´dëgjohen, janë nën tokë,
brenda është edhe një nënqytet…

Në antikë Rogana jonë quhej,
Kryenjeri ose ( Kryet e njeriut )
Rogana pellazgo-dardane është
e pasur me dashuri të paparë!…

3
—————————————-

Roganën time të dashur e njoh,
e njoh nga stinët e jeta e hallisur
Pasionin për poezinë e kam të
lindur nga nëna, e guximin nga
babi dhe bashkëfashatarët e mi.

Rogana njeh Himnin e Çamërisë,
vulën kozmike të gjakut të vet
gjakun e të rënëve të saj për liri!
Roganajtë e ditur e thonë qartë
as pluhuri në ajër s´ fle pa atdhe!

Njerëz të vendlindjes, pritni pak
e vërteta do të kthehet në shtëpi!…
kënaqësia këtu s´ lavdërohet aq
as liria e artistëve në formim

Ira, në kraharor e kam një lumë,
një lum të papërmbajur dallgësh.
historia këtej është dy tehëshe
me diell dhe natyrë gjelbërore

Roganë, s´është lehtë t´i shkruaj
të tëra këngët që i ndjejë për ty,
rendjet në livadhe i kam kujtim
eh si ndjeshim ngjitjeve Brijës!…

Atdhe Geci


HIMN I ROGANËS

Roganë, gjelbëro mbi tokën dardane
gjelbëro dhe mos u mplaksh kurrë
gjelbëro gjuhës së flamurit kuq e zi
zotëro natyrën që e ke, s´e vepër të
natyrës janë ajri, uji, retë dhe shiu,
stuhitë, ditët e bukura të pranverës,
të natyrës i ke fluturimet e lejlekëve,
qeniet me zërin e ëmbël të bilbilave,
Roganë, gjelbro shtëpinë e mendjes,
plot merita i ke tek duart për punë,
dhe te gishtërinjtë e tu të mendimit!
Shpirt, më shumë se femër, je nënë,
më shumë se burrë, je baba e prind
Roganë, falë bekimit hyjnor u linde
si variacion i një dashurie të veçntë!
Roganë, gjelbëro tokës dardane, ky
himn për ty e ka gjaklindjen tënde
shpirt, dje e rroka për supe një lule
ajo lule donte të jetonte jetën e saj
petalet i kish hojza rrezesh me diell
dhe me aromë të fortë të kësaj toke!…

Atdhe GeciRoganë 2019/ Dortmund, 2020