Gruaja e ligë…

0
428
de Lempicka woman

Arben Çokaj

skicë

Një burrë në moshën mbi 50-të, ishte në Greqi. Një burrë nga Puka, nga një fshat i saj… Kthehet nga Greqia, dhe kushedi, konflikte me gruan, se ajo ishte mësuar pa burrin në shtëpi dhe i bën kurth me disa njerëz të saj, dhe e rrasë brenda… Burri fatkeq 5 muaj burg, jo edhe aq i zgjuar e i shkolluar, por edhe i lodhur nga jeta… Por gruaja e ligë nuk pyet…

I erdhi dita e lirimit, se sillej mirë në burg, dhe punonte, por gjykata ia la edhe 20 ditë shtesë, kur mund ta nxirrte… Nganjëherë njeriu i paaftë për t’i dalë zot vetes, e ha! Ta fusin lale, pikë dhimbje nuk kanë… Në një mbrëmje, pasi bisedon me guardianin e burgut, tërhiqet në dhomën e tij…

Pas pak minutash, guardiani i ri dëgjon zhurma nga të burgosurit e tjerë… i bënin me gisht, për nga dhoma e këtij fatkeqit… por guardiani nuk po kuptonte, përse bëhej fjalë. Para pak minutash kishte folur normalisht me të, i dukej i qetë… Kurse tani ç’të shohë? I burgosuri pukjan i gruas së tij, fakir, po hidhte litarin të varej… Duket se po mendonte: “po dal nga burgu, por ku po shkoj?” Te shtëpia e thjeshtë diku në Pukë, që ia kishte lënë i ati, e tani ia kishte marrë gruaja… po dal te gruaja e ligë…

Guadiani i ri, që mund të kishte moshën e djalit të tij, i bërtiti: “Çfarë bën? Hiqe litarin!” Malësori i shkretë i Nigjenit, u përkul nga turpi, që e kishte mbuluar, gruaja e ligë e telenovelave e kishte marrë në qafë, e kishte poshtëruar, e kishte zhburrëruar… Filloi të qante si fëmijë dhe dëgjoi çfarë i thoshte guardiani… – zëri i autoritetit… që e mbante mbyllur, për shkak të gruas…

Eh hallet e shqiptarit të shkretë! Çfarë të bën gruaja e ligë, nuk ta bën kush! Dhe gratë shqiptare në emër të lirisë, kanë filuar të sillen me harbutëri. Nuk kanë njeri tjetër, që të merret me to, veç burrit të vet, dhe ia vënë këmbën në fyt atij – burrit të vet… I duan të gjitha të mirat nga ai… Por do të vijë dita, keni për të parë, që nuk do gjejnë as meshkuj, për t’i martuar… dhe pastaj do të fillojnë t’i thërrasin arsyes, kush ka… Por deri atëherë, do e marrin në qafë shoqërinë tonë… Ato nuk e dinë, se po ia bëjnë vetes… Koha do të punojë kundër tyre…