Shqiptar, unë po flas me ty

0
440
Aurel Loves Albania

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Një person që afrohet në anët e errëta të jetës, i cili vazhdimisht i sjellë ndërmend, i ringjall dhe përjeton sërish ngjarjet fatkeqe të së kaluarës dhe zhgënjimet, kërkon ngjarje dhe zhgënjime të ngjashme për të ardhmen. Nëse ti nuk shohësh asgjë tjetër përveç fatit të keq në të ardhmen, ti kërkon një fat kaq të keq dhe patjetër do ta marrësh atë.

* * *

Të gjithë kanë një periudhë kur thonë: “Gjërat nuk po shkojnë mirë“, ose “Tani gjërat po shkojnë shumë keq, Zoti na ndihmoftë“.

Nuk ka një dërrasë të zezë në parajsë ku Zoti ka shkruar qëllimin e jetës ose misionin tënd në jetë. Qëllimi i jetës tënde është pra ai për të cilin ti vendosësh. Misioni atje është misioni që ti i japësh vetes. Jeta jote do të jetë ajo të cilën ti e bën, dhe askush nuk do t’ju gjykojë, tani ose më vonë. Ju mund të plotësoni bordin e jetës me atë që dëshironi. Nëse e keni mbushur me bagazhe nga e kaluara, duhet ta fshini të gjithë atë që qëndron atje. Fshini gjithçka nga e kaluara prej së cilës nuk po fitoni, dhe bëhuni mirënjohës që ju solli atje ku jeni sot dhe në një fillim të ri. Ju qëndroni atje me fletë bosh dhe mund të filloni përsëri nga e para – këtu dhe tani. Gjeje gëzimin tënd dhe jetoje atë.

Gjithësia e do shpejtësinë. Mos prisni. Mos mendoni përsëri. Mos dyshoni. Kur ekziston mundësia, kur impulsi është aty, kur shtyrja e intuitës (arsyes për të kuptuar) nga brenda është aty, veproni. Kjo është ajo që është detyra juaj. Dhe kjo është gjithçka që ju duhet të bëni.

Mos harro se ti je një magnet që tërheq gjithçka te ti. Sa më shumë që të praktikosh dhe fillosh të shohësh se si ligji i tërheqjes të siguron ty gjëra, aq magnet më i madh do të bëhesh duke u forcuar vazhdimisht në bindjet tua për ndryshimin pozitiv, besimin në forcën dhe njohurinë tënde. Pasi të kesh sqaruar atë që dëshiron, ti je bërë një magnet që tërheq këto gjëra drejt teje. Dhe gjërat që ti dëshiron, nga ana tjetër, janë magnetizuar nga ty.

Mendo për një makinë që lëviz gjatë natës. Dritat e përparme ndriçojnë vetëm 50-60 metra përpara dhe ti mund të udhëtosh gjatë gjithë rrugës nga Tirana në Prishtinë duke vozitur në errësirë, sepse gjithçka që duhet të shohësh janë ato pesëdhjetë metrat tjera. Dhe, kjo është mënyra se si shpesh shpaloset jeta për ne. Vetëm duke besuar se ato pesëdhjetë metrat e radhës do të vijnë pas kësaj, jeta jote do të vazhdojë të shpaloset. Dhe kjo përfundimisht do t’ju sjellë në qëllimin e asaj që dëshironi në të vërtetë, sepse ju e dëshironi atë.

Kështu pra mund të udhëtosh rreth e përqark trojeve arbërore pa u ndalur aspak, nëse e dëshirosh këtë. Asnjë polic kontrollues “rrugor” nuk do të të ndaloj sepse ti nuk bën asgjë joligjore kur shëtitën lirshëm në tokën tënde, për më tepër, ata nuk do të figurojnë brenda asaj zone të lirë që të takon ty dhe racës tënde.

Hidhe hapin e parë me besim të plotë. Ti nuk ke nevojë të shohësh tërë shkallët lart. Vetëm hapin e parë.

Ju mund të përdorni Ligjin e Tërheqjes për të krijuar tërë jetën tuaj paraprakisht, drejt e tek gjëja tjetër që duhet të bëni sot.

