POLITIKA ME VULË TURPI NË BALLË

0
359
Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Abdulla Ahmeti

Një parti politike e përfolur dhe dyshuar me arsye për përhapjen e neootomanizmit ndër shqiptarët në Maqedoni, e cila me hapin e parë në pushtet e synon ministrinë e kulturës, nesër sigurisht do ta pretendojë edhe ministrinë e arsimit dhe shkencës, dy sferat nga mund t’i realizojë synimet e veta djallëzore për akulturimin e shqiptarëve dhe shndërrimin e tyre në “mbetje otomane” siç propagandon një shekull me radhë propaganda serbe, greke dhe ruse nëpër botë kundër shqiptarëve, ky nuk përbën vetëm një skandal politik, por një thirrje për mobilizim të përgjithshëm në nivel kombëtar për t’i thënë ndal kësaj politike qëllimkeqe dhe antikombëtare!

Luftimi i rrymave politike proserbe dhe proruese, me rryma politike dhe fetare prootomane, proiraniane dhe proruse, është një lojë e kurdisur mirë nga pushteti në bashkëpunim me mercenarë shqiptarë dhe të tjerë në politikë, dhe si e tillë nuk mund të jetë opsion politik kombëtar, demokratik dhe liridashës i shqiptarëve në Maqedoni!

Urtia popullore thotë: “Më mirë fikur, se fëlliqur!” Prandaj, nga këto parti politike, pasuesit e tyre dhe rrymat e agjenturave të huaja në politikë, shqiptarët nuk mund të kenë asnjë dobi, por vetëm dëme, sherr dhe pasoja!

(16.XI.2019)