HALLET E RAMËS… (jo hallatet)

0
468
Edi Rama

Arben Çokaj

Shqipëria vlerëson, se dëmi nga tërmeti kap shifra të mëdha, rreth 1 miliard e 280 milion Euro.

Kur ndodh një dëm i madh katastrofik, kur të godet natyra egër, njeriu ndjehet i dobët e shumica luten, por edhe ai më i forti përkulet, para tragjedisë… se njeri është…

Disa shqiptarë që e kanë bythën ngrohtë në Perëndim, e s’u bën zemra një lek me e dhanë për të prekurit nga tërmeti, japin mend! Jo, mos prano ndihma nga Turqia, jo mos bashkëpuno me Elvis Naçin, apo të tjerë, që kanë mbledhë dy lekë e thonë, ne do investojmë vetë, nuk bashkëpunojmë me qeverinë… etj. etj.

Del edhe Luli, e jep sygjerime… por jo ndihmë…

Vjen edhe Bebja (Rexha) nga Amerika e dhuron 100 mijë dollarë, bravo, se kaq ka dhuruar edhe Rita, për t’u quajtur “e ndershme” nga disa gra lezhiane, dhe Bebja si kushërirë e Monës thotë, se paratë do i menaxhojë vetë, nuk do ia japë qeverisë…

Pra, në gjithë këtë hall të madh, që është edhe hall i kryeministrit, që drejton qeverinë, krijohet prerogativa: “qeveria vjedhë, tjerët jo!” Edhe po të dojë qeveria të kontrollojë financat e mbledhura, këta lektorë i thonë: “ik ti, se ti je hajne…” Ky është morali…

Po mirë, FMN që dha 80 e ca milionë Euro, kujt ia dha? Qeverisë. A po shihni more palaço cirku, se janë më shumë para se ato që jep Rita, Bebja apo ato që mbledhë Elvisi, Marini apo Marko Kepi? Pse bëheni njerëz të vegjël para këtij halli të madh?! Shumë mirë që keni mbledhë para, madje shumë mirë që ju vetë doni t’i investoini ato para, se pak janë megjithatë, në gjithë atë dëm të madh, por më mirë pak se aspak, si disa, që nuk japin asgjë, e japin mend, e duan të promovojnë axhenda fetare…

Kur i thashë një historiani katolik se edhe nënë Tereza ka pranuar para nga diktatorët, Pse jo Rama nga Erdogani? – nuk i erdhi mirë. Tani, a e di ai të vërtetën si historian i madh, apo nuk e pranon, nuk e di, por kur je në hall, nuk pyet edhe aq se kush të ndihmon, i pranon ndihmat nga të gjithë, se e di si nënë Terezja, që bota është e marrë, e secili ka interesat e tij në këtë botë… Prandaj, përfito sa të mundesh ndihma nga ata që duan të ndihmojnë! Se njerëzit janë jashtë, janë në ngrica dhe nuk jepet mend, kur e ke bythën ngrohtë!

Pra, Rama ka hall, që të marrë sa më shumë të mundet ndihma nga jashtë, e mundësisht falas ose me kushte lehtësuese, që ta rindërtojë vendin. Paratë duhet të ruhen me kujdes dhe të shkojnë aty ku duhet, aq sa është e mundur, të bëhet më e mira. Keqkuptimet njerëzore, prirjet fetare, kundërshtitë e debatet le të vijojnë, por jo të dëmtojnë procesin e rindërtimit dhe grumbullimin e sa më shumë fondeve të mira, e sidomos ndihmave humanitare, në mjete që duhen për strehim dhe financa që duhen për rindërtim.

Se shteti (ku hyn edhe qeveria si ekzekutiv) është forma më e lartë e organizimit dhe përfaqësimit të një populli. E nëse kemi shtete të dobëta, e jo aq të besueshme, kjo vjen nga fakti se ne shqiptarët këta jemi e kaq mundemi. Rama nuk është shenjtor e as bëmirës, është politikan, që nëse bën mirë, aq sa bën e do bëjë, aty do të mbeteht edhe kontributi i tij!