PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (1)

1
980
Isa Mustafa

Me shkas:

Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV për postin e presidentit, të cilën do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Shkruan: SHEFQET DIBRANI, 5 dhjetor 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik. Kjo parti tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, e njohur si Gjenerata e Kolegjit RIINVEST, qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit, e cila doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme Nacionale të 6 tetorit 2019. Kjo lojë e ndytë e Kolegjit RIINVEST, nuk është politika shtetformuese e LDK-së, të cilën e kanë trasuar Elita Intelektuale bashkë me Ibrahim Rugovën, mu atëherë kur Isa Mustafa ishte strukturë e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës, të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse e Sllobodan Millosheviqit.

Tash Isa Mustafa, dhe klientela e Kolegjit RIINVEST, përkatësisht ai Brezi i Republikës, të cilët ose vetë, ose prindërit e tyre mund të kenë qenë pjesë e sistemit komunist në Kosovë, tash po e shantazhojnë Kosovën, duke ia kushtëzuar VETVENDOSJES bashkëqeverisjen me të në Legjislaturën e VII, me postin e Presidentit të Kosovës, i cili nga klientela e tij mendohet për t’u rezervuar për Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, i ka fituar me duar në xhepa. Isa Mustafa, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëm të të gjitha proceseve, nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthejë tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshojë pe dhe as të pranojë fajësinë për dëmet, që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova.

Edhe pse media të caktuara dhe intelektualë të caktuar që nuk kanë qenë nën vasalitetin e tij, me dhjetëra herë ia kanë dokumentuar të kaluarën kriminale, strukturat e Kolegjit RIINVEST që janë kapërthurur në LDK, struktura të ardhura duke i shkelur procedurat e brendshme dhe rregulloret e partisë, iu kanë bërë përkrahës të cilët bashkë me të janë pjesë e krimit politik, sepse përpjekja për ta shpëtuar Isa Mustafën nga gremina, duhet të ndëshkohet jo me votë por nga drejtësia në Kosovë, e cila për arsye të panjohura po heziton.

Isa Mustafa, është politikani më i dështuar, sepse askush nuk mund ta shpjegojë, cili ishte suksesi i tij, kur dhe ku? Por shkathtësia e tij lidhet me aftësinë për t’i mbuluar gjurmët e dështimeve, të cilat lidhen me interesat e tij private, qofshin ato biznese në emër të tij, të djemve ose të klientelës, që ai mund ta kontrollojë, prandaj shantazhimi i tanishëm ka prapavijë për ta dështuar edhe këtë proces politik nëpër të cilin po kalon vendi, sepse ai dëshiron që në Kosovën e lirë të mos dalë asnjë Kryeministër, i cili do të vejë rend e ligj në Kosovë.

E ripërsërisim se Isa Mustafa, në asnjë rast nuk mund të dëshmojë për sukseset e tij, por paaftësinë dhe dështimin, vazhdimisht i ka propaganduar si suksese të tij. Për këtë që po pohojmë, do të ishte mirë që të përballen me fakte vetë ai, ose klientela e tij e ardhur pa merita në strukturat udhëheqëse të LDK-së, ata të ashtuquajtur profesorë dhe përkrahësit e tij, të cilët për mbulesë të paaftësisë profesionale, po na i përmendin kualifikimet që i paskan bërë në Amerikë dhe nëpër vendet Evropiane.

Por ky “Brez i Republikës”, kryesisht nga Kolegji RIINVEST”, në Kosovë e sidomos në udhëheqje të LDK-së, po tregohet strukturë diletante, e paaftë dhe karrieriste. Ata edhe vetë e dinë se janë kapërthurur në mënyrë të pameritueshme në LDK, ata e dinë se janë avancuar duke i shkelur rregulloret e brendshme partiake për zgjedhje, kanë bërë veprime antistatutare të LDK-së, (që është Kushtetuta e Partisë), janë dëshmuar si klientelë e urryer dhe shumë e urryer, por nëse pretendojnë për t’u bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ata duhet ta përgatisin tallin (qeset e llastikut me Euro), të cilat duhet me ia dorëzuar shefit, i cili edhe ashtu është duke ndërtuar Pallatet e tij fenomenale te “Xhamia e Llapit”, në Prishtinë. Të mos pandehë dikush se po shpifi, por sa isha në Kosovë, është folur për tallin që kanë me ia dhënë ministrat shefit të tyre Isa Mustafës, prandaj VETVENDOSJA duhet të kuptojë pse po e zvarritet marrëveshja për krijimin e qeverisë?!

