UNË NUK IK NGA ATDHEU AQMËPAK MËMËDHEU

0
509
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Sot nuk më do për burrë
as Zonja Vdekje)

Që ditën kur ike Ti. Ika, edhe Unë
Nga Rrapi. Nënhia. Shkupi Historik.
Çerdhe kërkoj tek “Parku i Grave”
Dëllinjat e dikurshme, Sot pisha.
Nuk më fshehin, siç duket Sot – dot
Unë, me mjekër u dukem si Arusha.

Ike Ti. Fillkat mbeta vetëm me Poezinë
Rrugëve Shkupit ec gjysëm i vdekur:
Nuk më do për burrë, as Zonja Vdekje…

(Përditë dhe përnatë
ikë Larg e më Larg)

Ti, je aq larg. Sa, që Mua më dukesh afër
Endërr, që të kam përnatë. Përditë.
E, Ti më ikë Larg. Larg. E, më Larg.

Ti, je aq Larg. Afër. Ibrik raki rrushi
Dy shtamba me verë i shtri në shtrat.

N’agim i çmendur e përcjell një Natë…

(Unë do të vij pas Teje
kur Ti të çmendesh)

Unë, do të vij pas Teje një Natë
Kur, Ti do të jesh e çmendur.
E dalldisur në dhomën e librave
Pasmesnate, të zgjoj mes poezive.

Unë, do të vij pas Teje një Natë
Kur të ka zënë gjumi mes librave.

Dhe, me një varg të zgjoj në agim…

(E kaluara Ime një grua
kurvë besnike)

Ekaluara Ime ishte një grua kurvë besnike
Grua. Që, kërkonte nateditë burrë azgan.
Ditënetët, i kalonte në Shtëpi Publike:
E shkërdhyen rrugaçët politik. Qeveritarët
Dudumët. Pijanecët. Dhe, hoxhallarët.

E kaluara Ime ishte një grua kurvë besnike
E shkërdhyen rrugaçët politik. Hoxhallarët…

(Vdekja Ime është Libër
me Tre botime)

Vdekja Ime, është një Libër
Sot, me Tre botime. Vëllime.
Libri parë (1980): Lindi në Ulqin
Libri dytë: (2000), në Voskopojë.
Dhe, u ringjalla atë ditë në Korçë.
Libri tretë (2007): Në Qafë – Thanë.

Ende nuk e di, as vetë Zonja Vdekje
Edhe sa botime i kam për së gjalli?

Frikë kam, se: Ajo do vdes para Meje…

(Libri Im i “rrezikshëm”
gjeje për vete një grua)

Libri Im i “rrezikshëm”. “Armik”
I Shtetit “përbashkët”. Së paku, Ti:
E gjej për vete një grua azgane!
Shkaku, se: Unë edhe Sot e kësaj dite
Vetes, s’mund t’i gjej Grua besnike.

Libri Im i “rrezikshëm”. “Armik”
I Shtetit “përbashkët”. Së paku:
Ia gjej, o burrë vetes një grua azgane!…

(Në Dimërin e Madh
Unë mendoj për Ty)

Në Dimërin e Madh, Unë mendoj për Ty
Bregliqenin. Plepat. Kishën. Raki rrushi:
Dy shtambaverë. Gji, fuqi për Luftë!
Xhelozia e Liqenit, kur na u sul me dallgë
E, ne ikëm të çmendur. Larg. Larg. Larg.

Në Dimrin e Madh, Unë mendoj për Ty
Nuk kam dru lisi. Nuk kam, as zjarr.
E, ne Sot jemi shumë Lrg. Larg. Larg.

Nuk ka kush në Oxhak ta ndezë Zjarrin…

(Mos e ki frikë Zonjën Vdekje)

Mos e ki frikë Zonjën Vdekje! Lirinë
Ajo është grua besnike. Edhe, kurtizane.
Vërtetë, Sot Ty nuk të do si Poet
Po, Ti e do atë Xhadi marrëzisht!

Poezi, i përkushton. E do për grua
E, Ajo, nuk të do për burrë besnik…

(Unë nuk ik nga Atdheu
aqmëpak Mëmëdheu)

Moti kohë më helmuat Tavernave Shkupit
Maleve, si ”armik” i shtetit ”përbashkët”.
Herë pas here, dënuat me metoda policore
Rrejshëm, më shpallët të vdekur në Ulqin:
Me Gruan besnike. Dhe, djalin e madh
Banesën, n’agim ma dogjët flakë në ”Çair”.
Pas një kohe, edhe, ”xhipin” para dritareve
Pasurinë e Babait. Që, fati juaj rrugaçë politik
Sot, nuk rrok mauzerrin. Zgjohet nga varret.

Thirrja ime Poeti, në Ditën e Sotshme:
Unë, kurrë nuk do ik nga Atdhu! Mëmëdheu.

Dje, pabesisht më helmuat në Voskopojë
Vdekje klinike, pa shenja jete. Perçudi:
Shtrat mbi mua, qante nje Poete rebele.
I hapa sytë. U ringjalla Ditën, në Korçë
Libri: Vdekja më deshi me pak se Ti (2003).

Porositë. Kërcnimet nga Policia letrare
Sotekësajdite, ende vazhdojnë në Shkup:
Papritmas, e dogjët shtëpinë e Gruas besnike
Shkaku, se: nuk doli kundër Meje si Poet.
E helmuat, edhe Miken. Vdiqët para kohe
Sulm fizik rrugës, në lagjen ”Çairçanka”.

E fshitë dhunshëm nga Regjistri Qëndror
Shtëpinë Gazetare Botuese ”ASDRENI” ?!
Jo ! Unë, nuk ik nga Atdheu! Mëmëdheu.

Rrugës për në Kërçovë, edhe një sulm ”natyror”
Bukoç, për të mos arritur me kohë në Akademi:
Fatkeqësi komunikacioni, mes maleve?!
Mezi arrita gjallë në Rilindjen e Kaçakut maleve
Emin Çelikut. Krahut djathtë të Dervish Carës.

Nuk trembem, se: Nesër, në rrugë. Shkup
Tavernë. Shtëpi. Mund, edhe të më vrisni?!
Ose, ndodhë të ju vras Unë si Kaçak Mali.

Unë, kurrë nuk ik nga Atdheu! Mëmëdheu…