EDHE BUKËN E PËRDITSHME SOT E HA ME POLITIKË

0
402
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Veten e strehuan në pallate – bunkerë
popullin e varfër lanë nëpër kasolla)
(Viktimave të tërmetit katastrofal, në Shqipëri)

Gjithë jetën politike para kamerave televizive
U kacafytën si gjelat. Dy dhitë kryeneçe.
Veten e strehuan në pallate.- bunkerë
Që, nuk i shkatërron dot as bomba atomike.
Popullin e varfër lanë me vite nëpër kasolla.

Edhe Natyra u çua në Kryengritje. Egërsua
Kundër Bandave Politike. Kriminelëve.
Kulshedra me shtatë kokë doli nga deti
Pasmesnate, u sulë me tërmete në Shqipëri
Njerëz të varfër. Pafajshëm, varrosi përsëgjalli.

Popull, që deri Dje, u sulej Politika Qorre
Sot, mbi ta u sulë edhe Natyra Qiellore.
Dhe, i varrosi të gjallë nëpër shtëpi – varre.
Imzot, a pak i patën politikanët. Varrëtarët
Që, i varfëruan kasollave. I ropën për së gjalli?!
Sot, tinëz t’u sulet të varfërve. Jo, të pasurve
Politikanë, që e përçanë Popullin Shqiptar
Partive Politike teknefese, përtej varreve.

Kobin e ndollën Partitë Politike Përçarëse
Ditë Zie, përloten para kamerave televizive:
Vetëm, se: Kësaj radhe me « ngushëllime ».
U dashka së pari të varrosesh përsëgjalli
E, këto burra pushteti të të qajnë te varri…

Shkup, 26 nëntor 2019

(Vargun shtatë sahat
e fluk Larg)

I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat
Gratë e mia besnike, nën Rrap:
Ende e kam gjallë një Kryengritës
Vargun, hudh shtatë sahat Larg.

I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat
Gratë e mia besnike nën Rrap.
Vetëmse, ende e kam një varg
Ehu, shtatë sahat e fluk Larg…

(Përditë e vras Veten
me Poezinë)

Liria, Sot thonë të bënë të lumtur
E, Unë them: Robëria. Xhadia.
Këmbekrye veshur me të zeza
Me të cilën ndanë shtratin. Natën.
Herët, ta prish gjumin. Endrrën
Qytetit i çmendur e kërkon Lirinë!

Thonë: Po i pate këto Dy Gra besnike
Rrugëve ec i lumtur. Edhe, i çmendur.
Unë, them: Me këto Dy Gra besnike
Heu! Sot, do ta çliroja edhe Shkupin…

(Oferta e Mikes përmes E-mailit)

Mikja e “panjohur” përmes E-mailit
Herët, më parqitet për martesë:
Biznes të hapim edhe në Shkup
Një shumë pesëmiljonshe dollarë?!
Jetë të re fillojë. Ikë nga Lufta. Lindja.

I përgjigjem: Nuk më duhen para
Liri. E, as Grua besnike. Pasuri.
Marrëzisht e dua Grua Robërinë!

Ditën e Nesërme, rritet çmimi
Tetëmbëdhjetë miljon e gjysëm euro?!
Jo, i përgjigjem. Nuk i dua Sot
Ia jepni ndonjë “fukarai” tjetër
Me para s’e blej Gruan besnike.

Shkaku, se: Nesër, më përzë Poezia…

(Frikën me rroba të zeza
atë Natë e urreva)

Frika me rroba të zeza erdhi Pasmesnate
U zhvesh lakuriq para meje. Qesha.
Poezi nudo. Bregliqeni te Plepat:
Hoxhë, thirre “Ezanin”. E percolla Natën.
Dhe, mes mureve lënura lesh Arapi
Mbi varrin e Babashehut, në Strugë.

Lotët rrëke i rrodhën mbi Mua:
Edhe pak! Edhe pak! Më fortë!
Dielli lëshoi rrezet e zjarrta në Liqe
Ndezi zjarrin në breg. I hudha dru.

Nusja ime Zanë, është Hëna mbi Mal
Që, herë bëhet kulaç. E herë Drapër.
Frika, Sot u vesh me rroba të zeza
Unë, atë natëzezë, publikisht e urreva…

(Edhe pse plakesh Ti Zanë Mali
Mua ende më dukesh e Re)

Aqsa, më shumë po plakesh
Mua, më dukesh ende e Re.
Nuk e di ç’po ndodh me Mua
Athua, u çmenda?! Apo Rilinda
Përsëri, te Plepat e Liqenit. Kisha.

I ftohtë Agimi. I ngrohtë Liqeni
Dallgët, herët na nxorrën në Breg.

Dielli, i teri rrezet në tel nën Plepa…

(Jo nuk ishe Ti)

Gjumi është një Urë. Edhe, Varr
Që ecë me Lumin. Ditën. Natën.
Edhe, dalldiset mesdite shelgjeve
I lanë brigjet. Jetë i jep Fushës
Malit. Dhe, derdhet në Det. Oqean.

Endrra erdhi pasmaesnate. Agim
Posa i mbylla sytë. I hapa:
Nuk ishe Ti?! Jo, nuk ishe Ti…

(E shkrep çiften në lepurushkë
në shtrat e rrëzoj një Arushë)

Unë nuk turrem pas grave
Po, gratë turren pas Meje.
Edhe, më vënë pusi nën Rrap
Topi nuk u ndez. Barut i lagur.

E shkrep Unë çiften në lepurushkë
Dhe, e rrëzoj në shtrat një Arushë…

(Bukën e përditshme
Sot e ha me politikë)

Imzot, edhe bukën e përditshme. Nateditë
Sot, e ha meze me politikë “madhore”.
Ujin. Ajrin e ndotur që thith me vite.
Raki rrushin. Dy shtambaverë të Mikes
Fundekrye politike. Veten time poetike.
Frymë merr me politikë edhe Poezia.

Politikë jam edhe Unë. Vargu Lirik
I shpall Luftë me raki, ha Veten në sofër:
Ashti saj politik më ka mbetur në fyt.

Përpiqet të më hajë Mua si Poet, Nesër…

(Edhe Sot zgjohem
me Nënën Parti)

Sot zgjohem me zhurmat e Nënës Parti
“Arritjet” e tyre “madhore” kombëtare:
Partizanët e tyre përmbrapa në “fitore”?!

Nuk me interson e kaluara e tyre politike
Aqsa, dalldisja me festa njëpartiake.
Popullin shqiptar duke e vënë në gjumë:
Valle e këngë para kamerave televizive.

Edhe, atë: Prag të zgjedhjeve parlamentare…