Kur i thoni vetes: “Unë do të bëj një vizitë të bukur te vëllezërit dhe motrat, ose do të bëj një udhëtim të këndshëm për në atdhe”, ju po dërgoni fjalë për fjalë elemente dhe forca përpara trupit tuaj që do të rregullojnë gjëra në mënyrë që vizita ose udhëtimi juaj të jetë me të vërtetë i këndshëm. Kur ti përpara vizitës, udhëtimit ose shkuarjes në treg, je në humor të keq ose ke frikë nga vizita, udhëtimi ose ndjesh se diçka e pakëndshme do të ndodhë, atëherë dërgon përfaqësues të padukshëm para teje që do të krijojnë një lloj pakënaqësie, pesimizmi se do të kalosh keq. Mendimet tona ose me fjalë të tjera gjendja jonë mendore, janë gjithmonë në aktivitet dhe “rregullojnë” gjërat – të mira ose të këqija – paraprakisht.

Ju gjithashtu mund të përdorni pritjen si një mundësi të fuqishme për të krijuar jetën tuaj në të ardhmen. Herën tjetër kur të gjendeni në një situatë ku duhet të prisni, kapni momentin dhe imagjinoni se i keni të gjitha gjërat që dëshironi aty ku jetoni. Ka diçka që mund të bësh kudo dhe kurdo. Sigurohuni që ta bëni çdo situatë të vetme jetësore në një pozitive si të tillë!

(Kjo që thash së fundi vlen sidomos për njerëzit që mendojnë ta braktisin atdheun për gjoja se një jetë më të mirë në kurbet).

Bëjeni atë një zakon të përditshëm, për të marrë çdo vendim të vetëm në jetën tuaj paraprakisht, duke përdorur mendjen tuaj. Dërgoni forcat hapësinore përpara jush në çdo gjë që bëni dhe kudo që shkoni, duke menduar paraprakisht se si dëshironi që ajo të funksionojë. Atëherë ju me një qëllim të caktuar krijoni jetën tuaj.

Projektojeni ditën tuaj paraprakisht duke menduar për atë ashtu siç dëshironi të jetë, dhe me dashje do të krijoni jetën tuaj. Për të filluar me diçka të vogël, si një filxhan kafeje ose diçka tjetër, është një metodë e thjeshtë për të parë që ligji i tërheqjes funksionon. Merrni një vendim të fuqishëm për të tërhequr diçka të vogël. Kur të provoni fuqinë që keni për të tërhequr gjëra, do të ecni përpara dhe do të krijoni gjëra shumë më të mëdha.

Se një qenie njerëzore mund të ndryshojë veten (si person dhe si komb) dhe të zotërojë fatin e vet, është përfundimi i çdo mendjeje që është plotësisht e vetëdijshme për fuqinë e të menduarit siç duhet. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të mungoj as fuqia e të vepruarit siç duhet. Do të çlirohesh nga oligarkët, banditët, kriminelët, të pabesët, tradhtarët, rezilët, këlyshët, servilët…

Për të arritur objektivat, si person dhe si komb e shoqëri duhet të jeni të bashkuar, t`i koordinoni planet, veprimet dhe qëllimet. Kjo arrihet me një komunikim të mirëfilltë mes jush, qoftë në mediume qoftë në konferenca apo të ngjashme.

Është e rëndësishme të keni një adresues të qartë kur flisni. “Unë po flas me ty, ti je ai për të cilin mendoj”, në vend që të flisni në forma të përgjithshme si disa ose shumica prej nesh. Deklarata si “Është kaq e vështirë të vish në rend për ta marrë fjalën këtu!”, ose “Është dikush që gjithmonë mbizotëron këtu!” – janë shembuj të thënieve me adresë të paqartë. Ato gjithashtu shkaktojnë siklet te njerëzit e pafajshëm. Ndoshta ti vetë je i ndjeshëm ndaj deklaratave (thënieve) të përgjithshme qortuese dhe je ul aty në sallë dhe ndjesh siklet, mendon se ndoshta kritika të drejtohet ty, pa qenë në gjendje të kërkosh sqarime ose thjesht ta injorosh thënien.

* * *

Shumë e trishtueshme për të dëgjuar se vëllezër dhe motra të mia në Shqipëri humbën jetën në tërmetin e ditës së Martë.

Unë dhe familja ime ndiejmë dhimbjen më të thellë me ju që keni humbur të dashurit tuaj. Ngushllime të pëzemërta.