KUR SHTETI ESHTE I LIDHUR NYJE PER SE MBRAPSHTI

0
474
ldk-logo-toke

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Shantazhet e LDK ndaj LVV kane mish dhie të PDK/

Zgjedhjet kane perfunduar qe dy muaj, ende nuk kemi qeveri per shkak te nazeve, tekeve te partnerve sidomos nga ana e LDK. Kjo situate eshte e pakuptueshme, e pajusifikueshme, e patoleruesshme.

Ketu diçka eshte ngaterruar me qellim, por ajo se çka dihet eshte se:
LVV eshte fituese e zgjedhjeve. Populli ia ka besu formimin e qeverise si kryeminister i ardhshem, e jo Hashim Thaçi. Ne formimin e qeverise fituesi i gjedhjeve e ka fjalen kryesore.

LVV si fituese e zgjedhjeve e ka te drejten absolute edhe t’i zgjedhe resoret ministror, e jo sipas pazareve.

LVV publikisht ka deklaruar se done t’i administroi Ministrin e mbrendshme dhe ate te drejtesise, si fituesja e zgjedhjeve, sepse pikerishte ne keto dy resore shteti eshte lidhe nyje per se mbrapeshti. Keto dy resore vite me radhe kane qene te dhunuara nga Pronto mafia, te cilat i ka lidhe me nyje te dyfisheta te cilat kerkohet nga populli qe keto nyje te zgjidhen per tu be ndryshime sipas kerkeses se votuesve.

Keto nyje te lidhura keq ne keto dy ministri mund ti zgjidhe vetem LVV, si parti e para dhe e pakorruptuar. Ka force qe kete ta beje sepse nuk eshte e korruptuar, e shantazhuar.

Albin Kurti me çdo kusht nuk duhet te heq dore nga keto dy ministri, sespe ia ka dhene besen elektoratit, votuesve se do te beje ndryshime rrenjesore ne keta dy resor dhe ne shkapjen e shtetit.

Nese nga ndonje aresye, presion e leshon pe, atehere ajo e qone vehten ne shkaterrimin e LVV dhe Albin Kurti do ta dale nga skena politike. Kjo do te ishte vetevrasje politike per te.

Per LVV me e pranueshme eshte qe ti mbaje keto dy resore per te be ndyshme per ti ckape nga Pronto mafia dhe kupola e krimit te organizuar, sepse per kete eshte e afet ta beje, duke ia lene te gjitha minstrite tjera(tete) LDK.

Nuk eshte aspak e quditeshme se pse LDK e kerkon ministrin e mbrendshme duke shantazhuar LVV rreth nje mareveshje te mundshme. Shantazhimi i LDK eshte zanat i vjeter i saj. Eshte shume e kuptueshme dhe shume e qarte se LDK nuk ka aftesi qe te beje ndryshime rrenjesore ne kete ministri e kjo do te shkonte ne favor te PDK, kete e ka treguar edhe me heret kur i ka pase ne dore por pa kurrfare rezultati. LDK nuk eshte e zoja qe ketu te beje ndryshime sepse eshte e kapur nga PDK dhe Pronto mafia me shume fije te dukshme dhe te padukshme, eshte parti e cila mund te shantazhohet nga kupola e krimit te organizuar. Shume njereze te saje hala jane te lidhur me elementet e krimit te organizuar per mes bisneseve, etj, etj.

Pra, shantazhet qe LDK po i bene LVV kane dhe mish dhije te PDK, e cila eshte ne panik te madh jo nga Isa Mustafa, por pikerishte nga Albin Kurti.

E, Albin Kurti duhet te qendroi stabil te mos leshoi pe ne asnje menyre ne premtimet qe ia ka dhene votuesve per ndryshime te medha. Kete te drejte ia ka dhene vouesi si parti e pare e cila duhet ta kete fjalen kryesore e jo LDK. Pa ndryshime te medha ne Ministrin e mbrendshme dhe ate te drejtesise te cilat, siç thame nuk eshte ne gjendje ti beje LDK, nuk ka ndryshime rrenjesore, nuk ckapet shteti nga kapesit e krimit te organizuar. Dhe se fundi edhe kjo qeveri do ta kete fundin si ato qeverit e meparshme.

Albin Kurti votuesi yt, eletorati yt kerkone ndryshime, e ndryshimet me te medha duhet bere ne Ministrin e mbrenshme dhe ate te drejtesie sepse ne keto eshte e lidhur nyeja e Gordos. Mos i leshi keto dy ministri edhe me kushte qe LDK-ja ti marre ato tete ministr tjera.

Albin me mire per ty te jesh burr i beses siç je deri me tani, ekektoratit njehere i jipet besa, nje here te beson, nese nuk i merre me cdo kushte keto dy ministri, me mire per ty eshte te shkosh ne opozite apo ne zgjedhje te reja keshtu do ta ruajshe fytyren, besen dhe autoritetin qe e ke ne popull, per ndyshe do te jete fundi yt ne politike.