TRE BURRAT E KOSOVËS

0
529
Rugova - Mustafa - Buxhovi

Nga Binak MAXHARRAJ

Këta janë tre burrat e Kosovës:
1. Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova,
2. Xhemail Mustafa – XHEMA, publicist, romansier dhe këshilltar i Presidentit Rugova dhe
3. Akademik Prof Jusuf Buxhovi, shkrimtar, romancier, publicist, studjues i çeshtjes kombetare në përmasa ndërkombëtare.

Që te tretë ia vunë themelet Levizjes Kombetare(LDK) për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

1.
Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova – themelues i Levizjes Kombetare(LDK), ne te cilën me rastin e themelimit ne te u anëtaresan mbi 80% të shqiptareve. Deri ne vdekje e udhehoqi me dinjitet dhe mençuri LDK dhe Kosovën drejtë liris, pavarësisë dhe shtetformimit. Ishte i pa kompromis kur behej fjalë për kombin shqiptar dhe lirin e tij. Nuk lëshonte pe kurrë para askujt kur ishte në pyetje kombi shqitar. Me dinjitet i fitoi te gjitha zgjedhjet e pasluftes deri sa ishte gjallë. Falangat e instaluara ne Kosovë pas çlirimit e kërcënuan disa here me vdekje, benë shume atentate ne te, sepse ky e donte Kosovën me shumë së veten. Me 2006 vdiq nga sëmundja, e cila nga disa qarqe tregohet si e dyshuar.

Megjithate Presidenti historik Ibrahim Rugova është dhe mbetët fugura me e dashur, më emblematike e kombit shqiptar, është ikona e kombit me vlerë te madhe kombëtare. Edhe sot e kësaj dite gëzon autoritetin me te madh ne popull.

2.
Xhemail Mustafa, se bashku me Rugovën ishte themelues i Levizjes Kombetare(LDK). Ishte këshilltar përsonal i Presidentit Ibrahim Rugova, studjues, romancier, shkrimtar, veprimtar i ne LDK. Njihet me vepren e tij monumentale: “Nje lutje për Prishtinën“, ne te cilën analizoi situatën ne Kosovë gjate luftes e sidomos pas luftes me te gjitha kryqezatat qe po i bente falanga e instaluar në Kosovë pas luftës.

Veprimtaria e tij brilante kombëtare i pengoi këto falanga te cilin nuk donin ta shihnin te gjallë. Falangat e vranë në pikë te dites para deres se shtepisë së tij. Vrasjet ne pragun e shtepisë i bejnë vetem katilët, njerëzit e prishët. Kjo kurrë nuk ishte ne traditen shqiptare. Xhema përkujtohet si një burrë i madh i kombit, veprimtar, trim dhe patriot i madh i çështjës kombëtare.

3.
Akademik Jusuf Buxhovi, gjithashtu, se bashku me Rugovën ishte themelues i Levizjes kombëtare LDK dhe Sekretar i përgjithëshëm i LDK. Ishte krahu i djathtë i Presidentit Rugova gjatë rrugëtimit në LDK. Por ishte edhe gazetar i njohur, është një ndër figurat me te njohura ne te gjitha trojet shqiptare. Është letrar, romancier, shkrimtar, publicist dhe shkencëtar i njohur. Kurrë nuk u nda duke luftar për çështjën shqiptare, për kombin, për lirin e Kosovës. Ka shkruar mbi 80 vepra letrare, romane dhe vepra te medha shkencore. Dallohet kontributi i tij i veçantë me shëndritjën e rrugëtimit të kombit shqiptar, qe na antitekti e deri ne ditet e sodit me vepren e tij voluminoze “KOSOVA I-VIII”, e cila është botuar ne shumë gjuhë. Kjo vepër i ka çmendur qarqet serbe, ua qiti te palarat shkences sllave çetnike dhe fashiste, te cilet e thonin ndryshe çështjen e kombit shqiptar.

Merret edhe me publicistikë. Në menyrë analitike, te thukët dhe shkencore i analizon çeshtjet e luftës, por edhe ato të pas luftës. E thotë troç pa hizitime te vertetën për UÇK, te cilën e vlereson shumë si strumbullar për çlirimin e Kosovës, e thotë te vertetën edhe për ata qe sot përfitojnë ne emër të UÇK, në emer te luftës të cilët sot e kanë kap pushtetin, jo për ta zhvilluar por për ta plaçkitë. Mu për këtë arsye pse Akademiku e thotë troç te vertetën sot ai kërcënohet nga falangat e pushtetit, kërcënohet bile edhe me vdekje. Por trimi, shkencëtari qe pikësynim e ka te vërtetën nuk ndalet, ai e vazhdon rrugetimin e vetë për te treguar te vertetën dhe vetëm te vërtetën qoftë edhe më çmimin e jetës.