SEKRETET E SHENJTES TEREZË TË JEZUSIT FËMIJË

0
540
Shenjtja Tereze

Këto sekrete do t’i bëjmë tonat, si parime që na ndihmojnë të rritemi në shenjtëri.

Të durosh të metat e të tjerëve, të mos habitesh për dobësitë e tyre dhe madje të mësojë edhe prej veprimeve më të vogla që shihen duke u bërë!

Të mos interesohesh që të vlerësohesh mirë prej të tjerëve!

Të bësh për njerëzit antipatikë gjithçka që do të bëje për njerëzit më simpatikë!

Të mos shfajësohesh as të mos mbrohesh kurrë ndaj akuzave që të bëjnë!

Të mos të lëshojë zemra tek sheh se je i dobët dhe i papërsosur, madje të kesh arsye gëzimi sepse Jezusi e mbulon shumicën e mëkateve!

T’i japësh atij që kërkon me panjerëzi duke iu përgjigjur me mirësjellje!

Të jesh i lumtur nëse të marrin ndonjë gjë tënden ose nëse të kërkojnë të bësh një shërbim që nuk të përket; të jesh i kënaqur të ndërpresësh për dashuri një punë që je duke e bërë!

Edhe të mirat shpirtërore janë një dhuratë që nuk na përket, prandaj duket të jemi të kënaqur nëse dikush ia lë vetes intuitat apo lutjet tona!

Mos kërko ngushëllime njerëzore, por lërja gjithçka Hyjit!

Kur një detyrë të duket më e lartë se forcat e tua, hidhu në krahët e Jezusit duke e ditur se vetëm nuk jemi të aftë për asgjë!

Nëse duhet qortuar dikush, pranoje vuajtjen që ta bësh këtë megjithëse ndihesh i paaftë dhe jo në nivelin e duhur!

Mos kërko të tërheqësh tek vetja zemrat e të tjerëve, por si shërbëtor i pavlefshëm, përcilli tek Hyji!

Mos ki frikë të jesh i rreptë nëse është e nevojshme: lutu, sidoqoftë gjithmonë, përpara se të thuash diçka!

Në thatësirë shpirtërore lute mengadalë lutjen “Ati ynë” dhe “Të Falemi Mari”!

Prano përvujtërimet dhe kritikat me mirënjohje!

Kërko të rrish në shoqëri të personave që janë më pak të pëlqyeshëm për të tjerët!

Dhuroja Zotit gjërat që të kushtojnë dhe përpiqu t’i bësh me kënaqësi!

Prano që puna jote të mos vlerësohet!

Sa më shumë që dashuria e Hyjit do ta ndezë zemrën tonë, aq më shumë shpirtrat do të afrohen tek ne e do të vrapojnë pas dashurisë së Hyjit.

Përktheu dhe përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi