Amerikën dhe Europën i kemi dashur edhe kur na kishin mbyllur në burgun e skëterrit mizorist

0
390

Për dijeni Z. Gramoz Ruçi kryetari i Parlamentit i Republikës së Shqipërisë.

Edhe për dijeni të ambasadorëve amerikanë dhe europianë.

SALI LEKA

Ish kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta të shtunën dhe të dielën 23 dhe 24 nëntor 2019 nuk fjeti gjumë as bëri pushim.

I. Meta vrapoi nëpër studio televizive duke uluritur me ultimatum për referendum për të fituar populli shqiptar stabilitetin dhe sovranitetin, kushtetutën dhe demokracinë që i kanë rrëmbyer ambasadorët e Amerikës dhe Europës që janë blerë nga Edi Rama me oligarkët e tij.

Edhe analistët e televizioneve në Tiranë flasin dhe shkruajnë: “Vetëm presidenti është garant për kushtetutën, demokracinë, stabilitetin dhe sovranitetin e popullit.

Me referendum por edhe me armë në dorë ta shporrim banden e Edi Ramës, të largojmë nga Shqipëria ambasadorin e Amerikës dhe të Bashkimit Europian që po eleminojnë dhe po shkërmoçin reformen në drejtësi për llogari të Edi Ramës”.

Kurse unë theksoj dhe vërtetoj: Reforma në drejtësi nuk po eleminohet as nuk do të shkërmoçet, por po forcohet, po triumfon dhe do të triumfojë e ndihmuar fort, e sponsorizuar shumë nga Amerika dhe Europa.

Pikërisht ky triumf shembull e model i shkëlqyer për të mirën dhe dobinë shqiptare, ka tronditur dhe kllapitur Ilir Meten që as kishte as ka aftësi as për funksionin zv/kryetar i LSI-së.

Në fakt as ishte as është parti por grupim socialistwsh që në vitin 2004 u shkëputën nga PS-ja dhe dolën kundër Fatos Nanos i cili mbante 2 funksione kryetar partie dhe kryeministër, duke trumbetuar “Mua më vjen mbrapa historia”.

Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka bashkë me shokët e mi ish të burgosur të vërtetë politik i kemi njohur këta pseudosocialistë edhe kur ishim të mbyllur në muzgun e skëterrit enverist ramizist.

Ashtu të ndrydhur, të përsekutuar, të prangosur, të diskrimuar e kemi dashur Amerikën dhe Europën, e duam dhe do ta duam. Nuk ka referendum, as ultimatum që të na largojë as të na acarojë me Amerikën e fortë demokratike dhe me Europën e madhe moderniste të kulturuar, të zhvilluar.

As ultimatumi i ish presidentëve Rexhep Mejdani, Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani.

Amerikën dhe Europën e kemi dashur edhe kur Shqipëria ishte e mbyllyr me tela me gjemba, edhe kur kemi jetuar ditë dhe natë të lidhur të prangosur, këmbë dhe duar në muzg skëterr, pa rreze dielli, pa vezullim yjesh, pa dritë hëne.

Sot Shqipëria është e lirë e shkëlqyer.

Në vitin 2018 qeveria socialiste ka filluar dhe garantuar kapitalizmin modernist. Me kryeministrin Edi Rama novatori dhe iniciatori i reformave të domosdoshme të dobishme ekonomike, politike, juridike, ligjore, shembullore dhe artistike, kulturore, kombëtare, publike, jetsore, historike, madhështore, por janë egërsuar, acaruar, dhe ligështuar mizoristët, anarshistët, kaotistët, megalomanistët, kriptokomunistët, neomarksistët, pseudodjathtistët, meskinistët, sharlatanistët, zuzaristët, narcizisët, persekutorët dhe fallsifikatorët e dosjeve të sigurimit komunist enverist ramizist.

