Disa fjalë dhe mendime për ambasadoren dhe diplomaten e karrierës, zonjën Alma Lama

1
607
Alma Lama, Raiuno

Agron ShabaniNga Agron ShabaniRevista Drini15 Nëntor 2019

Si duket, shteti dhe pushteti kosovarë, u ngutën ose vrapuan deri në theqafje ose skandal të papresedencë me rastin e largimit ose deatashimit të parakohëshëm të intelektuales, patriotes dhe diplomatës së shquar të karierës, Znj. Alma Lama nga pozita e Ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Romë (Itali)! Dhe, kjo në zenitin ose kulminacionin e fushëveprimeve të saj shkencore, kulturore, historike dhe diplomatike në Vendin e Diellit (Itali).

I tremben ose tmerruan si duket edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), stili, takti, rezonansa, përformansa, delikatesa dhe brilanca e shkëlqyer intelektuale, kulturore, politike dhe diolimatike e Znj. Lama. Asgjë e re për natyrën dhe “karakterin” e njohur pseudointelektual, antidiplomatik ose kontraprofesionistë të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale, karieriste dhe të tjera, të trafikuar ose kontrabanduar në krye të politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare si dhe në stafin ose resorët e saj si drejtoria e ministrisë së punëve të jashtme etj.

Nga gafet, analfabetizmat, anomalitë dhe patologjitë e mesipërme paradoksale, reaksionare dhe anakronike: Politika e jashtme ose diplomacia kosovare ndodhët në stadin ose nivelin më të ulët intelektual, profesional, kadrovik ose karierist në tërë kontinentin dhe globin tonë. Edhe me ulët ose më poshtë se ministritë e jashtme të Angolës, Mozambikut, Sudanit, Eritresë, Etiopisë, Gabonit, Banglladeshit, Avganistanit ose Burkina Fasos etj. Pse (përse) ndodhin paradokset, fenomenët, anomalitë dhe patologjitë e panumërta iintelektuale, profesionale, kadrovike ose karieriste në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë kosovare? Siç dihet, kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, gjeografike, industriale, ekonomike etj. Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (kandidimit) real ose dialektikë në politikën dhe diplomacinë kosovare si dhe mentalitetin turk ose ballkanikë, ku objekti dhe kualiteti intelektual dhe profesional i personit ose individit reduktohen në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´iu përshtatur dhe shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose klikave të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë etj.

Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bëhët relative-përballë autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova, ku e bukura, e mençura, e çmuara, e dashura dhe e vërteta bëhetn konkubinë ose kurtizane të industrisë kulturore, pushtetmbajtëse ose politike. Mbase, kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. Ndaj, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, karakterin, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i saj real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen, vetëdijen ose nënvetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, kulturore, politike, diplomatike, profesionale, kadrovike etj.

Ndonëse, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese. Edhe në mjetët i informacionit poblik ose komunikimit masivë si ‘fuqi e katërt’, respektivisht, si ‘refer global ose universal’, apo si një ‘industri e fuqishme’ kulturore dhe informative, gjithashtu. Kjo në radhë të parë për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar ose ambivalent është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, shkencor, kulturorë ose akademikë, përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose propagandisttik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit politik ose diplomatik, reduktohet në favor të masës ose sasisë përthithëse ose konsumuese.

Me fjalë të tjera, kjo donë të thotë se përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, moralit dhe disiplinës së njohur shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik: Edhe shtresat ose elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike që u takon Znj. Alma Lama etj.,respektivisht, kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Ndërkohë që përmes kategorive të larta shoqërore, qytetare ose politike, idetë dhe teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin konceptin dhe modelin paradigmatikë të dialektikës kulturore, profesionale, politike, diplomatike etj. Duke e bërë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektiviteti) për të gjetur lidhjen midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që politologët e quajnë “opus magnus” ose “important diplomacy”.
Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e intelektualit të lartë politik ose diplomatik si Alma Lama etj. Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare. Ndërkaq, vet arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës. Ku kultura shtetrore, nacionale , instititucionale, funksionale, politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. Duke i stisur, mbuluar, valorizuar, glorifikuar ose disajnuar kushtet ose rrethanat materiale së bashku me arritjet dhe përparimet e gjithëmbarëshme të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë! E tërë kjo nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo:inkarnativo-satisfaktive) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) të strukturave të dobëta, të korruptuara, kontrabanduara, kriminalizuara dhe të kompromituara në menyrë shtetrore, nacionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike, materiale, sociale, ekonomike etj. Dhe, kjo, nën parullat ose sloganet e ndryshme të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, politike etj.

