Nju Yorku vishet Kuq e Zi / SHBA vlerëson patriotin shqiptar, Nju Yorku dekoron Frank Shkrelin në Ditën e Pavarësisë të Kombit

0
590
Frank Shkreli nderohet nga bashkia e New Yorkut

Nga Gazeta Telegraf, 23 nëntor 2019

SHBA, vlerëson patriotin shqiptar/ Nju Jorku dekoron ish-drejtorin e VOA-s, Frank Shkreli për nder të Ditës së Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Përgatiti Ëngjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”

Bashkia e Nju Jorkut më 21 Nëntor ora 17.00 organizojë një ceremoni në Kryeqendrën e Bashkisë së Nju Jorkut në nderim të ditës së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Kjo ceremoni kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Nju Jorkut, Corey Johnson i pranishëm ishte edhe Këshilltari shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj. Në këtë eventi u dekorua ish-Drejtori i VOA-s Frank Shkreli njëri prej figurave më të shquara të lobit shqiptaro-amerikan ne SHBA. Publicistit dhe ish-Drejtorit të VOA-s për Euro-Azinë Frank Shkreli mes emocioneve shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim nga Kryeqendra e Nju Jorkut duke theksuar, se ky nderim është njëkohësisht edhe një vlerësim që Nju Jorku i bën jo vetëm personaliteteve shqiptare këtu në Amerikë, por tregon se SHBA ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më strategjikë të kombit shqiptar. Ishin SHBA ato që mbështetën Pavarësinë Kombëtare të Shqipërisë më 1912-n, në rrëzimin e Murit të Berlinit, çlirimit te Kosovës dhe proceseve demokratike ne rajonin e Ballkanit…

Frank SHKRELI: Përulem përjetësisht para Flamurit të shqiptarëve!

Në fjalimin e tij përshëndetës para Këshillit të Qytetit të New York-ut, ish-Drejtori i VOA-s dhe Kryetar i Komitetit Shqiptaro-Amerikan Frank Shkreli mes të tjerash theksoi:

Zonja dhe zotërinj, mirëmbrëma!

Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam këtu sonte dhe po marr një çmim kaq të rëndësishëm nga Këshilli Bashkiak i qytetit më të madh në faqen e dheut, në prani të Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Corey Johnson dhe anëtarëve të tjerë të këtij organi kaq të shkëlqyer legjislativ demokratik. Unë jam veçanërisht i nderuar dhe i privilegjuar që e marr këtë çmim nga një prej nesh, Këshilltari Mark Gjonaj. Ju falënderoj sinqerisht nga thellësia e zemrës sime, Mark.

Sot, ne i tregojmë botës falënderimet tona para Zotit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe respektin tonë për flamurin tonë shqiptar, si simbolin e asaj që ne jemi, si amerikanë me origjinë shqiptare. Kjo qeleshe e bardhë është edhe identiteti ynë. Familja e Markut erdhi në këtë vend dekada më parë, po ashtu edhe familja ime 50-vjet më parë, ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare ndër vite, të cilët shpëtuan nga komunizmi në kërkim të lirisë dhe një jetë më të mirë në këtë vend të madh të yni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, komuniteti i vogël shqiptaro-amerikan në fillim të viteve 1970 në këtë qytet, formoi Korporatën e parë të Komunitetit Etnik Shqiptaro-Amerikan – duke përfaqësuar grupe të ndryshme fetare, arsimore dhe kulturore në komunitetin shqiptar.

Sot ne i tregojmë botës falenderimet tona para Zotit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe respektin tonë për flamurin shqiptar, si simbolin e asaj që ne jemi, si amerikanë me origjinë shqiptare. Kjo qeleshe e bardhë është edhe identiteti ynë.


Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të NYC: Krenar që në Festimin e Pavarësisë Shqiptare të nderojmë Frank Shkrelin

Nga ana e tij Këshilltari i Nju Jorkut, miku dhe bashkëkombësi i z. Shkreli, gjatë dekorimit, mes të tjerash theksoi:

I dashur Frank Shkreli!
Si i vetmi zyrtar i zgjedhur shqiptaro-amerikan dhe në vlerësimin tim si Anëtar i Këshillit të NYC, është një kënaqësi e veçantë t’ju nderojmë në Festimin e Pavarësisë Shqiptare në Bashkinë e Qytetit. Pavarësia e Kombit shqiptar është një ditë ku ne festojmë jo vetëm kulturën dhe trashëgiminë tonë, por edhe arritjet dhe sukseset e Qytetit të Nju Jorkut. Ne jemi krenarë dhe ju përgëzojmë për atë që keni bërë për bashkësinë shqiptare dhe çështjen shqiptare. Ju jeni një shembull i vërtetë i rolit të jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë luajtur në formimin e New York City dhe Botës. Unë jam i kënaqur që festoj këtë festë me ju, nderues të tjerë shqiptarë të komunitetit tonë, Kryetarin e Këshillit të NYC Corey Johnson dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të NYC, për të njohur kontributet e mëdha të punës suaj, do të përfundonte z. Mark Gjonaj.

Marrë nga Gazeta Telegraf, 23 nëntor 2019

KËSHILLI I BASHKISË SË NJU JORK-ut,
KUQ E ZI NË 107-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Gazeta Telegraf, 23 nëntor 2019


Nga Dalip Greca

Shqiptarët e Nju Jork-ut ndjehen krenarë që Festën Kombëtare të Pavarësisë, përvjetorin e 107-të, tash e organizojnë edhe në mjediset e Këshillit të Bashkisë së Qytetit. Mbrëmjen e 21 Nëntorit mjediset e Këshillit e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut dominoheshin nga ngjyrat e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ngjyrat Kuq e Zi.Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme,të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të vecantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë. Merita, kreditet e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerësoi komunitetin shqiptar, që tashmë ka arritë që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi në mjediset e Këshillit të Bashkisë.

Komuniteti është rritur shumë në numër dhe në cilësi. Duke iu drejtuar pjesmarrësve Gjonaj preku arritjet e shqiptareve: Ju shërbeni në vijat e frontit të luftës kundër krimit dhe ruajtjes së rendit, sherbeni si drejtues në tregjet financiare, jepni mësim në klasat e shkollave amerikane, shërbeni si në sallat e urgjencës… Këshilli i bashkisë nderoi disa nga veprimtarët e komunitetit shqiptar, të dalluar në sektorë të ndryshëm.

Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme, të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të vecantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë. Merita, kreditet e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerësoi komunitetin shqiptar, që tashmë ka arritë që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi në mjediset e Këshillit të Bashkisë.

Ata ishin: Kapiteni i policisë së Nju Jorkut, oficeri i policisë Lutfi Dalipi, veprimtarja – simbol Vasfie Krasniqi, që shpëtoi nga lufta, e përdhunuar nga serbët, Sali Bollati, i shpëtuar nga masakrat greke në Çamëri, Frank Shkreli, ish-drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, Dr. Anna Kohen, pasardhëse e një familje hebreje e lindur dhe e rritur në Vlorë, Ilir Shaqiri, një këngëtar i shquar, i ftuar nga Kosova. Z. Mark Gjonaj sot, në një mesazh nga faqja e tij në facebook i falenderoi të gjitha ata që kontribuan, falenderoi z. Corey Johnson – Kryetar i Këshillit të NYC dhe të gjithë anëtarët e këshillit sponsorizues, po ashtu përgëzoi Shkollën shqipe “Alba Life”, Miss USA NY, Illyrians NYPD, dhe të gjithë interpretuesit. Ai u përcolli Urime të gjithë bashkatdhetarëve për Festën e Pavarësisë Kombëtare, Ditës së Flamurit Kuq e zi!