Nga profili i autorit: https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10219907190653050
Koment
Shefqet Dibrani
Isa Mustafa, kreatori i LKJ-së, duhet të marrë shembull nga drejtori i AKI dhe urgjentisht të largohet nga LDK-ja. Pastaj nëse dëshiron Kryesia e LDK-së mund ta dekorojë me Urdhrin e AVNOJ-it, për merita të jashtëzakonshme, për futjen e konceptit përçarës brenda LDK-së. Kjo klientelë e ardhur nga RIINVEST, mund të nis procedurën për ta futur Isa Mustafën edhe në Librin e Rekordeve Guinness, pasi Ai është i vetmi komunist në të gjithë kampin e lindjes, përkatësisht në të gjitha vendet postkomuniste, që është zgjedhur kryetar i një Partie Demokratike pa qenë kurrë më parë anëtar i saj.
E të gjithë ne e dimë se bashkë me Isa Mustafën, në LDK, është kapërthurur klientela që anëtarësinë politike e ka në RIINVEST, në Organizata Jo Qeveritare, me ç’rast kanë zbeh rëndësinë e të qenit anëtarë i kësaj partie, dhe në anën tjetër kanë ndërtuar imoralitete të pafundme, duke shantazhuar e keqpërdorur edhe familjarët e personaliteteve të njohura në LDK, që i kanë keqpërdorur fatkeqësitë. Në zgjedhjet e sivjetme ranë Komandantët që kanë keqpërdorur gjakun e luftëtarëve, kurse në LDK ka ardhur një formë tjetër e Komandantëve, si një lojë me gjakun e familjarëve, vetëm e vetëm për ta shpëtuar Isa Mustafën, të cilit tashmë iu paska ngjallur ambicia për tu bërë edhe President i Kosovës.
Çuditërisht AKI, dhe as Prokurori i Shtetit nuk kanë nisur procedurë hetimore as penal për Këshilltarët e Presidentit të Dytë të Kosovës, të cilët ose nuk ditën për ta ruajtur e këshilluar Presidentin e Kosovës, ose qëllimisht e kanë shantazhuar se ndoshta ishin pjesë e shërbimeve antiamerikane brenda Presidencës së Republikës së Kosovës?! Kjo nuk dihet. Por, për fat të keq vetëm në Kosovë po ndodhë që këshilltarët e dobët dhe asi që mund të kenë shantazhuar qëllimisht Presidentin e Kosovës, të ngjiten në postin e Kryeministri ose të kenë pretendime për Kryeministre. Sigurisht edh ky rast është për tu regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.
Nëse deri më tash AKI-ja nuk është marrë me këto zhvillime antidemokratike brenda LDK-së, dhe kudo tjetër, tash e tutje duhet ti ketë parasysh edhe këto çështje, dhe bashkë me Prokurorin e Shtetit, duhet të nisin hetime të hollësishme për të qitur në pah se si përbiroi gjithkund dhe në të gjitha sistemet Isa Mustafa. Qoftë atëherë kur ishte strukturë e LKJ-së, qoftë kur ishte emëruar drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve në UP të Prishtinës, pa ia harruar edhe debatet e famshme për ndryshimet kushtetuese në favor të Serbisë, në të cilat është thënë se Isa Mustafa ka qenë mjaftë aktiv.
Ndërsa për afinitetin e tij përçarës mund të flasin Degët e LDK-së në Diasporë, atëherë kur ishte I.M. Ministër në Qeverinë e Bukoshit në ekzil. Pra atëherë kur përçau dhe sabotoi të gjitha përpjekjet e dr. Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës.
Çuditërisht atëherë kur LDK-ja bënte çmos për tu shkëputur nga Serbia, Isa Mustafa (edhe pse ishte azilant dhe kishte një rrogë minimale), në vitin 1994, bashkëthemeloi Institutin “RIINVEST”, ku thuhet se ishte aksionar, dhe se kishte qëllim për të përgatitur kuadër për sistemin serb në Kosovë. Pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, kjo klientelë vrullshëm u kapërthur në strukturat e LDK-së, pa qenë anëtarë të saj. Korruptoi maniakë lokal dhe eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij, duke spastruar LDK-në nga Elita Intelektuale dhe nga të gjithë themeluesit e saj, pastaj shkatërroi Aktivet e LDK-së si dhe Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani duke ndryshuar strukturën e partisë, ai arriti ta largoj LDK-në, edhe nga partneriteti strategjik me SHBA-të.
Ndryshimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, veçanërisht largimi i Drejtorit të AKI-së, bëjnë të mundur për të nisur hetime të detajuara për të gjitha veprimet antidemokratike dhe antiamerikane të Isa Mustafës dhe klientelës RIINVEST, e cila pa meritueshëm, pamoralshëm dhe në kundërshtim me të gjitha normat statutare e juridike, dhe në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike janë kapërthurur në LDK.
Në anën tjetër ne mendojm se ka ardhur koha që brenda LDK-së të nisin reforma rrënjësore, por kësaj radhe, elektorati i LDK-së nuk duhet me u mashtruar nga ata të cilët sabotuan procesin e reformave që patën nisur gjatë vitit 2015-2016. Kjo klientelë është identifikuar se janë me Isa Mustafën, të cilin në kundërshtim me të gjitha vlerat demokratike kanë qëllim për ta bërë edhe President të Kosovës!
Zot ruaje LDK-në, nga i ashtuquajturi “Brezi i Republikës” dhe reformatorët e rrejshëm!…
St. Gallen, 06.11.2019
*Publikuar në profilin e autorit në FB: https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10219907190653050