Këngë për dëshmorin Zef Gjokaj

0
593
Zef Rrok Gjokaj - dëshmor

Zymer Mehani

Më 9 gusht t’vitit 80
Na u lind trimi i vërtetë
N’Dashinoc, buzës Lumbardhit
Flatroi s’parit Shqipja e Malit
Ish fëmijë i nëntë me radhë
Engjëllush, porsi manar
Prind’t e çu’n në klasë të parë
Në Ratishë e në Rrezarë
Zefi i vogël çilimi
Me ABETARE në gji
Në dorë lapsin kuq e zi
Rritej trimi për liri
Si n’Prekaz Adem luani
Si n’Vajnik ai SANDOKANI
Zefi e Toma-uraganë
N’ballë të kombit dëshmorë janë
Vëllezërit Gjokaj t’gjakut tim
N’UÇK kanë bërë betim:
N’Rekë, Dushkajë e n’ Lug t’Baranit
Luftojnë vëllezërit e LUANIT
9 janar 99
Zefi këngën po e këndon
Përjetësinë Shqipja e fitoi
Te Flamuri fluturoi
Ty, Zef Gjokaj t’qoftë lavdi
Na e dhurove këtë liri!….