Arben Çokaj
Duhet parë me kujdes. Se si thotë fishta në në poezi, Nuk Din Shkjau Me Mbajtë Miqsí!. Por në fakt i shkrin kufinjtë e vendosur padrejtësisht nga historia ndërmjet shqiptarëve. Por dardha e ka bishtin prapa. Kaq keq na kanë rrahur e dëmtuar pushtuesit ne shqiptarëve, sa jo më romantikë, por as në mend nuk na shkon të themi, se Ballkani ka qenë dikur Gadishulli Ilirik, ku kemi sunduar ne! Na ka hyrë frika në palcë nga humbjet… nga pushtimet sllave e osmane…
Ne jemi mbledhur si kërmilli dhe ende numërojmë të rënat, jemi të mbushur me dyshim e pasigur, dhe tani sapo Kosova ka fituar lirinë, vjen një projekt tjetër, që ecën në fakt me logjikën e integrimeve të kohës, por eja e besoje se! Kosovarët nuk e besojnë! As Saliu.
Ngjan me Ballkaniadën, që pati propozuar dikur i ndjeri Adem Demaçi. Por ishte kohë tjetër atëherë. Demaçi shikonte të gjente një rrugëzgjidhje, që populli i Kosovës të dilte nga izolimi dhe makina e marrë ushtarake, që kishin krijuar serbët, kurse sot ky propozim i arsyeshëm, u duket shumicës së kosovarëve si kurth i ri. Rrasu edhe një herë nën serbë! Nuk i besojnë më serbëve dhe me të drejtë, edhe pse hanë përditë miellin kancerogjen, kiksat e plazmat serbe, etj.
Rama tbotë se projekti mbështetet nga SHBA dhe BE (Gjermania), të cilat duan të shohin një Ballkan, që i jep fund marrëzive territoriale e luftrave pa kuptim, për të vjedhë mallin e pronën e tjetrit. Ne shqiptarëve na intereson të mbajmë këto që kemi, se kemi frikë edhe të ëndërrojmë për më mirë. Pasi rinia po na ikën në Perëndim, si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë e Maqedoni, dhe përballja me realitetin e të ardhmes, ne na tremb në pavetëdije, pasi po humbim gradualisht edhe aftësitë për të mbrojtur veten, se po na duhet të hapemi, pa u konsolidusr ende mirë.
Dhe nuk e di, a do mund të konsolidohemi ndonjëherë, se pas komunizmit na ka hy një virus i keq, ai i islamit, që po na shkatërron përbrenda… Dhe duke qenë se nuk kemi besim në vetvete, nga përvoja e keqe që kemi me fqinjët e dhunshëm e grabitqarë, ne nuk mund ta ndjekim as hapin e kohës… Është ende shpejt, jemi ende të lënduar e të brishtë, edhe pse logjika e të ardhmes, do të jetë një integrim Europian dhe pa kufinj, nëse vjen ky moment një ditë, ngjashëm pikërisht me këtë Schengen Ballkanik, që po propozohet tani.
Unë jam për të treguar kujdes, për të provuar por me kujdes, beso e kontrollo, pasi armiqtë e djeshëm në luftë, e ka treguar Batoni e Ramiz Kelmendi, janë partnerë biznesi në kohë paqeje. Por kosovarët janë jo të djegur, por të pjekur nga dhuna e masakrat serbe, sa edhe pse ua hanë miellin e Batonit, e kiksat e plazmat, prapë nuk u besojnë serbëve. Do kohë dhe mirëbesim i qëndrueshëm, për kohë të gjatë, që besimi të rikthehet dhe të çelin lule në këtë ngricë të Ballkanit, të futur në konflikte nga fqinjët e liq, turku e serbi e fqinjët e tjerë.
Por ne shqiptarët duhet të kemi kujdes më shumë, se si do të veprojmë, dhe të mos bëhemi viktimë e vetë-izolimit nga pasiguria, se islami na ndikon për dreq, e Rama nuk i ka këto komplekse, madje as frikërtat, që me të drejtë i kanë shumë shqiptarë në Kosovë. Se Fishta thoshte dikur:
“Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta”
Tani nisur nga kjo paradigmë e Fishtës, ne copë-copë jemi bërë e po bëhemni si shqiptarë, a jemi more ne në gjendje të afrojmë integrim e bashkëpunim ballkanik? Pra, të mos vazhdojmë me ia ba sherrin vetes! Këtë hall po kam!
SCHENGENI BALLKANIK SI RRUGËKALIM I BUTË, PËR TË SHMANGUR KONFLIKTET E KRIJUARA NË HISTORI MES VENDEVE TË BALLKANIT…
Shqipëria e shqiptarët fitojnë se në Ballkan i shkrijnë kufinjtë e vendosur padrejtësisht e me luftëra gjakatare ndërmjet tyre dhe me Schengen Ballkanik mund të hyjmë “en block” në BE, përnjëherë me Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.
Serbia fiton sepse shmang retorikat nacionaliste të mbajtjes së Kosovës si territor të saj, që ende nuk ka hequr dorë prej kësaj ideje dhe duket se liderët serbë nuk e kanë të lehtë të dalin mdryshe nga kjo darë, nga ky kurth psiki, që i ka kapë serbët…
Schengeni Ballkanik duket se është një projekt win-win (fito-fito), ku të gjitha palët fitojnë…