Lutfi Coka
Si e don Shqipërinë
O rilindja ime!?
Atëdheun e bëtë
Copa e thërrime.
Kështu e doni Shqipërinë
Kuri ikën Rinia
Duke lënë prapa
Varfëri, pleq e plaka!?
Kështu e doni Shqipërinë
O rilindja jonë
Vendin e zhytët
Në krim e korrupsion.
Në krye oligarkia
Në pus Shqipëria
Këtë gropë të madhe
E vazhdoi Rilindja.
Prokurori zhduk provat
Për krimin që lulëzon
Për shkaqe të vogla
Rilindja të dënon.
Drejtësia jep padrejtësi
Liron të pasurit, burgos të varfërit,
Rilindja kështu e don
Si makina pa timon.
Po ushtrinë si e don
Krimineli që tund vendin
Merr shpërblim kuvendin,
Ordinerët në burg i çon
Se kështu rilindja e don!
Me gënjeshtra e mashtrim
Ju a vodhët besimin
Ne ju dhamë pushtetin
Ju na dhatë kurbetin….
Këtë që doni është ligësi
Këtë që bëni është tradhëti,
Tradhëti e ligësi
E pati PD e ka dhe Rilindja…
Rilindja ime
Me kënaqësi ligjëron,
Për jetë më të mirë
Në botë na çon!?..
S’ka jetë më të mirë
Se në vendin tim
Kur shoh të ardhmen
Plot me gëzim!
S’ka jetë më të mirë
Ndoshta në varfëri,
Kur jam pran familjes
Plot me dashuri!
Si të jem i lumtur
Në rrugët e botës
Si shegert i vuajtur
Në buzë të gropës.
Të mirën me të mirë
gjithkush e don,
Kur e mira më e vogël
nuk i mjafton!
Kur zhytur në varfëri
Pa asnjë shpresë
Largohem për më mirë
Para se të vdes!?..
Nuk është heret
Por është vonë
Këtë rilindje të mallkuar
Historia e ka dënuar…