Zymer Mehani
– Nuk do ta blej lodrën
Me paratë e xhaxhit,
Kështu tha Iliri…
Sytë mbushur me lot
– Vogëlushëve shqiptarë
Dua t’u ndihmoj…
Ah, nënë Shqipëri..
Zemra ime moj!
S’do dal bashkë me shoqet
As do vë kordele
Tha dhe Liridona…
Nga vaji gulçoi…
Për çupat shqiptare
Për bashkëmoshataret
Gjithçka ç’është imja
Dua ta dhuroj
– Nuk do t’i blej barnat
Për sëmundjen e rëndë
Nëna kosovare, tha
– Dhe unë jam nënë
Do t’i ndihmoj vëllezërit
E motrat e kombit
Sëmundjen e harrova
Pasha diell e hënë
– Jo, jo s’dua tjetër….
Tha ushtar Ademi,
Veç dua t’shtrij dorën
Në këtë katastrofë
Jam ushtar lirie,
Biri i Kosovës
Gjithsesi këtë dhembje
N’forcë do ta shndërrojmë
NËNË SHQIPËRI
Edhe në tufane
Edhe në tërmete
Je melodi jete
Edhe në shtrëngata
Edhe n’uragane-
N’stuhi kapedane
Edhe n’dallgë të kohës
Edhe në trazime
Ti je zemra ime
Je ylber shumëngjyrësh
Trëndafil i bardhë
I ëmbël nektar
Je e gjallë pikturë
Dhe loti im je
I DASHURI ATDHE