Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor!

0
361
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 17.11.2019

Deformimi i qëllimshëm i procesit zgjedhor, i njërit prej proceseve më të rregullta zgjedhore të pas luftës në Kosovë, filloi me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit, i pasuar me 530 tjera dhe i vulosur me votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1428 vendvotimeve të fundit.

Pas ankesave të disa subjekteve politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëjë anulimin e votave nga Serbia dhe njëherësh rinumërimin e 1428 vendvotime.

Drama e votave të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e 6 tetorit, përkatësisht anulimi i votave nga Serbia të numëruara nën masa të jashtëzakonshme shkaku i helmimit të rreth 20 personave në QNR, do të ndikojë edhe në rezultatet përfundimtare që do të çertifikohen nga KQZ.

Nëse nuk ndodhë ndonjë ndryshim drastik në procesin e rinumërimit të 1428 kutive atëherë me heqjen e këtyre votave nga Serbia, koalicioni Nisma – AKR- PD do të kalojë pragun zgjedhor dhe do të fitojë 6 ulëse në Kuvend duke bërë që dy subjektet politike LDK dhe VV të cilat kanë pasur 61 deputetët e që pritet se do të përbëjnë koalicionin qeverisës, do të kenë 4 deputet më pak, VV do të ketë 3 deputet më pak, ndërsa LDK 1 deputet më pak.

Pritet që rinumërimi e çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi i 1428 kërkon kohë të gjatë. Mirëpo, nuk dihet saktësisht çfarë do të ndodhë pas këtij rinumërimi, a do të ketë ankimime tjera dhe përseritje të rinumërimit të pjesëve të mbetura të kutive të votimit!

Bazuar në këto afate kohore të rinumërimit dhe çertifikimit të procesit zgjedhor, gjasat janë tepër minimale qe viti i ri 2020 ta gjëjë Kosovën me qeveri të re.

Deformimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të vazhdueshëm e të pandalshëm deri në arritjen e qëllimit final për shpalljen si të parregullt të tërë procesit zgjedhor.

Përmbysja e rezultatit zgjedhor ka ndodhë

Me përmbysjen e pjesshme të rezulatit zgjedhor, gjegjësisht të futjes së koalicionit NISMA-AKR- PD në Kuvendin e Kosovës do të ndryshojë shumçka në raportin e forcave politike në kuvend, filluar nga aspekti numerik e deri të ai përmbajtësor.

Në aspektin numerik, koalicionit të ardhshëm qeveritar do t’i pamundësohet nxjerrja e vendimeve të mëdha në Kuvend, në anën tjetër PDK me aleatët e saj do të tentojë që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për ti shantazhuar LVV-LDK, duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar.

Me “kalin e trojes” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë.

Këto janë kurthe të orkestruara nga nëntoka kriminale, e në momentin që këto kurtha nuk shkojnë në favor të nëntokes kriminale, Kosova përseri do të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare.

Futja e jashtëligjshme e koalicionit NISMA-AKR- PD shënon kulmin e deformimit të procesit zgjedhor dhe turpin më të madh të KQZ-zë, këtij instrumenti pushtetmbajtës në Kosovë.

KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të pushtetarëve, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.

Në Kosovë nuk ka sistem ligjor, por kriminal

Sikur të kishim prokuori dhe gjyqësi të pavarur në vendin tonë, Valdete Daka do duhej duhet të hetohej dhe dënohej për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e vullnetit të popullit dhe votën e lirë.

Vjedhja e votave nga komisionerët partiak kalohet në vjedhjen industriale dhe kriminale në kreun e organit më të lartë mbikëqyrës zgjedhor-KQZ, e ndihmuar dhe nga gjykatat e kapura dhe të kontrolluara në tërësi nga pushteti kriminal.

KQZ-ja e kapur dhe e ndikuar nga politika, është shndërruar në rrënuese të procesit zgjedhor për interesa të grupeve kriminale që për 20 vjet rresht e mbajtën pushtetin qendror dhe lokal në Kosovë.

Pas këtij megaskandali të KQZ-së, në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato, dalja e votuesve në zgjedhje do të jetë dukshëm më e vogël, për shkak të humbjes së besimit nga shpërdorimi i votave të 6 tetorit 2019.
Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor e ka një qëllim të vetëm, rrënimin e procesit të rregullt zgjedhor dhe fillimin e një skenari të ri zgjedhor, nga i cili të nxirren fituese partitë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Popullata me shpresa të thyera vetëm largimin nga vendi e mendon

Edhe përkundër abuzimit të skajshëm të KQZ-së dhe lojës përfide për rikapjen e shtetit nga ana e forcave të errëta politike, popullata me shpresa të thyera nuk reagon, duke dëshmuar se ka hequr dorë nga gjithçka që është e mirë në këtë vend, duke e menduar vetëm largimin sa më parë dhe sa më largë nga “vendi i mallkuar”.

Nga lojërat e pista pas zgjedhjeve të 6 tetorit, besojë të ketë nxjerrur mësimet e duhura edhe Albin Kurti nga ato që unë i kam atij thënë publikisht, se “futja brenda sistemit kriminal nuk e ndryshon atë”.
Po dalin 100 % të sakta konstatimet e mia se ndryshimi politik në vendin tonë nuk do të ndodhë asnjëherë përmes organizimit të zgjedhjeve nga institucionet e kapura të shtetit, përkatësisht nga KQZ-ja e kapur dhe kriminalizuar deri në fyt.

Prandaj më duhet ta përseris për të satën herë, se zgjedhjet brenda këtij sistemi nuk do ta sjellin asnjëherë drsyhimin në këtë vend. Ndryshim pozitiv në vendin tonë nuk do të ndodhë pa përmbysjen totale të sistemit kriminal qeverisës dhe kalimin në sistem presidencial, si të vetmën mundësi që ka mbetur për evitimin e ngërçeve politike pas zgjedhore dhe jo vetëm.

Vetëm dalja nga sistemi kriminal dhe kalimi në sistemin presidencial, forcon sovranitetin e shtetit

Sistemi Presidencial apo zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli (ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit të shtetit nga partitë politike.

Sistemi presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!

Sistemi presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike.

Përderisa në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e kaheve qeverisëse të vendit.

Po që se në përzgjedhjen e parë, kandidatët nuk e arrijn shumicën, atëherë për përzgjedhjen e dytë nxirren vetëm kandidatët që kanë fituar shumicën nga përzgjedhja e parë.

Për më shumë se kaq, përfundimisht Kosova, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e shtetit sovran, me organizimin e ri të Sistemit Presidencial në njërën anë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike, përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Me sistemin presidencial të qeverisjes, Kosova do të dilte nga “çarku i mbyllur” politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!