URIME DHE FALËNDERIME, PËR NJË LIBËR PËRKUJTIMOR!…

0
848
Shefqet Dinaj - Halil Haxhosaj - Përjetësia e poetit

(Kushtuar poetit të paharruar Halil Haxhosaj-Gjakovë)

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Para disa ditësh, kolegu e miku im, arsimtari veteran e publicisti Ibrahim Hajdarmataj, me banim në Zogaj të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), më solli një dhuratë të çmuar. Është libri kushtuar poetit të ndjerë dhe të paharruar, nga qyteti historik i Gjakovës (Republika e Kosovës), Halil Haxhosaj. Atë e ka shkruar e përgatitur për botim, Dr.Shefeqet Dinaj, pedagog dhe autor i njohur në atë qytet, me tradita ta lashta e të reja, atdhetare, arsimore, letrare, kulturore, artistike etj.

Titulli i tij është: “Përjetësia e poetit-Poezi dhe shkrime, për Halil Haxhosaj”(Gjakovë, 2019). Libri është i pajisur me mjaft fotografi, si të poetit të ndjerë, Halil Haxhosaj dhe të autorëve, që janë pjesëmarrës në këtë libër përkujtimor.

Në këtë shënim të shkrutër, nuk do ta përshkruaj përmbajtjen e libriit në fjalë, pasi ai meritonte disa faqe, por dua ta përgëzoj këtë autor për punën e palodhur, që ka bërë për ta përgatitur këtë libër. Ai ka 200 faqe dhe është i ndarë në 3 pjesë, përveç Hyrjes, nga Petrit Palushi:
I. Poezi;
II. Shkrime në prozë;
III. Përkujtime.

Në pjesën e parë, janë botuar krijime poetike nga: Agim Desku, Ajet Pavata, Arbenisa Arben Thaçi, Beqir Binishi, Engjëll I.Berisha, Fadil Dervishaj, Fatmir Z.Çitaku, Fejzë Demiri, Izet Shala, Idriz Berishaa-Xhixhi, Ismet Krasniqi, Lulzim Logu, Luljeta Thaçi Osmani, Meti Haxhosaj, Maxhun Osmanaj, Namik Selmani, Neki Lulaj, Rasim Thaçi, Rabije Bytyqi, Rudi Berisha, Selvete Abdullahu, Shefqet Dinaj, Shkëndje Hoda, Shaip Bllaca, Sherife Berisha-Thaçi, Tixhe Rexha-Gërqari e Vilson Culaj.

Në pjesën e dytë, janë botuar shkrime nga: Ali D.Jasqi, Baki Ymeri, Bilall Maliqi, Engjëll I.Berisha, Muharrem Kurti, Murat Gecaj, Prend N. Buzhala, Reshat Sahitaj, Sadije Aliti, Sejdi Berisha e Tahir Bezhani.

Në pjesën e tretë dhe të fundit, janë botuar shkrime nga: Gani Qarri, Muhamet D. Rugova, Namik Selmani, Sherife Thaçi e Vilson Culaj.
Mbyllja është me “Shënime për autorin”…

Në përgjithësi, mendojmë që ky botim është një ndihmesë e çmuar për njohjen e jetës, veprimtarisë dhe krijimtarisë së begatë, të mikut tonë të përbashkët e të paharruar, Halil Haxhosaj!

– Të përjetshme qofshin jeta dhe veprat e tij, burim i pasur frymëzimi për brezat!

Tiranë, 23 nëntor 2019