Lulzim Basha merret i pandehur për lobim me para ruse, ja sa vite burg parashikon ligji

0
446
Basha si i pandehur

TemA8 nëntor 2019

Tashmë Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me çështjen lobimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha në SHBA, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Tiranës ka vendosur marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës, për çështjen e lobimeve.

“I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër license 3180.

Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”-thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Por, sa vite burg rrezikon Lulzim Basha nëse provohen akuzat për falsifikim dhe fshehje të financimeve ?

Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë Neni 287/ç në kodin penal ka të bëjë me pastrimin e parave. Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg.

Shënim: PD doli me deklaratë se Basha doli i pafajshëm…