Fetë monoteiste dhe ndikimi i tyre në shoqëri…

0
476
Objekte fetare, Shkoder
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Jezusin e krijoi Shën Pali, Sauli nga Tarsi i Turqisë, hebreu që u kthye në krishtërim, rrugës nga Tarsi për në Damask, dhe pa e njohur Krishtin fare, ai shkroi për të, sepse atij rrugës iu shfaq një dritë e fortë (e besojnë, e thonë se duhet të ketë qenë një supernova) dhe iu shfaq edhe Jeusi me zë… Sauli kishte studiuar historinë greke dhe ai e dinte se disa personazhe mitike në Greqi si Heakliu, etj. i mbanin për njerëz të fuqishëm, falë marrëdhënies së Zeusit me nënat e tyre… Pra, ishin edhe ata djem të Zotit, si Jezusi hebre më vonë. E tani, pse jo?

Kur hebreu egjiptian Moisiu, e krijoi fenë monoteiste me Zotin e madh e të fuqishëm abstrakt (që i ka të gjitha në dorë dhe ne që e krijuam atë, kemi leshtë), judaizmin, pse të mos krijonin edhe këta një djalë të Zotit, i cili vdes për të shëruar mëkatet e njerëzimit?! Dhe këstu u shpik Jezusi mbret, fryma e dashurisë së Giorgos, (nga një mendje e zgjuar e perfide e asaj kohe) – jeta e të cilit nuk do kishte kuptim pa përrallat hebraike!

Por hebrejtë krijuan më pas edhe një fe tjetër, fenë islame, pasi e panë se krishtërimi po merrte një zgjerim më të madh, se judaizmi i tyre, dhe se Roma po e përdorte atë si fe zyrtare nga Costandini i Madh në shekullin e 3-të. Ironia e fatit tregon se të tre këto përfaqësues apo të dërguar të Zotit të madh në tokë, i mbytën po hebrejtë si qenë, e Zoti i madh as nuk i prishi pushimet e tij, për t’i mbrojtur ata, që sot mbrojnë jetën e Giorgos e besimtarëve të tjerë… Këtë nuk guxojnë ta mendojnë besimtarët fare, nga frika e mëkatit… Për arsye përdorimi, feja u bë shtet e pushtet, edhe pse paqësore, feja e krishterë psh., u bë fe diktatore në Europë, e për 15 shekuj, me inkuizicionin e saj, bëri krimet më të tmerrshme në Europë, edhe se komunizmi tek ne! Por këta prapë e duan besimtarët, kuptohet nga frika, që hebreu u ka futë në palcë që fëmijë, në pavetëdijen e tyre…

Tani feja ndan edhe dy botë, ndan Lindjen nga Perëndimi. Ajo ka shërbyer si burim dhune e konfliktesh në emër të Zotit monoteist, që është i përbashkët për të tria fetë monoteiste (judaizmin, krishtërimin e islamin), pasi këto 3 fe, edhe pse nuk ndryshojnë shumë në thelb nga njëra tjetra, se kanë të njëjtin burim, ato kanë ndryshime të vogla, që e mohojnë njëra-tjetrën, dhe duke qenë e ngulitur në pavetëdijen e budallës, bëhen bazë për fillimin edhe të konflikteve.

Por Perëndimi i mori punët në dorë vetë, pas Rilindjes Europiane dhe Revolucionit Francez, duke e larguar fenë gradualisht nga shteti e pushteti dhe u zhvillua, por edhe degjeneroi… E po shihet se nuk është e lehtë, pra, ta drejtosh e ndërgjegjësosh një shoqëri,l ku shumica është e pavetëdijshme, dhe ka nevojë për fe. Ose se njeriu ka defekte si njeri, që nuk mund të shkëputet lehtë nga kafsha e tij, ose sepse feja ishte imponuar dikur me dhunë dhe sot mbahet si nevojë, si pjesë e kulturës së shoqërisë njerëzore. Prandaj duhet të jetë me një ndikim të ulët e paqësore.

Pra, në këtë ndarje të madhe fetare të shoqerisë në botë, ku feja ia vë flakën kur të dojë, edhe ne shqiptarët nuk mund të rrimë si “ishull në vete”. Po ta shohim, edhe pse kjo nuk pranohet nga mendjet e korruptuara të besmtarëve, Europa trashëgoi 15 shekuj diktasturë nga feja paqësore e Giorgos, e habitshme, por ashtu ndodhi, dhe ne shqiptarët, na mallkoi Kostandini i Madh, dardani nga Nishi. Me futjen e fesë monoteiste ndër paraardhësit e shqiptarëve, ne humbëm shumë, humbëm Gadishulin Ilirik, dhe sot kemi një Shqipëri të vogël, ose Shqipni, ku besmtari paqësor Giorgo punon ditë e natë që të bëhet totem si neverhoxha, dhe i ka mbetë vetëm Bibla në dorë, si afrikanëve… Ai bashkë me disa tjerë, ku me ia futë pykën e përçarjes Shqipërisë. Enveri bëri psh. standardin e gjuhës, një arritje unifikuese, duke dëmtuar gegnishten. Giorgo e sulmon standardin, sepse Enveri ka vdekë he nuk e mbron kush më, sulmon për rrjedhojë edhe unifikimin mes shqiptarëve, por turkun e islamin nuk ka bythë Gjermania e Amerika me i sulmua, e jo më Giorgo. Të rrimë shtrembër e të flasim drejtë!

