DIALOGU ME SERBINË TË KUSHTEZOHET ME KËRKIM FALJE NË RASTIN E REÇAKUT!

0
346
Aleksander Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

/Nuk ka dialog me Serbinë përderisa Presidenti Aleksandër Vuçiq nuk i kërkon falje publike popullit shqiptar të Kosovës për për injorimin e Masakrës së Reçakut/

1. Ditë më parë, Presienti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e luajti rolin e nje te çmenduri total, duke e ofenduar popullin shqiptar te Kosovës, i cili luftonte për liri nga kthedrat e çetnikëve serbë, por duke e ofenduar edhe gjakun e derdhur për liri të dëshmorëve të kombit. Këtë e bëri me qellim për shkak te denimit me dy vjet burg të ish-ministrit Ivan Teodosijeviq për te njejtin ofendim. Deklaratën e Presidentit Vuçiq vija vi e përseritën edhe shumë zyrtar tjere të Serbisë.

2. Në lidhje me deklaratën e këtij manjaku serb, ish bashkëpunëtor i kasapit Millosheviq, reagoi vete populli shqiptar, reaguan edhe liderët institucionalë, reagoi Evropa, reaguan ashpër edhe te gjitha ambasadat e KUINT-it në Kosovë, por nje reagim te fortë e pati edhe mikja e jonë Amerika, përmes ambasadorit te saj ne Prishtinë. Nuk mjafton vetem kjo, instiutucionet e Kosoves, e ne veçanti Qeveria duhet te reagojë shumë me ashpër ndaj këtij ofendimi të Vuçiqit. Ajo duhet të mbidhet sa më pare qe te jete e mundur dhe te marrë një vendim pa hamendje te qartë dhe te vendosur:

T’ia bejë me dije Bashkësishë Evropinane se nuk mund te vazhdohet dialogu pa kërkuar bile se paku falje publike Aleksandër Vuçiq, për deklaratën ofenduese qe ia beri popullit shqiptar të Kosovës” dhe nga kjo nuk duhet as se si te terhiqet prapa, pa kërkimfalje nga ana e Vuqiqit. Këtë duhet e ia bejë me dije jo vetem Evropes por edhe Depatramentit Amerikan dhe se nuk ka kthim prapa nga ky vendim i Qeverisë, pa kërkim falje.

3. Po cila është më e dhimbëshme?!
Ta ofendosh tërë një popull për luftën e tij për liri, të luash me ndjenjat e tij dhe me gjakun e derdhur për çlirim nga Vuçiq.

Apo taksa, te cilën Qeveria e Kosovës me te drejtë ia vuri Serbisë në mbrojtje te sovranitetit te saj. Për këtë taksë, siç dihet Serbia e ndërpreu dialogun para një viti përserisa Kosova mos ta heqë taksën.

Pra, për taksën Serbisa e pat çuar në këmbë tërë botën nga Evroppa e deri ne Amerikë, që te bejnë presion qe taksa te hiqet. Por, ajo nuk do te hiqet, do te zevendesohet me reciprocitet. Jo vetëm kaq, Serbia kudo qe mundet dhe kudo qe shkonë është ne veprim kundër Kosovës, atehere çfare dialogu kërkon Serbia dhe ndërkombëtarët, sa për sy e faqe, apo ndoshta do ta gjejnë sojin e Hashim Thaçit, për të ç’kapë ndonje pjesë të Kosovës.

Ky ështe qëllimi i dialogut nga ana e Serbisë.

4. Në fund, Kosova duhet te veprojë shpejt, pa hetizim, pa hamendje, qe t’ia bëjë me dije Evropës dhe Amerikës, se nuk vazhdohet dialogu me Serbinë, pa kërkuar falje Aleksandër Vuçiqi për deklratën e tij, për ofendimin qe ia beri popullit shqiptar, për ofendimin e gjakut te derdhur nga deshmorët e lirisë, për mos përfilljen e gjenocidit ne Kosovë te bame nga vete Serbia dhe më Aleksandër Vuçiqin, si pjesëmarrës në këtë gjenocid.