BETEJA ME VETVETEN, DHE OPORTUNIZMI I SKAJSHËM!

0
545
Kuvendi i Shqipërisë

Retin Reka

Nuk besoj që një popull tjetër Europian, të ketë patur në historinë e tij një klasë politike që ti ngjajë asaj dhe kësaj Shqiptare, kjo edhe pse historia jonë që nga mesjeta e vonshme e gjer më sot është krejt e veqantë.

Ishim një popull që dolëm përfundimisht nga stadi etnogjenetik, dhe hyjmë në historinë e nacioneve në një mënyrë që shtangu gjithë kontinentin për densiterin e energjive, personalitetin e pamposhtur në çdo lloj rrethanë, dhe atë plazmim vlerash e virtytesh, që të paktën për kohën që flasim, nuk ka mundur ta demostrojë në atë shkallë, asnjë popull tjetër i kontinentit, i madh apo i vogël që të ishte.

Vendosja e administratës Osmane në vëndin tonë dhe pushtimi i gjatë ishte një e keqe shumë e madhe, por, jo fundi i botës, sepse shumë popuj të tjerë, shumë më të mëdhenj se i yni kishin të njëjtin fat.

Problemi ishte rezistenca e heshtur, dhe ruajtja me çdo kusht e flakës së lirisë, gjuhës, zakoneve, besimit mijjavjeçar të trashëguar, dhe identitetit të patjetërsueshëm…!.

Në vizitën e tij me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Bill Klinton përmendi diçka që unë nuk e kisha pritur kurrë nga një i “huaj”: “Ju e keni fituar betejën me të tjerët, tani duhet të fitoni betejën me vetveten”.

Së kush ishte roli i Tij dhe i organizmit ushtarak që udhëhiqte, për të fituar betejën me të tjerët kjo nuk besoj se kërkon ndonjë koment, sepse e dinë të gjithë.

Aty ku nuk mund të ndërhyjë dot për të ndryshuar rezultatin final, asnjë aleancë sado e fuqishme që të jetë: është beteja e dytë, dhe është pikërisht kjo që i trembet më shumë miku ynë më i madh dhe i vërtetë që kemi patur ndonjëherë.

Në betejën e madhe dhe të gjatë për të ruajtur vlerat tona themeltare të identitetit, shumë prej Shqiptarëve sakrifikuan gjithçka kishin përfshirë edhe jetën, për të dalë nga errësira e gjatë, me pashaportën e identitetit tonë nacional, dhe shumë të tjerë e shitën pa skrupull në këmbim favoresh të ndryshme.

Pikërisht ky lloj oportunizmi i skajshëm që zhduk çdo lloj vlere dhe identiteti, ishte edhe sëmundja më e rrezikshme kundër egzistencës sonë.
Po japim vetëm pak shembuj që përgjatë historisë tonë kanë patur një peshë të konsiderueshme, dhe që kanë kontribuar pa masë që ky popull të mos ishte më vetvetja.

Po fillojmë nga Ballaban pasha dhe Hamza Kastrioti, për të ilustruar se ku të dërgon oportunizmi i skajshëm politik, dhe dëmeve të pallogaritshme që i kanë shkaktuar vëndit të tyre, në çdo lloj dimensioni që mund ta analizojmë.

Gjithë periudha e gjatë e robërisë prodhoj brënda universit Shqiptar dy fenomene gjuhësore- kulturale, që luajtën role me kahje të kundërta deri në fundshekullin e XIX – të: Korifejtë e gjuhës, shkrimit, rezistencës dhe luftës për liri nga njëra anë, dhe korifejtë e asimilimit, skllavërimit, antiShqiptarizmit, si rrjedhojë e oportunizmit të skajshëm që zgjodhën përgjatë egzistencës së tyre.

Të parët formuan letërsinë e gjuhës së kulturës, të rezistencës dhe identitetit Shqiptar, ndërsa të dytët ( bejtexhijtë e shekullit të XVIII – të, letërsinë e pedofilizmit ( bejte erotike të pasamënikëve Osmane dhe Shqiptarve të konvertuar. për adoleshente ).