Ajo që është e zgjuar sot, është pikërisht kjo punë që bëhet për uljen e ndikimit dhe identitetit fetar në shoqëri. Sepse feja na ndan, po i dhé terren, nuk na bashkon. E kështu, ne shqiptarët kemi mbijetuar keq vetëm me idenë se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Por kjo ide kundërshtohet nga grupet fetare të interesit dhe besimtarët e tyre, në mos hapur, në mënyrë konsistente. Prandaj ne me 4 fe (besime) nuk mundemi të bëjmë një komb unik, se feja e ndikon shumë budallën, i jep identitet fetar, edhe më të fortë se ai kombëtar, pasi kombin e ke ende të dobët, e jo një magnet i fuqishëm si psh. SHBA-të, prandaj Shqipëria po zhgoglohet përditë, e këta fetarët shajnë Enverin… E bëjnë fajtor për gjithçka, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë..

Askujt nuk i shkon në mend, se Enveri bëri krime, por krimet e tij ishin më racionale në shërbim të unifikimit të kombit, se rrëzoi edhe 1600 xhami, e jo vetëm dhjetëra apo qindra kisha, dhe e bëri Shqipërinë 3,3 milion më 1990, kur shpërtheu edhe eksodi i madh…

Por pyetja është, eja e mblidhe më ti Shqipërinë se! Mendohet se pas 100 vjetësh, Shqipëria do ketë 1 milion banorë, sa në kohën e Zogut, e kurrën e kurrës, sa ta kemi ne frymën gjallë, 3,3 milionë nuk do të bëhet. E askush nuk i analizon arsyet, mjafton me sha Enverin… Pas 100 vjetësh do të kemi me siguri do pasardhës të Giorgos, që e shajnë ende Enverin, se na shkatërroi. Por po t’i hedhim një sy historisë, që nga koha e Gjergj Kastriotit, kur kemi pasë shtet shqiptar ne shqiptarët, që qeshim botën e zgërdhihemi me vetveten?!

Kurrë, një herë të vetme, ku shteti shqiptar kishte dinjitet, e nuk mund të shkelte këmba e të huajtit mbi shqiptarin si sot, ishte koha e xhaxhit, i cili fatkeqësisht dështoi, se bëri një shtet të dobët ekonomikisht, duke u bazuar mbi një sistem të gabuar vlerash, që dështoi gjithandej. Por as ka dyshim, se interesimi i udhëheqjes komuniste për vendin e atdheun, ishte sa e sa herë më shumë në atë kohë, se i drejtuesve të sotëm në këto 30 vjet.

Sot ne e kemi Shqiptarinë si në kohën e para Enverit, të hallakatur në anarki, si në kohën e Fishtës, por meqë Fishta nuk jeton më, për ta përshkruar si dikur, unë them, me pak ironi, se jemi në epokën centrifugale e anarkike të Giorgos, ku njëri i bie thumbit e tjetri patkoit, ku sundojnë anarkitë e Nolit, fetare, ideologjike e agjenturash të ndryshme, që e kullosin shtatin thatim të Shqipërisë si kërma! Secila për vete, e gjëja bashkë, e nxjerrë bythën jashtë…

“Hej, moj Zanë! si t’ duket tý?
A thue shoh un kurr me sý,
se Shqiptarët do t’bien m’ nji fjalë,
zot Atdheut këta për t’i dalë?
Se mbas flamurit kuq e zí,
Gegë e Toskë, fushë e malsí…”

÷”At Gjergj Fishta”÷

FEJA NUK NA JEP ZGJIDHJE – PSE MERREMI PRA, KAQ SHUMË ME TË?

Sfida jonë si komb në këtë epokë të re, është si ta gjejmë rrugën e bashkëpunimit si komb e bashkësi dhe të mos dobësohemi, humbim e thahemi, si trung i vjetëm, që e kanë pushtuar legullat (milingonat)…

Feja nuk na e ka dhanë kurrë, e as na e jep zgjidhjen, edhe pse çliron energji, vetëm orientimi racional drejt shkollimit e dijes, punës e zhvillimit dhe shtetit nacional, mund ta bëjë këtë! Jo feja! Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë, aq më mirë për ta.