Apartejdi antishqiptar malazez, në mes të Evropës në shekullin 21 !!

1
477
Partizan Cene

Nga Partizan Cene

Kjo është një arsye serioze, që shqiptarët në Tiranë e Prishtinë, duhet të protestojnë fuqishëm…

Te dhënat për Malin e Zi, thonë, se ky vend zë vendin e parë në Evropë për shtypjen e të drejtave të pakicave me kombësi shqiptare në këtë vend.

Megjithatë Evropa ia hapi negociatat, menjëherë dhe po thuaj fare pa kushte…
Po kështu u pranua në NATO, pa shumë bujë edhe pse shqiptarët aty shtypen e keqtrajtohen mizorisht për sa u përket të drejtave, për shkollim, për përdorimin e gjuhës shqipe, apo edhe për punësim .. !

Kjo ndodh kryesishtë vetëm me shqiptarët, pasi me serbët dhe boshnjakët gjërat duken shume më ndryshe ..!

Mjafton të shikosh të dhënat për komunat Plavë dhe Guci, ku shqiptarët, edhe pse të asimiluar me forcë ndër dhjetra vjeçarë, janë akoma 22% e popullsisë vendase, ku edhe 65 % të tjerë janë shqiptarë të kthyer në boshnjakë me detyrim, pasi vetëm kështu mund t’i mbijetonin represionit sionisto fashist të Malit të Zi.

Ja disa statistika për sa i përket kësaj që thashë më lartë .. për këto zona !
1- Në gjithë zonën e Plavës e Gucisë, ka vetëm tre shkolla në gjuhën shqipe nga këto vetëm njëra për arsim 9 vjeçar dhe dy vetëm për arsim katër vjeçar … !
2- Të gjitha mbishkrimet dhe emërtimet e rajoneve, qyteteve, lagjeve dhe rrugëve, janë sllavizuar 100 %,.. !
3- Nga 150 efektivë që ka policia rajonale, nuk ka asnjë shiptar ..!
4- Në asnjë komunë apo lagje, nuk ka drejtues shqiptar ..!
5- Në të gjitha komunat, personeli shërbyes dhe autoritar komunal dhe qëndror, është i ardhur, dhe jo vendas, dhe sigurishtë asnjë shqiptar .. !
6- Gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar nuk lejohet ne vende publike ..!

Ndihma ekonomike dhe përkujdesja sociale, jepet fare pak ose aspak për kedo që thotë fort se është shqiptar !!!

E çfarë mund të ketë më shumë se kaq, një vend që t’i thuash vend racist, dhe jo me kandidat për ne BE, siç është Mali i Zi ..

Qeveria shqiptare, për çudinë e të gjithëve ishte qeveria e parë që solli në parlament ratifikimin e pranimit të Malit të Zi në NATO, pa bërë në shkresën përcjellëse qoftë edhe një vërejtje për racizmin dhe keq përdorimin, që u bëhet shqiptarëve aty ..

Asnjëherë qeveria shqiptare, në asnjë moment nuk ka kërkuar nga qeveria malazeze, llogari për bashkëkombasit e saj që keqtrajtohen në këtë shtet racist ..!

Por siç e thashë më lartë, Evropa, i hapi krahët menjëherë dhe veçanërishtë Franca dhe Hollanda ishin ndër vendet lobuese për Malin e Zi, pra ishin lobuese për represionin dhe apartaeidin, që po zbatohet në Malin e Zi, në mes të Evropës në shekullin e 21-të..

Ka ardhë koha, që qeveria shqiptare, parlamenti shqiptar, të shikojë, të flasë e të kundërshtojë këtë badërdi antishqiptare që bëhet në Malin e Zi ..

1 KOMENT

  1. I nderuari Partizan,

    E kam nje pyetje apo kerkese nga ti, per nje çeshtje si vijon:

    Ti po thua se jane 22% Shqiptar, ndersa jane eshe 65% ish/SHQIPTAR, qe u konvertuan ne Boshnjak!!!!!!! Kjo eshte e vertete, por pytja eshte pse këta 22% nuk janë konvertuar në Boshnjakë… meqenese kanë jetuar ne rrethana te njejta me ata, qe u konvertuan ne Boshnjakë. A janë këta 22% SUPER SHQIPTARË… APO JANE ATA 65% SUPERTRADHETARË… apo diçka tjeter. Te lutem na e spjego.

    Ketu eshte problemi …e jo te MALI I ZI.

Komentet janë mbyllur.