Këta persekutorë dhe fallsifikatorë zgërdhec, shtrembalarë mëkatarë kanë bërë masakra makabre në Shqipërinë Ballkanike, por nuk e dinë as i kanë parë me sy Amerika demokratike, as Europa Atlantike as Franca, Hollanda, dhe Spanja Iberike që janë skeptike dhe tromaksur duke lexuar gënjeshtra monstruoziste në faqet e gazetave rrakitike të partive politike në Tiranën albaneze arbanike.

Qeveria socialiste me Edi Ramën kryeministri i përkushtuar për të drejtën dhe të vërtetën teuratike, vetëm një kusht nuk kanë plotësuar, nuk ka hapur dosje të sigurimit komunist që i ka mbyllur dhe kycur klika mëkatare gjakatare enveriste ramiziste, që ka vrarë, masakaruar, burgosur dhe persektuar egërsisht dhe tmerrësisht njerëzit e mirë fisnikë të kulturuar, intelektualë dhe specialist të profilizuar, shkrimtarë, poetë, dramaturgë të talentuar me kontribut të cmuar për letërsinë artin, kuturën, drejtësinë dhe demokracinë që gëzojnë sot. Dhe do ta gëzojmë edhe mot edhe në vazhdim.

Lul Basha aleati dhe ortaku i Ilir Metes ka dy vjet që ia ka dorëzuar funksionin partiak dhe ka shpallur opsionin komandant të protestave. Luli i angazhuar me opozitën e bashkuar, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës e votuar e besuar nga elektorati 25 qershor 2017.

Në fakt tani në vitin 2019 në Shqipëri nuk ka opozitë reale, por janë katër kryetarë Fatmir Mediu, Koco Kokdhima, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe nuk kanë anëtar partie, as elektorat demokracie, por kanë katër redaksi gazete, katër studio televizive dhe dyzet gazetarë, duke botuar cdo ditë gënjeshtra, sajime, dhe trillime abusive, negative regressive kundër qeverisë socialiste pozitive me perspektivë të lartë progresiste për zhvillimin e Shqipërisë.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shkrimtar dhe poet me shumë libra, ish i burgosur i vërtetë politik.

SHËNIM EKSKLUZIV
Elektorati socialist dhe demokrat i vërtetë nacionalist, antikomunist dhe antimizorist i betuar do ta votojë përsëri partinë socialiste me Edi Ramën intelektuali dhe lideri tribunal i admiruar, i përkushtuar për modernizimin e atdheut dhe për përmirësimin e jetës njerëzore të kombit shqiptar i copëtuar dhe i ndarë në vitin 1913, por nuk e ka copëtuar Edi Rama me qeverinë, por e kanë copëtuar ata antishqiptarë të infektuar që edhe tani në shekullin XXI duan ta ndajnë nga Europa dhe Amerika.

Duan ta copëtojnë akoma më shumë bashkë me shtrembalucët, zgërdhecët, makbethucët, dhe urithkucët që i ka demaskuar fort shkrimtari anglez Ëilliam Shekspir, por ai sot nuk jeton.

Kam besim sublim se deri në vitin 2021 do të dalin dy shrimtarë si Ëilliam Shekspiri dhe do të demaskojnë shtrembalucët, gënjeshtarucët, urithkucët, makbethucët dhe zgërdhecët e qelbëzuar, që janë shtuar 360 muaj rresht nga viti 1983 – 2013.

Unë me shokët dhe shoqet e mia socialiste moderniste dhe demokrate të vërteta nacionaliste do të demaskojmë gjashtëqind shtrembalarë zuzarë dhe makbethucë, urithkucë, kur në Tiranë të funksionojë dhe të qarkullojë në publik një gazetë antimizoristë, antisharlataniste, antimonstruoziste, dhe antifallsifikatore.

Neve i kemi demaskuar këta shtrembalucë dhe gënjeshtarucë por nuk i kanë botuar demaskimet tona të drejta të dobishme. Deri në vitin 2013 Tirana ishte magazine e grumbullimit të meskinistëve, anarshistëve, narcizistëve dhe të kaotistëve të skremuar.

Tiranë, Dhjetor 2019