Është pra teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse, si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës) të personit ose individit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, diplomatik dhe të ngjajshme. Në këtë prizëm, për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseudo’, ‘quazi’ ose kontrakulturorë dhe antipolitikë (lëxo: atyre shkatërruesve të zellshëm të popullit, kombit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, politikës dhe diplomacisë), qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “venë dorën në brez ose në revole” sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin ose mbiemrin e një intelektuali, politikani ose diplomati kulminant, eminent ose prominent si Alma Lama a dikush tjetèr: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e ‘vërtetë’ ose “lavdi e madhe” e liderëve-shtet dhe shtetit-parti.

Ndaj, në këtë kontekst, edhe misioni ose detyra kryesore e një intelektuali dhe kritiku të lartë shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi ose sundimi i përdhunshëm, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politikë i personit ose individit, të fesë ose religjionit nga shteti etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar të kulturës shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, në funksion të palës kundërshtare “antropologjike” ose “antropolitike”. Ndërkohë që impulset progresiviste të së dytës, duhet t’u kundërvihen implikimeve konservatore të së parës.

Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale ose manuale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdollojë racionalizmi. Në kohabitacionin ose dihotominë e preferuar në mes “industrisë kulturore” dhe “industrisë politike” ose propagandistike, ku përthithja dhe reduktimi i kulturës ose mono-dimensionalitetii i saj, shihen si rrjedhojë e një administrimi të egër dhe negativë nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të përditshme (përgjithshme) të shtetit dhe shoqërisë së relativizuar, instrumentalizuar, fosilizuar, klanizuar, tribalizuar, manipuluar, përthithur dhe konsumuar politikisht si dhe në çdo formë tjetër të mundshme.

Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komercionalizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror dhe nacional, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. Sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, “zgjidhen”, emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj.

Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politikë me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë “modelin” ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Kosovës, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me “reliktët”, kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij.

Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në Kosovën e pasluftës.

Ndryshe nga kjo, politologjia dhe filozofia politike na mësojnë ose flasin vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. “Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “shoqëri globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem global ose kolektivë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik ë cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 1 % të popullsisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare me armatat ose policitë e tyre.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, diplomatike, konkuruese, kadrovike, intelektuale, profesionale, sociale, ekonomike etj…

Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë në diversitete të ndryshme ose polaritet.

U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale, njerëzore, shkencore, intelektuale dhe profesionale. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera ngapak.

Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk përjashtohet askush. As ata që nuk i njohin dhe mohojnë vlerat, atributet, prerogativet, premisat dhe parimet e larta morale, intelektuale, profesionale, kulturore dhe diplomatike tè Znj. Alma Lama etj.

1 KOMENT

  1. Te jipej ky brum dhe portreti i zonjes Alma me nje fjalor me pak akademik (me shume flitet por dobesite se per portretin e zonjes), zonja do ishte me afer lexuesit e ai me me shume mundesi ta admiroj ate. Po, ky fjalori ne publicistiken shqiptare eshte shnderruar ne epidemi dhe autoret ne te shumten e mendojne se, kur perdorin fjalor te tij, imponohen me nje format dukshem me te madh te vetes.

    Shënim: Alma i ka kërkuar auorit, që ta shkruajë më thjeshtë shkrimin kur e ka parë, dhe nëse e bën, do e ripublikojmë. Por ai është filozof e tani nuk din të shkruajë thjeshtë… /AÇ

Komentet janë mbyllur.