Të gjitha strukturat udhëheqëse në LDK, por edhe vet Kandidati për Kryeministër zotëri Albin Kurti, e kanë të qartë se kush është Isa Mustafa?! Ai ofensivën e tij kundër Kosovës e ka nisur qysh në vitin 1981, atëherë kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në demonstrata kundër regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos. Pikërisht “në ditën e sigurimit shtetëror jugosllav, më 13 maj 1981, atëherë kur filloi reprezalja e madhe e ndëshkimit serb kundër studentëve dhe rinisë kosovare, Isa Mustafa emërohet drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve të UP([1]), me detyrë për të ushtruar masa disiplinore kundër studentëve, kundër stafit të qendrës dhe kundër UP-së. Gjatë atyre viteve, flitet se Isa Mustafa, po ashtu ishte pjesë e aparatit serb në Kosovë, për t’i kryer diferencimet ideopolitike në Universitetin e Prishtinës i cili nga strukturat serbe në Beograd dhe lakenjtë e tyre në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, “konsiderohej bastioni kryesor i irredentizmit shqiptar”.

Se cili ishte roli i tij në Qendrën e Studentëve dhe më pas edhe ndikimi i tij në diferencimet e shumta që u kryen në Universitetin e Prishtinës, do të ishte mirë të nisnin hetime për ta vërtetuar rolin e tij negativ në ato procese. Por dihet se Isa Mustafa, pikërisht gjatë viteve 1985 – 1989, ka mbajtur qëndrime publike, në të cilat nuk dënoi kurrë veprimet e Millosheviqit dhe të Beogradit, qoftë në debatet televizive dhe në media, madje në disa raste është shprehur edhe kundër autonomisë së Kosovës, për ta ruajtur Jugosllavinë e Titos, e cila e rekrutoi si kuadër komunist për të mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij interesat serbe në dëme të interesit kombëtar të Kosovës. Edhe atëherë është avancuar me duar në xhepa, duke shkelur rregulla e proceduar për avancime të tilla.

Paradoksi i kësaj është e dhëna, “kur 30 vjet më parë, më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, organ ekzekutiv i Millosheviqit në Kosovë, nën udhëheqjen e Rrahman Morinës, ndërsa po atë vit, më 23 dhjetor 1989, kur themelohet LDK-ja me Ibrahim Rugovën në krye, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Millosheviq!!!”([2]) (Lexo: Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?!)

St. Gallen, 05.12.2019.

(Vijon…)

Fusnotat:
[1] Portali: “Demokraci”: Profili i shokut të Rrahman Morinës, ISA MUSTAFA; https://www.facebook.com/demokraci/videos/530889027668418/?v=530889027668418
[2] Sheradin Berisha: “Mbeturina e Millosheviqit “PRESIDENT I KOSOVËS!” A jemi mirë në mend apo kolektivisht jemi çmend?! (http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9351).
– Mekuli Press: https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/

1 KOMENT

  1. Al Bin Kulti fitoi me votat e 45 mijë turistëve qe erdhën në KS, votuan dhe ikën, si dhe me votat 15 mijë turistëve me korrespodencë, që nuk erdhën por votuan me korrespodencë.

    Pa turistê Al Bin Kulti do të renditej i treti pas LDK dhe PDK.

    Plus Al Bin Kuroglü fitoi 7000 vota prej Labinote Bin Demiogllût.

    Al bin Kurtovski ISLAMOKOMUNIST.

Komentet janë mbyllur.