KOSOVA SI GUR VARRI…

0
553
Kosova në peshore

TË RRIMË SHTREMBËR, E TË FLASIM DREJTË!

Arben Çokaj

Disa gjëra që duhet të thuhen hapur e pa dorashka, edhe pse dhembin, që të sqarohemi si shqiptarë, e mos t’i lëmë disa të bëjnë si bythë e zgjuar e sherr budallë, e të na gjuajnë me urrejtjen e “barkut arab” nga injoranca e padija, nga frikërst e brendshme e pasiguria.

600 mijë kosovarë pas luftës kanë marrë pasoshin serb, (më tha një mik intelektual nga Shkupi), për të lëvizur të lirë në Europë. Ushqehen me miell kancerogjen serb, me kiksa e plazma, ushqime e prodhime serbe. Me qenë patriota, a e bëjnë këtë? Jo!

Albin Kurti foli rrastë më shumë se një orë serbisht në një TV serb, dhe jo vetëm që nuk u kritikua, por u pa si hero, si presetnik i Ballkanit dhe Europës, po luan politika të forta Ballkanike, duke i rekomanduar edhe Shqipërisë, se si të sillet në politikën e jashtme. Një torovole nga Suedia hynte në postimet e mia e thoshte se Rama po govorit serbisht me Vuçiqin. Me sa di unë, Rama nuk e di serbishten.

Vjosa Osmani mori lëng, se e nxorrën kandidate për kryeministre nga LDK dhe po i bjen me top bashkimit kombëtar. Ajo as e shikon të mundur një persoektivë të tillë, tru-kokallja, edhe pse gojën e mbushë plot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaq logjikë miope ka, sa nuk e di se SHBA është më e forta në botë si bashkim shtetesh, e po të ndahet, nuk e pjerdh kush. Pra, ne si shqiptarë jemi më të fortë po u bashkuam, logjikë e thjeshtë kjo, se sa të ndarë.

Le të vijmë te mini-schengeni Ballkanik. Dokumenti tregon se këtë plan-veprim, të inicuar nga Berlini, Merkel, e jo Beogradi e Vuçiqi, që po thotë Saliu e disa smirusha të tjerë, e kanë firmosur në Sarajevë në mars të vitit 2017 të 6 kryeministrat e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Tani pse 3 vende nuk ndihen të sigurta të vazhdojnë implementimin e kësaj marrëveshje dhe Rama vazhdon ta mbështesë, kuptojeni o turqeli, se nuk është faji i Ramës, as nuk është marrëveshje e inicuar nga Beogradi! Stop sharjet pa lidhje e baltën e urrejtjen e barkut arab! Se vjen dita e nuk duron kush kështu!

Ballkani ka qenë një fuçi baroti, qëkur turku na pushtoi dhe e hoqi emrin Gadishull Ilirik, na ndau ne shqiptarëve, na mohoi gjuhë dhe etni dhe na islamizoi. Pas turkut, dëmin më të madh na e bënë serbët e grekët, por edhe malazezët. Kohët kanë ndryshuar. Me luftë shihet se bilanci i shqiptarëve ka dalë me humbje… a do dimë të dalim nga psikika e luftës?! Kjo është sfida jonë. Duhet të mbështesim politikat integruese, edhe në Kosovë, se nëse populli atje mbyllet si në kurth, qysh po duan politikanët kosovarë e disa analista me bark, e jo me tru, ai popull do pajiset i gjithi ne pasosha serbë një ditë, kur Serbia të hyjë në BE!

Prandaj leni turbo-patriotizmat e lahutë-folklorizmat në Facebook e mediat online, se populli do bukë, nuk pyet për ju! Shqipëria ka ende problemet e saj të mëdha, por është vend i NATO-s, vend në hapje të negociatave me BE-në dhe Rama një politikan i nivelit të lartë, që ka marrë mbështetje ndërkombëtare nga SHBA e BE, për shkak të aftësisë së tij për të premtuar dhe kryer detyrat që duhet, e që aleatët tani sugjerojnë! Tani e kanë inat disa kosovarë se Rama nuk po sillet qysh po duan ata, por edhe kosovarët duhet të kuprojnë se paqja e jo lufta, ne shqiptarëve na duhet më shumë! Me luftë kemi humbur. Të kërkojmë të drejtat tona me paqe dhe të mbrojmë interesat tona e sovranitetin tonë!

Nëse Kosova nga komplekset që ka, mbyllet e izolohet, dëmton veten më shumë se tjerët. Ne e pamë Shqipërinë më 1990, si iku populli, nga sytë këmbët. Pse politikanët e Kosovës e disa analista kosovarë e kanë mbushë kacekun me bukë, të mos nguten, e t’i fryjnë arrogancës, urrejtjes e agresivitetit! Të shohin për zgjidhje paqësore, me negociata e bashkëpunim. Krimet serbe pikojnë ende gjak në Kosovë, por zotësia është me dalë nga qarku vicioz dhe mos me e kthye në gangrenë Kosovën me marritë tuaja, mos e ktheni Kosovën në gur varri, se u durojnë sa u durojnë, dhe u lëshojnë!

Rugova arriti t’i fitonte miqtë e Serbisë në Perëndim, me politikën e tij paqësore dhe me projektin e tij Kosova Republikë, e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë – ia ktheu miqtë kundër serbëve, aq sa e sulmuan për të çliruar Kosovën. Këta politikanët e sotën në Kosovë, po i humbin miqtë e Kosovës në Perëndim dhe më gjerë, me politikat e tyre arrogante dhe me hajnitë e tyre galopoante. Dhe jo vetëm që po e mbyllin Kosovën me Serbinë, por kam frikë se po vazhduan kështu, me arrogancë, egoizëm e naivitet politik, ata mund ta mbyllin Kosovën edhe me Shqipërinë… Pra, mund ta izolojnë Kosovën, këtë Republikë të re, që ka nevojë për hapësirë e lëvizje!

Ecni me ritmin e kohës dhe me logjikën e zhvillimit rajonal dhe Europian!