Faqja për art dhe kulturë “Art Critic” e cila shpërndan kritika në rrjetin social Facebook, ka kritikuar shtatoren e Agim Ramadanit të zbuluar sot në Gjilan. Ana estetike e shtatores sipas kësaj faqe nuk ështe e duhur dhe duket sikur ato kukulla të cilat blihen në dyqane për fëmijë. Heroi jonë meriton t’i krijohet një shtatore më e thellë më e natyrshme më artistike dhe mos të fyhet në këtë mënyrë.
“Kjo eshte shtatorja e Agim Ramadanit e zbuluar sot ne Gjilan. Shume ilustrative e punuar me nje realizem si ato kukulla qe blihen ne dyqan. Shtatorja eshte e ngarkuar me armatim. Ngjyra e perdorur mbi kete art plastik a e zbeh ate anen natyrale te skulptures apo e ben me te bukur? Pse ky realizem i “tepruar” i cili del si naiv dhe artificial duke devijuar ana e karakterit te personazhit. Tjetra radio lidhja e cila eshte e tepruar.”