Krimet e luftës dhe sharlatanizmi i ministrit të jashtëm të Kosovës

1
463
Alma Lama - Behgjet Pacolli

Nga Alma Lama, Përqasje.com10 dhjetor 2019

Çfare lidhje ka ministri i jashtem, apo MPJ me dosjet e krimeve te luftes, qe dashka t’i dorezoje ne prokurorine e Kosoves? Ku i ka marre ato dosje? Kush ia ka dhene? Ne çfare cilesie i posedon? Ne çfare cilesie do t’i dorezoje? Pse paskan qendruar sekret deri para tre-kater vjetesh, siç paska deklaruar? Ku kane qendruar? Si mund te merret qeveria me punet e gjyqesorit??

Keto jane disa nga pyetjet, qe duhet t’i behen ministrit te Jashtem te Kosoves, ne konferencen e sotme per shtyp, ku ish perpjekur te promovoje veten e tij edhe persa i perket krimeve te luftes.

Dosjet e krimeve te luftes kane qene ne duart e prokuroreve te Hages, e cila ato qe nuk i ka hetuar e gjykuar ia ka lene UNMIK-ut. Ky i fundit te gjitha dosjet ia ka dorezuar EULEX-it, ndersa misioni europian ia ka dorezuar prokurorise speciale ato qe kane mbetur pa u gjykuar.

Edhe Gjykata Speciale ka hetuar per llogari te vet dhe te shohim cilat do te jene rezultatet.

Ndersa nese ka deshmi te reja, ato shkojne ne prokurori dhe jo ne ministri te jashtme.

Nuk eshte pune e ministrit te jashtem te merret me krimet e luftes, apo te beje deklarata per efekte patriotike, qe automatikisht ngrene pyetjen: pse nuk e çi keni bere deri tani, çfare keni pritur?

Ministri ne fjale, i cili gjate luftes negocionte me Millosheviqin ne Beograd, si i derguar nga Moska, ka pasur rastin qe ne dialogun me Serbine te kerkoje demshperblim per krimet e luftes. Deri tani nuk i ka rene ndermend, sepse merrej me shfrytezimin e postit per pazare personale.

Ky sharlatanizem i ministrit, dhe i atyre qe e kane nxjerre aty, me qellim gjoja per t’iu kunderpergjigjur Serbise, nderkohe qe sot ne Hage ishte per intervistim nje figure e larte e UÇK-se, nuk i ndihmon aspak Kosoves.

Perkundrazi, tregon se sa joserioze po tregohen institucionete Kosovë, per nje teme aq te ndjeshme e te dhimbshme, siç jane krimet luftes se shtetit serb ndaj civileve shqiptare dhe politikes se tokes se djegur.

1 KOMENT

  1. Nuk eshte sharllatanizëm, por ahmakizëm i ketij pisi.

    Ky rrenc patologjik dhe organizues i 340 konferencave koti ne Swis Diamond – hotelin e tij me mjete buxhetore!!!… mundohet t’i fshehë hajnitë e tij buxhetore…

    Ky kurrrrrrrrrrrrrë nuk do t’i paguajë 1 milion euro te premtuara ne media per viktimat e termetit ne SHQIPERI… sepse nuk i ka… sepse nuk eshte aq i pasur sa rren… dhe sidomos nuk eshte i pasur shpirterisht… aq me teper eshte teper i varfer shpirterisht…

Komentet janë mbyllur.