PAS PESË VITEVE ME ZEMRËN E TJETRIT

0
858
Qatip Mara - Amerika

Vdekja nuk duhet të na tremb më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë. Misteri vdekjes nuk duhet të na fus në panik,apo frikë,sepse njeriu nuk takohet me vdekjen. Më kanë thënë se kam vdekur disa herë në spitalin Nënë Tereza Tiranë, në spitalin gjerman Tiranë, në spitalin Torino, në spitalin Milano dhe në spitalin e Nju Jorkut. Kur zgjohesha nga koma që zgjatnin 3-4 ditë, në shtratin e spitalit ndjeja dhimbje të shumta të trupit, por nuk e dija se çfarë kishte ndodhur gjatë ditëve që kisha qenë në koma. Vdekja në filozofinë moderne është e tjetrit. Askush nuk e takon vdekjen. Vdekjen e ndjejmë kur na largohen nga jeta njerëzit që duam shumë. Janë të tjerët që e jetojnë vdekjen tonë.

Jemi ne që jemi gjallë që përjetojmë e ndjejmë dhimbjen e vdekjes së të tjerëve. Kur fillova jetën e dytë me zemrën e tjerit isha një fëmijë me trup të drobitur me shumë plagë nëpër spitale që më vishinin dhe ushqenin të tjerë, Kujjtesa më kishte ngrirë. Metabolizimi në organizmin tim hyri në një betejë të pandërprerë për mbijetesë me zemrën e tjetrit. Sfidat me kërcënimmet e vdekjes ishin në vitin e parë të traspalantit. Në vitin e dytë të trasplantit isha rritur nga fëmijë në një adoleshent me iluzione të shumta. Në vitin e tretë dhe të katërt të trasplantit rifitova disa energji fizike të moshës së rinisë së rritur,duke shkuar dy herë në atdhe me zemrën e tjetrit. Botova librat e kujtimeve që i kisha shkruar pas dy operacioneve të zemrës. Në vitin e pestë zemra e re më fuqizoi gjithë organizmin duke përballuar edhe punë fizike.

Duke ecur në vitin e 6-të të jetës sime të Dytë falënderoj familjen time, miqësinë që më kanë dhënë kurajo e optimizëm në vitet e vështira nëpër spitale. Falënderoj vendin e bekuar SHBA që më bëri dy operacione falas dhe më dhuroi zemër të re dhe në vazhdimësi spitali trasplantit Nju Jork më shërben falas me të gjitha shërbimet dhe ilaçet. Jetoj në kushte komode me kujdesin e familjes, të vajzës së shtrenjtë Brunilda, e cila ka sakrifikuar aq shumë për jetën time të Dytë, por malli për atdheun më djeg në gji. Edhe pse kam nënshtetësi amerikane, dëshira ime është të jetoja në atdhe,atje ku kam bërë jetën time aktive me ish nxënësit, kolegët, miqtë, e vëllazërinë time të pazvëndësueshme. Eci çdo ditë në vende të bukura me lulishte e urbanizim që noton në gjelbërim,por malli larg atdheut të lë pa gjumë.

Jeta ime e dytë me zemrën e tjetrit është vazhdim i jetës të parë që bëra në vendlindje e atdheun tim të dashur, e cila me kujtimet e fëminisë, të adoleshencës, rinisë, të jetës familjare e jetës pedagogjike nëpër shumë shkolla, të jetës shoqërore me miq e shokë më shoqëronte në ditët e netët e vështira në spitale duke më frymëzuar të përballoja sfidat me sëmundjen e zemrës. Për mua janë të përjetshme dekadat e jetës sime të parë që bëra në atdheun tim të dashur e jetova jetën aktive me zemrën që më kishte lindur nëna ime e shtrenjtë, por që e humba në Tiranë për moskuptim apo paaftësinë e klinikës mjeksore të urgjencës Tirana e Re, e cila më kuroi për helmim ushqimi duke më dërguar me regjim shtrati në shtëpinë e banimit. ku kisha kaluar në gjëndje kome.

Kalova pesë vite që po jetoj me zemrën e atij që ka ikur nga jeta. E vazhdimisht lutem te zoti që më dha shansin e jetës së dytë.

Sigurisht tani me jetën e dytë jetoj me kujtimet e atdheut tim të pazvëndësueshëm, por kam edhe atdheun tjetër USA që më dha shansin të jetoj jetën e Dytë, e natyrshëm ndjej mall për shokët e miqtë e mi larg oqeanit.

Qatip Mara
Nju Jork, 13.11.2019