Kujtimet që nuk të lanë të heshtësh për dy studiuesit e vyer Dr. Riza Sadiku dhe Mr. sc. Mehmet Gjoshaj

0
559
Mehmet Gjoshaj - Riza Sadiku

Nue Oroshi, para flamurit Nue Oroshi

Jeta me ecjakët e saja të takon me miq, dashamirë, studiues që me kalimin e kohës i bashkon mendimet dhe veprimtarinë qoftë atdhetare, kulturore dhe shkencore. Dy studiues të vyer që fati e deshti të punoj jo më pak se 15 vite me ta janë edhe tani dy të ndjerët Dr.sc.Riza Sadiku nga Kërçova dhe mrs.sc. Mehmet Gjoshaj nga Drenica. Dr. Riza Sadiku edhe Mr.sc. Mehmet Gjoshaj ishin dy studiues që vinin nga dy treva heroike siç ishin Kerçova dhe Drenica.

Ata me të filluar projekti i “Trojeve te Arbrit“ më, 12 – 13 qershor 2004 në Hamburg të Gjermanisë dhe derisa vdiqën për 15 vjet të tëra dhanë një kontribut të çmuar në ndriçimin e historisë shqiptare. Ishin dy studiues të zellshëm të cilët punuan me përkushtim. Temat e tyre ishin mjaftë të veçanta dhe kishin një përmbajtje mjaftë cilësore. Sa herë që takoja dr.Riza Sadikun dhe mr.sc. Mehmet Gjoshaj shihja në shpirtin e tyre një ngrohtësi shpirtërore, një mikpritje bujare që tregonte se të dy rridhnin nga familje të brumosura me traditat kombëtare. Ata me shumë zellë dhe përkushtim u angazhuan dhe punuan në Muzeun e Kosovës. Sa herë që iu bëja vizitë ata me dhuronin librat me të reja që kishin botuar dhe e shënonin më një respekt te veçantë.

Me kujtohen edhe debatët e shumta shkencore që bënim me të dy e në veçanti për historinë e Nacionalizmes Shqiptare duke përfshirë historinë e veprimtareve të Ballit Kombëtar ,Nacional Demokratës Shqiptare, Bllokut Kombëtar Independent, Lidhjes se Dytë të Prizrenit, Besës Kombëtare dhe shumë organizatave të tjera te atdhetarizmës shqiptare. Për 15 vite të tëra asnjëherë nuk ka ndodhur që këta dy studiues që së paku një temë me karakter shkencor, mos ta botojnë në librat e Shoqatës“Trojet e Arbrit“. Edhe pas shumë peripecive që kishte pasur dr.Riza Sadiku ku ishte operuar në zemër dhe i kishte vdekur djali shumë i ri ai gjente forcë për tu marrur me studime historike dhe shkencore. Edhe mr.sc. Mehmet Gjoshaj ishte një puntor i madh i cili gjithnjë gjurmonte tema të veçanta.

Ai nuk ankohej për çështje shëndetsore. Edhe vitin e kaluar që patëm tri sesione shkencore në Prizren, Lezhë dhe Gjakovë të dy këta studiues të vyer dhanë një kontribut të çmuar. Asnjëherë nuk do ta besoja se do të shkojnë kaq shpejtë në amshim dr.Sc. Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj. Ata të dy shumë shpejt shkuan në botën e amshuar. Kalimi i tyre në amshim u bë vetëm disa muaj afër njëri-tjetrit.

Dr.Riza Sadiku dhe mr.sc. Mehmet Gjoshaj dy historianë të vyer dhe dy atdhetarë të mirfilltë shkuan në botën e amshuar në heshtje. Madje ishte një heshtje që vret sepse edhe mediat e shkruara dhe elektronike nuk i dhanë fare rëndesi kalimit në amshim të dy atdhetarve dhe dy studiuesve të mirfilltë. Kontributi që dhanë për ndriçimin e historisë shqiptare mbeti i ngurosur në 17 librat enciklopedike që botoj Shoqata “Trojet e Arbrit“ për 15 vite si dhe në shumë vepra autoriale dhe studime të ndryshme historike. Sa herë që afrohen sesionet e reja dhe akadamitë shkencore, malli dhe mërzia për humbjen e studiuesve tanë vjen e shtohet.Asnjëherë nuk do ta besoja se darka e punës e vitit te kaluar para tri seisoneve shkencore do të jetë konsullta e fundit.

Aq u gëzuam dhe aq shkëmbyem mendime per punën shoqatës “Trojet e Arbrit“ në këtë takim në mes të kryetarit tonë shumëvjeçarë Prof.dr. Muhamet Shatrit, Dr. Riza Sadikut, Mr.sc. Mehmet Gjoshaj, Tomë Mrijaj, Dr. Besim Morina si dhe Nue Oroshi, sa që orët na u dukeshin minuta. Vërtetë java e “Trojeve te Arbrit“ kaloj si është më se miri.

Edhe Libri për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun deri më, 28 nëntor do të dalë nga shtypi me 50 autorë dhe 550 faqe në mesin e ketyre 50 temave janë edhe dy temat e dy studiuesve tanë të vyer dr.Riza Sadiku dhe mr.sc. Mehmet Gjoshaj.

Dhe përfund mund të them se madhështia e një studiuesi dhe një atdhetari nuk mvaret nga fjalët e thata që thotë por nga vepra jetsore që e lë pas. Dr. Riza Sadiku dhe mr.sc. Mehmet Gjoshaj lanë një histori të shkruar me forcën e argumentit shkencor.Veprat e tyre do t´iu sherbejnë gjeneratave të reja që ta shkruajnë në rrugen e mirfilltë historinë tonë shqiptare kurse Shoqata “Trojet e Arbrit“ do t´iu jemi mirënjohës për jetë të jeteve për punën që bëtë pa u lodhur asnjëherë.