LUBIA E ZEZË dhe DIMRI IDHNAK – dy tregime nga Bajram Bashota

0
674
Bajram Bashota

Bajram Bashota

LUBIA E ZEZË

tregim

Lubia e zezë e kishte ngulfatë atdheun. Re të zeza silleshin mbi atdhe. Çdo gjë ishte e ngulfatur. Vrastare ishte ajo, gjakatare. Edhe toka edhe qielli ishin të ngulfatur. Nëpër qiell fluturonin helikopterë e aeroplanë që villnin bomba e raketa vrastare. Sa të frikshme e sa të tmershme ishin ato zhurma. Fluturonte lubia mbi këtë qiell e këtë tokë të pa mbrojtur, por papritmas lubisë i dolën dragonjtë përpara dhe i thanë:

— Ndal lubi gjakatare, se ky vend ka zot! S’kishte lënë gjë të zezë pa bër ajo. Kishte vrarë gra e fëmijë, pleq e plaka, kishte djegë fusha e male se vetëm zjarrë villte nga goja. Tokës e qiellit i vinte erë baroti. Kur e panë dragonjtë se e teproi lubia, ata u ngjitën nga deti në qiell dhe u përlanë me te dhe e rrëxuan për dhe.

Gjëmoi toka kur u rrëxua lubia. Qielli u kthjellue e tokës ju kthye buzëqeshja. Brohoritnin gra e fëmijë që dragonjët lubinë e shtrinë për dhe, s’u ngrit më kurrë e vrauan pas dragonjëv gra e fëmijë, vrapuan dhe ju dhuruan lulet e lirisë. Broritni me sa fuqi që kishin : — Liri! Demokraci! Pavarsi!


DIMRI IDHNAK

tregim

Ishin vitet e pesëdhjeta, vite të varfërisë kosovare. Vite të dekadës së parë pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova bante në kurriz pasojat e luftës. Ishte varfëri e skajshme. Edhe fshatrave edhe qytezave edhe rrugëve edhe shtëpizave u vint një erë varfërie. Më kujtohen si sot ato pamja ,ato pejsazhe që kundërmonin erë varfërie.

Ajo dekadë ishte dekadë e varfënisë së madhe në fshatin tonë. Memzi njerëzit e përballonin at barrë të rëndë. Atëherë isha në moshë adoleshente dhe mbaj mend atë kohë e ato vite. Kulminacioni i kësaj gjendjeje arrinte në kohën e dimrit kur vinte. Jeta ishte e zbehtë, gjallëria ishte e pa dukshme. Standardi ishte i ultë i jetesës së njerëzve. Shumica e shtëpive në fshat ishin kasolla të mbuluara me kashtë thekre. Veshmbathjet ishin të thjeshta e të dobëta po edhe ushqime s’kishte të mjaftueshme.

Rruga e rrugicat e fshatit ishin plot lloç dhe vjeshtës e dimrit memzi kalohej nëpër to. Jeta zhvillohej me vështirësi. Mbaj mend në atë dekadë një dimër të acartë, një dimër polar po që fshatit i kishte shkaktuar edhe telashe të mëdha.

Çdo gjë ishte ngrirë atë dimër se ishte një dimër idhnak që u zbraz mbi fshat me gjithë fuqinë që kishte. Çdo gjë ngriu në fshat: fushat, malet, rrugicat.

Bora kishte mbërrirë trashsinë dy metra e që sipërfaqja e borës ishte bërë akull dhe njerëzit s’mund të shkonin as të fqinjët e vet. Tash që i kam mbushur të shtatëdhjetë e pestat nuk kam parë më asi dimri idhnak, asi dimri polar e asi dimri të pa mëshirshëm e të gjatë që shkaktoi telashe të shumta, besa edhe vdekje.

Ushqimet për njerëz ishin sosur, sepse mullinnjtë kishin ngrirë dhe s’mund të bluanin ata pak misër që iu kishte ngelur në shtepi. Edhe ushqimet për bagëti iu ishin sosur i u hiqnin pjesë të mbuluara shtallave për t’ua mbajtë shpirtin bagëtive gjer në pranverë. Shumë prej bagëtive s’e kishin pritë Shëngjergjin e bes pat edhe fshatar që i përpiu ai dimër idhnak. E unë që mbërrijta në këto vita kurrë më s’ përjetova asi dimri idhnak e të pa mëshirshëm deri më sot e që edhe ahat ( lisat ) në pyll gjëmoni e kërcitni në pyll nga acari i atij dimri, që mori jetëra njerëzish.