Tre poetë me histori të ndryshme

0
656
Gëzim Hajdari

GËZIM HAJDARI

Gëzim Hajdari, ka lindur në vitin 1957, në Hajdaraj (Lushnjë), Shqipëri, në një familje e pronare tokash, ish-pronat e së cilës u konfiskuan gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes, kreu shkollën e mesme, gjimnazin, dhe institutin e arsimit të lartë për kontabilitet në qytetin e Lushnjës. U diplomua për gjuhë-letërsi në Universitetin “A. Xhuvani” të Elbasanit dhe për letërsinë moderne në “La Sapienza” të Romës.

I LË KËTO VARGJE SI LAMTUMIRË

Kur pashë këtë poezi të poetit Hajdari
në një Blog me poezitë e Staneskut Lorkës
A.Merinit, Bodlerit, shkruar italisht nga vetë
poeti ynë, e përktheva këtë cikël me gëzimin
që më krijoi poezia e lushnjrit tim Hajdari.

F. Haliti

I lë këto vargje si një lamtumire
gëlltitur nga lakuriqësia e kujtesës
duke e ditur se bota nuk ka nevojë për të
Për përshëndetjen time me dorën që dridhet
poshtë në sfondin e ndritur
askush nuk kujtohet.
Horizonte të dyshimta
mbështetem ujit tënd të ftohtë
dhe gërmioj ballin tënd prej qielli të zi
të braktisur në mjegullën e dendur
nuk e di nga vij dhe ku shkoj
rrethoj dëborëra që më rrethojnë
në komandën e zogjve të zinj
dua të di kush më ndan nga një tokë e çmendur
dhe ç’fund do të kenë hija ime përtej ujit
shiu që bie në shi dhe zotat midis pemëve
në radhë pranë ftohtit dhe fatit
pres që të më thërrasin në agsholin nga gurët
fytyra të venitura me zëra të ngjirur
emri im është një vijë që ndan
dritën nga terrina
trupi im metër midis rërës dhe qiellit


ALDA MERINI
1931- 2009

Alda Merini (21 mars 1931 –
Lindi 1 nëntor 2009 dhe vdiq
në Milano. Ishte një shkrimtare
dhe poete e njohur italiane.

Po, kjo do të jetë shtëpia jonë,
sot arrij ta kuptoj këtë;
por ti, burrë qefli, kush je?
Të mas: një formulë e eterne.
Ke marrë një pamje të papërkulur.
Ti do të më gërmosh deri aty ku kam rrënjët
(jo për t’më kërkuar, jo për t’më ndihmuar)
do të zbulosh gjithçka që ishte fshehur
me egërsinë e zakoneve të sëmura.
Do të kesh pushtet themelet e mia
njeri që më shtrëngon;
do të lëndosh mishrat e mi me dhëmbët e tu,
do të të vë në afshin e dëshirës së zjarrtë
për ta mbytur sensin e urgjencës.
Si një gur që ndan rrjedhën
një rrjedhë të re uji të rrëmbyer,
ti do të më ndash pa vetëdije
në krahët e një delte të dhimbshme …


NICHITA STANESCU
1933 – 1983

Nikita Stanesku ishte një poet dhe eseist rumun. Ai është poeti më i njohur bashkëkohor në gjuhën rumune, i dashur nga publiku dhe, në përgjithësi, i vlerësuar nga kritika letrare.
Lindi: 31 mars, 1933, në Ploeşht, Rumani
Vdiq: 13 dhjetor 1983, në Bukuresht, Rumani

Erdhi vjeshta, mbuloi zemrën time me diçka,
me hijen e një pemë ose më mirë me hijen tënde.
Frikësohem, ndonjëherë se mund të mos të të shoh më,
që do të më rriten krahë të fuqishëmm deri te retë,
që do të fshihesh në një sy të huaj,
dhe ajo do të mbyllet si një gjethe pelini.
Dhe atëherë u afrohem gurëve dhe hesht,
marr fjalët dhe i mbys në det.
I fishkëllej hënës e bëj të dalë dhe e shndërroj
në një dashuri të madhe.

Përktheu: Faslli Haliti