KËNGË ESKIMEZE NGA ANONIMË

0
759
Eskimezët vallëzojnë

NJË NJERI ISHTE DUKE ECUR NË TË FTOHTË

Një njeri po nisej,
po nisej i vetëm,
ecte në të ftohtë,
ecte në erë,
po shkonte në Malin e Madh.
Pa diçka në borë
jo nuk ishte lepur,
nuk ishte thëllëzë,
as diçka e ftohtë.

Disa duar dilnin nga dëbora,
Duar të kafshuara nga dhelpra,
këmbë të kafshuara nga ujqërit.
Babai vështroi
pa folur.
Dhe i fshiu dëborën nga rrobat,
i fryu në sy,
i fryu në gojë,
mbështeti zemrën e tij,
mbi zemrën e djalit,
por djali mbeti i ftohtë,
dhe mbeti si gur i ngrirë,
i ngrirë si akull,
pas tre netësh babai
nuk mendoi më,
edhe humbi rrugën,
e harroi udhën,
nuk kishte më dritë,
dritë nuk kish në kokë.
Tani babai këndon.
Po këndon nën tendë,
këndon me eskimezët,
këndojnë të gjithë së bashku
këndojnë të djithë për djalin e tij.


Me ҫfarë shprehje të thjeshtë këndohet ankthi i babait i cili gjeti fëmijën të vdekur nga të ftohtit. Bëri ҫmos që ta sillte në jetë me frymën e tij, por djali mbeti i ngrirë nga të ftohtit. Atëherë babait nuk i mbetet tjetër veҫ të këndojë në çadrën e vet, të këndojë për birin e tij, dhe shkarkoi kështu, dhimbjen.

KËNGË PËR TË TJERËT

Të gjitha këngët lindIn
për njeriun
mes të një shkretëtire të paanë
herë – herë lindin si një dënesë ato

herë nga thellësia e zemrës sime në dhimbje,
herë si një e qeshur e gëzueshme
si shkulm nga gëzimi
që s’mund të mos ndIhet
nga jeta dhe bukuria e botës.
Pa e ditur sesi

lindin me frymën
fjalët dhe tonet

që nuk janë
biseda të përditshme
dhe bëhen gjë e vet atij
që di se si t’i këndojë për të tjerët ai.

DUKE KENDUAR NE SHI VAJTIM

Është i rrumbullakët ai
Është vezullues,
Është si një rruzull i vogël akulli në ujë.
Hidhet,
Valëzon,
Luan,
Si rruzull i vogël akulli në ujë.
Jek jek jek*
Ngrij sytë e tu,
Shikomë
Rruzullin e vogël të akullit në ujë.

Përktheu: Faslli Haliti

*jek – thirrje tipike e eskimezëve