Kur popujt rrotull Shqipërisë po fitonin njëri pas tjetrit lirinë e plotë, dhe kishin ngritur në vëndet e tyre përkatëse të gjitha sistemin shkollor kombëtar, që nga ato te ciklit të ulët e deri tek universitetet, populli Shqiptar e kishte të ndaluar me ligj sulltanor, shkrimin, botimin dhe përhapjen e gjuhës së tij.

Kur në Berlin (1878)mblidheshin përfaqësuesit diplomatikë të fuqive Europiane, për të vendosur kryesisht fatin e popujve të Ballkanit: lidhja jonë: vetëm pak ditë para këtij eventi, i dërgonte këtij kongresi juridiksionin themeltar (praktikisht kushtetutë) e provincës “komb” Osmane Shqiptare, dhe besnikërinë ndaj saj.

Juridiksioni i ri, ishte kurorëzim i oportunizmit të skajshëm të klasës politike të kohës, dhe i shitej në tregun e përçudnuar të kohëve të mëvonshme si gur themeli.

Vetëm pak vite pas shpalljes së pavarsisë, për ti treguar gjithë botës së kohës “identitetin”, dërgohen në kasaphanën e Çanakalasë dhjetra mijëra Shqiptarë, për të rënë shehid për të ardhmen e një perandorie që kishte dhënë shpirt praktikisht me traktatin e shën Stefanit, dhe juridikisht në kongresin e Berlinit.

Oportunizmi i skajshëm i klasës politike Shqiptare të kësaj kohe. kishte dhënë shembullin më të qartë se ku mund ta dërgonte vëndin dhe popullin, ku dhjetra mijëra të masakruar në gadishulli n ë vogël të Gallipolit, ishin shënuar nga i pari tek i fundit, si nënshtetas me etnogjenezë, gjuhë, kulturë, zakone, kostume etj krejtësisht Turke.

As dhjetë vite më vonë: i vetshpalluri ( pa asnjë të drejtë trashëgimie të asnjë lloj dimensioni) mbret i Shqiptarëve, në kontradiktë me opozitën e kohës deri në fazën e zhvillimit të luftës civile për pushtet: për oportunizëm të skajshëm, thërret në mbështetje të forcave të tij për të shtypur kundërshtarët politikë, armiqtë më të rrezikshëm (sëbashku me Osmanët) të egzistencës së këtij populli: Serbët

Pas gjakderdhjes dhe shpërblimit të mirë premtuar aleatëve të tij të huaj, me llokmet më të mira tokash Shqiptare, që shkëlqesia i konsideronte çiflig, merr pushtetin, dhe konsolidon historinë e tmerrshme të o portunizmit të skajshëm të politikës Shqiptare.

Largimi nga Shqipëria në kohën e zezë të pushtimit, duke marrë me vete gjithë vlerën monetare të shkëmbyeshme në tregjet e huaja, vendoste krahas oportunizmit të skajshëm politik Shqiptar edhe provicializmin anadollak të mercenarizmit Shqiptar, që nuk kishte as më të voglën ide: se ka një sistem vlerash të pandryshueshme dhe të panegociueshme në asnjë lloj rrethane.

Me fillimin e luftës së dytë botërore, klasa politike Shqiptare kalonte në hell çdo lloj marrveshje dhe vlere politike – sociale, çdo lloj identiteti tjetër përveq “vëllazërimit” lindor i ngritur në ideologjinë më të rrezikshme të tjetërsimit, kontrolluar në detajet më parëndësishme nga eprorët ideologjike.

Duket “çudia” më e madhe e botës që apostujt e aplikimit të kësaj ideologjie, ishin pasardhësit gjenetiko- shpirtërorë të skllavërimit të madh.

Zbatimi rigoroz I gjithë platformës politike të Sllavëve të Jugut, dhe dirigjimi i plotë i tyre që nga themelimi i partisë komuniste e deri në kontraditën e madhe Stalin – Tito, tregonte qartë që: çfardolloj aksioni politik me një rëndësi të konsiderueshme aprovohej dhe hidhej poshtë nga më të mëdhejtë armiq që populli ynë ka patur ndonjëherë në Ballkan. Prishje e marrveshjes së Mukjes mes forcave politike Shqiptare, ishte kryekëput vepër e dominimit politik Sllav.

Lufta tjetër civile në Kosovë, dhe pjesmarrja e gjërë forcave partizanë kundër nacionalizmit, ishte aspekti i dytë domethënës i varësisë politike pa kushte të “lidershipit” Shqiptar. Oportunizmi i skajshëm politik i këtij “lidershipi”, zbatoj me përpikmëri planin B të Sllavëve të Jugut në Shqipëri, ( tashmë pa patur nevojë për prezencën e tyre), izolimin total të vëndit. Kur lideri i Sllavëve të Jugut me njëlloj antikonformizmi të padëgjuar ndonjëherë më parë në kampin e madh socialist, takonte dhe ftonte në Beograd personalitete politike perëndimore të planit të parë, si kryeministra, ministra të jashtëm e deri mbretëreshën e vëndit më imperialist të kohës : Elisaberën II – të të Anglisë, hapte dyert e vëndit oër të shkuar e punuar, vizituar, dhe kryesisht ‘studjuar në universitetet më prestixhiozë të perëndimit me mijëra e mijëra të rinjëve… lidershipi politik Shqiptar në të njëtën kohë, zhdukte çdo gjurmë të kulturës e ndikimit perëndimor, duke e kthyer vëndin në një shkretëtirë intelektuale të atij niveli që edhe Pol Poti do ta kishte zili. Shkatërrimit të forcave më regresive asimiluese të një pushtimi nga më të egrit në histori për më shumë se një gjysëm mijë vjeçari, ju bashkëngjit mes shekullit të XX të, aplikuar në skajshmërinë e oportunizmit në atë mënyrë që shpeshherë ua kalonin edhe eprorëve të tyre ideologjikë, duke e shëndrruar vëndin praktikisht në një kamp përqëndrimi të paprecedent në histori.

Në këtë klimë kur nuk egzistonte një klasë intelektuale që të përgatiste vëndin në një tranzicion të domosdiëoshëm, duke paraprirë fenomenin social – politik me një program vizionar strategjik, dhe për të ngritur urat e aleancave me “armiqtë tanë të përjetshëm”, të dalë nga guzhinat e ideologjisë shkatërruese Sllave, me pjatalarës Shqiptarë. Edhe në shkretëtirat më të mëdha je të globit, ka aty këtu ndonjë oaz, në shkretëtirën intelektuale Shqiptare nuk egzistonte një i tillë, kështu improvizohen intelektualët e ideologjizuar, ata që kishin pranuar për shumë arsye të ishin pjesë e diktaturës dhe makinës propagandistike të saj, ata që nuk kishin dhënë qoftë edhe me heshtje një shenjë të kundërt. Si mundet që një klasë intelektuale, që kishte qënë në një farë mënyrë pjesë e një formimi të gjatë, dhe një kontribues sado modeste në ndërtimin dhe mbajtjen në këmbë të një mostre të tillë si diktatura komuniste, të purifikohej brënda 48 orësh dhe të dilte në ballin e një lëvizje që kërkonte domosdoshmërisht një formim kultural perëndimor, një koherencë mendimi me misionin që do të kryente, një visionar i së ardhmes duke ju referuar eksperiencës dhe integritetit intelektual etj.

Fatkeqësisht ne nuk kishim nga ky soji intelektual i, dhe vëndin e tyre e zunë: aventurjerë pa asnjë lloj vizioni të vërtetë, intelektualë të ideologjizuar, me mëkatet të vogla e të mëdha që mbartnin, dhe sidomos mungesë koherencë totale e mendimit dhe veprimit të para dhe pas diktaturës. Me këtë përbërje heterogjene, me mungesën totale të vizionit dhe mëkatarë të së kaluarës në forma dhe densitete nga më të ndryshmet, përdhosnin edhe një lëvizje studentore, që në thelbin e saj, edhe pse e pa kalkuluar nga profesionistët mëkatarë, ( dhe pikërisht për këtë) ishte shumë më e besueshme, vizionare dhe kombëtare.)

Gjithë historia e mëvonshme tregoj se profesionistët mëkatarë tregonin për oaze në shkretëtirën Shqiptare që nuk egzistonin, dhe i vetmi oaz që egzistonte dhe që ata e posedonin në masën 100% ishte pushtet në të gjitha format që mund të konceptohej. E gjithë historia kryesorë e egzistencës sonë “demokratike” 30 vjeçare tregon pa asnjë lloj ekuivoku se e ardhmja demokratike ishte kompromentuar dhe përbaltur kaq shumë më të kaluarën, saqë është tmerrësisht vështirë që të dallohet prej saj. Kemi 30 vite që godasin dyerve politike të Europës, por, sapo të identifikojnë se jemi ne, na japim një flatushkë me detyra, dhe kështu ndodh sa herë na shkon mendja të trokasin përsëri, ata përsëri kanë të gatshme fletushën tjetër. Ata edhe pse kanë gabimet dhe fajet e tyre, të tonat janë në shkallën 1 me 1000 me të tyre.

Hipokrizisë, korrupsionit galopant, arbitraritetit politik të pashembullt, institucione politike që në vënde të tjera janë pesha gjeopolitike sociale të domosdoshmërisë jetike për një vënd, në Shqipërinë tonë përdoren rëndom për pazare lidershipi, organizmash politikë e klubesh mbështetëse pa ju dridhur qerpiku askujt për një veprim të tillë. Niveli i varfërisë, i papunësisë, kacafytjet për pushtet dhe shumë të tjera tregojnë qartë se kollonat e demokracisë i kemi ngritur me materialet e dikturës, në kemi varrokur diktatorin, dhe ngrejmë në qiell të maskuara me sllogane diktaturën dhe metodat që përdorte. Në jemi të aftë të formojmë turma dhe administrata me militantë të përbetuar, por, nuk kemi asnjë aftësi të formojmë një popull të së ardhmes!

Në bëhemi copë për të trumbetuar me të madhe një investim, një urë, merkato apo kullë të ngritur për qëllime propagandë, por, as edhe njëherë të vetme nuk kemi përmendur se çfarë është NACIONI.

Kjo vjen sepse nuk kemi idenë më të vogël se çfarë është, apo, sepse nuk mund ti shërbejë me efikasitet opotunizmit të skajshëm të klasës politike Shqiptare???

Do të kalojnë edhe 30 të tjera duke trokitur dyerve të Europës, dhe ata do të na japin fletushën e radhës të detyrave…..deri kur???
Duke u mbështetur në fakte historike që përmenda, dhe shumë e shumë të tjera që nuk i përmenda del qartë që në i kemi humbur të gjitha betejat me vetveten, të paktën në 200 vjetshin e fundit.

Sado baltë që të hedhin kundërshtarët politikë, mbi një figurë apo lidershipi të caktuar, mjafton vetëm koherenca, ndershmëria, vizioni dhe vendosmëria për ti shkuar projektit të tij deri në fund, dhe një dush në fund të ditës, për të nisur ditën tjetër i pastër, i purifikuar dhe shumë më i vendosur se më parë. As male me baltë nuk e varrosin dot dikë, nëse janë përdorur pa të drejtë dhe me qëllime të caktuara eliminimi politik. Nëse balta nuk vjen nga jashtë, por, nga brënda… As një ujëvarë, lumë, det a oqean nuk e lan dot baltën tonë, asnjë tempull në botë nuk mund të marrë përsipër purfikimin.

Klasa politike Shqiptare mendoj se e ka mbyllur ciklin e natyrshëm të gjykimit, dhe çfarë është me një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e këtij vëndi, duhet të mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur ciklin juridik të ushtrimit të këtij profesioni. Ka ardhur koha që një tjetër gjeneratë intelektualësh, me një vizion krejt tjetër, me një formim, dhe pa barrën e tmerrshme të mëkateve të vjetra, të marrë në dorë fatet e këtij vëndi. Fantazmat dhe idhujt e së kaluarës, nuk mund të shëndrrohet kurrë në apostuj të së ardhmes. Edhe për të hapur rrugën e zënë, kërkon kurajo …në momentin oportun…!