Çanakkale – gabim historik i shqiptarëve!

1
801
Çanakkale - shqiptarët

NGA FAHRI XHARRAKonica.al19.03.2019

Këngëtari elbasanas Medi Zena jep edhe një mesazh për Turqinë dhe popullin turk që “populli turk duhet të qëndrojë i bashkuar ashtu sikurse qëndroi i bashkuar në luftën e Çanakalasë.

Shqiptarët dhe Turqit kanë treguar me këtë luftë që janë vëllezër. Edhe ne sot duhet të jemi të bashkuar me popullin turk ashtu sikurse ishim në këtë luftë”….

Ai vazhdon rrëfimin e tij duke treguar se gjatë muajit të Ramazanit, Bashkia e Bajrampasha shtruan një iftar në Elbasan, dhe një grup i cili kishte ardhur nga Turqia i kërkoi të bënim një duet me këngën e Çanakalasë, në shqip dhe turqisht. “Ne do ta këndonim në shqip dhe ato në turqisht. Muzika ishte e njëjtë dhe nuk e kishim të vështirë të bënim këtë duet. “….. “ E madhe kjo! “ Deri kur?

Ngushtica e Dardaneleve, është kanali i hollë dhe i gjatë detar, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda.

Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s.[7], në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.

Beteja e Çanakkalasë ishte një fitore e madhe për Kemal Ataturkun dhe Turqinë , por një humbje historike në njerëz (shqiptarë ) të vrarë dhe në humbje të përkrahjes europiane për ne , dhe një mbamendje e keqe që do të na përcjellë historikisht.

Dr. Ibrahim Krosi, në “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët “, shkruan se “ Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët.

Ajo që i dallon shqiptarët e Jemenit nga këta të Çanakalasë është edhe ajo se këta të fundit iu përgjigjën thirrjes për luftë të shenjtë (xhihad), duke besuar se aty po mbrohej kalifati.

Natyrisht, ata nuk kishin informacion të saktë se Perandoria tashmë kishte përfunduar, se Sulltani kishte mbetur një relikt që rrinte në Stamboll, se po ndërtohej një shtet i ri kombëtar turk dhe nuk kishin informacion se cila ishte dobia shqiptare e pjesëmarrjes në atë kasaphane. Ndërkohë, derisa në trojet shqiptare ushtritë ballkanike greke, serbe dhe bullgare po bënin kërdinë, shqiptarët bërtisnin “Allahu ekber!” në Çanakala.( Zeqirja Ibrahimi ).

Në vitet 1914-1918, u zhvillua Lufta e Parë Botërore, ku Perandoria Osmane ishte në anën e Gjermanisë.

Kjo ishte arsyeja që ushtritë aleate të Francës, Anglisë, por edhe Rusisë, t’ia mësyjnë shtetit osman, i cili – po të mos ishte rezistenca që e organizoi Mustafa Kemal Ataturku – sot do të ishte një shtet i vockël në Azi të Vogël. Ndërkaq, ndër betejat më të lavdishme të kësaj rezistence ishte ajo që u zhvillua në zonën e Çanakalasë. Aty thuhet të kenë vdekur më shumë se 200 mijë ushtarë. . Por sa shqiptarë , dhe përse ? …..Ose, thënë ndryshe, manipulimi dhe indoktrinimi i të rinjve, duke i motivuar të marrin pjesë në fronte të këtilla. Derisa shqiptarët që iu përgjigjën kushtrimit për luftë të shenjtë në Çanakala edhe mund të arsyetohen, sepse ishte një botë me analfabetizëm thuaja të plotë, me informacione aq të pakta dhe aq vështirë të përcjella, është krejt e pajustifikueshme që në këtë kohë të zhvillimit marramendës të shkencës, teknologjisë, por edhe të teologjisë, të rinjtë tanë ende të manipulohen kaq lehtë.

Shqiptarët edhe në Çanakala nuk do të shkonin nëse do ta dinin se lufta e shenjtë ose xhihadi (në kuptimin etimologjik – përpjekja për avancimin e të mirës) për ta ishte në trojet e tyre për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjet shqiptare nga ushtritë ballkanike.

“Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren, Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqipëtarët e rënë në këtë Betejë kanë qënë të moshës shumë të re.Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një ,numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kurse Turqia tanimë pothuajse ishte tërhekur nga Ballkani,pas Luftes së Parë Ballkanike (Dr. Rustem Buzhala, Shqiptarët në Turqi, Prishtinë, 2011)”

Në 25 prill 1915 filluan betejat më të përgjakshme të luftërave të Çanakalasë.

Në orët e para të mëngjesit reparte angleze, franceze dhe të ANZAK-ëve, zbarkuan në Sedylbahir (Seddülbahir) dhe Arëburnu (Arıburnu). Repartet angleze që zbarkuan në kepin Arëburnu dhe përparuan drejt Xhonkbayër-it i priti divizioni i 19-të nën komandën e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjatë muajve maj, qershor e korrik u jetuan luftime të përgjakshme trup më trup. Pas ofensivave të madha turke në 9 dhe 20 gusht dhe sprapsjeve, anglezët dhe francezët e kuptuan që Dardanelet nuk mund ti kalonin dot as nga toka, dhe duke filluar që nga nëntori 1915 vendosën që ti japin fund luftës, dhe në 9 janar 1916 u tërhoqën nga Çanakaleja edhe forcat e fundit të armikut.

Ushtria turke duke i bërë ballë për një periudhë 6 muajshe sulmeve të armikut me një forcë që arrinte deri në gjysmë milioni, jo vetëm që i ndihmoi në një shkallë të madhe aleatët e saj, por luaji një rol të rëndësishëm edhe në ndryshimin e fatit të Luftës I Botërore ( TRT )

Tani një pyetje shumë e drejtpërdrejt: Çfarë kohe ishte kjo për ne shqiptarët. Deri sa dirdhej gjaku për Turqinë, çka kishte në tokat shqiptare? Luftë për ekzistencë, me grejun e serbin e malazezin e dreqin e mallkuar: To be or not to be!

1 KOMENT

  1. Asnje Shqiptar nuk ka qene ne betejen e Çanakalese… aty kane shkuar muslimanët te luftojne …jo SHQIPTARËT.

Komentet janë mbyllur.