Shkolla Fillore “Një Maji” Haxhaj!

0
495
Tahir Cukaj

28 Nentori i Vitit 1998!
SHTABI RAJONAL ,,RUGOVA”

Nga Tahir Cukaj

Jeta eshtë kjo që është. Sakrificat nuk kanë të ndalur në as një brez!
Lufta për drejtësi dhe pavarësi prej shekujsh ishte e veçantë vetem për shqiptarët!

Kosova nuk kishte të ndalur në as një përudhë kohe!
Viti 1997/98 ishte një vit i luftës dhe i terrorit në Kosovë. Zjarri dhe masakra kishte përshkuar çdo Zonë të Kosovës, a në veçanti Drenica dhe Rrafshi i Dukagjinit ishin në luftë të hapur!

Duke e parë dhe ditur se çka mund të pritej prej një lufte që zhvillohej nga ushtria serbe edhe Zona e Rugovës ishte ajo që iu përgjegj “Kushtrimit” gjithë popullor!

Ajo si çdo here në rendin e parë kishte rregullin dhe urtësin dhe me njëherë filloj një organizim për mbrojtje dhe për liri, ku zgjodhi strukturen e saj ne krye me komandantin e Shtabit Rajonal Rugova, z. Smajl Hajdaraj!

Ishte një nder i madh për se cilin rugovas që ishte rreshtuar për interesin e kombit dhe lirisë se tij!

Rugova si as njëhere më parë nuk ishte më e gezuar se sot, ajo edhe pse ishte pjek dhe djeg me dhjetra here nuk e kishte gajle at punë siç thot populli!

Ajo e donte lirinë, dhe për te flijohej!
Sot kemi festë thonin rugovasit, sot kemi ngritjen e flamurit dhe ditën më të rendësishme për kombin se kemi: 28/Nentorin /diten e pavarësisë se Shqipërisë!

Pra, për herë të parë si Rugovë dhe si popull festojmë diten e flamurit si Ushtri Çlirimtare e Kosovës mu në qerdhen e arsimit, ketu në oborrin e Shkollës Fillore “Një Maji” në Haxhaj!

Të rreshtuar dhe të respektuar për luften dhe flamurin rugovasit pa dallim moshe e ideje, po ketë ditë festojnë 28 Nentorin më Komandantin Smajl Hajdaraj!

Edhe pse po behen 20 vite nuk do thoja se eshtë vonë të behet një përkujtim i asaj kohe kur dihej se asgjë me afer se vdekjen nuk kemi!

Mendova e ç’mendova dhe të vetmen rrugë zgjodha që për hir të se vertetës dhe rugovasve te mi dhe kontributit të Komandantit dhe ish Deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj të përshkruej dhe ta nderoj festen e 28 Nentorit edhe sot dhe deri sa unë të jem i gjallë!

Kam pritur dhe kam shpresuar se një ditë do thuren vargje dhe artikuj nga miq dhe bashkluftetar të Smajl Hajdarit, por ajo nuk ndodhi.

Kam pritur dhe kam shpresuar se do ngritet zeri në institucione dhe në Kuvende ng rrahagjokës të ndryshem për vlerat dhe guximin qe e deshmoj Smajl Hajdaraj si luftetar dhe si veprimtar, i cili edhe ne vija fronti dhe kundershtime të ashpëra u thirr në institucione shteti dhe në Liderin historik dr. IBRAHIM RUGIVEN, por ajo nuk dodhi!

Unë sot do e rikujtoj festen e 28 Nentorit ngritjen e Flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë!

Unë sot do i them mikut dhe bashkëluftetarit tim z. Smajl Hajdarajt, se ti ishe një trim dhe një atdhetar, ishe ai qe u gjete ne ballë istikameve dhe kerkesave të popullit!

Mik ajo dorë qe shtiu mbi ty qoftë dorë e turpit dhe e krimit!
Respekt për jetë dhe mot miku im!

Lavdi vepres!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar