Por njerëzit me ndërgjegje e kujtojnë…
Bajram Kabashi
Sot u mbushën 24 vjet nga vdekja e Anton Çettes, por ky Njeri shpirtbardh dhe personalitet i madh popullor, – fatkeqësisht i harruar e pa përkrahje e mbështetje institucionale, nuk ka as ndonjë vend ku do të vendosej shtatorja e tij, megjithëse figura e tij qëndron e shkrirë në bronz për më shumë se një vit.
Sic bëhet e ditur, shtatorja e Profesorit Anton Cetta ende qendroka në atelienë e skulptorit Agon Qosja!
Vendi më i përshtatshem që do t’i takonte për vendosjen e shtatores, do të ishte Instituti Albanologjik, por sëpaku deri tash punonjësit e këtij instituti nuk u pajtuan që t’i gjenin një vend në oborrin e atyshëm, për dallim nga Instituti i Historisë që me kohë i gjeti vend historianit Ali Hadri.
A thua pse?
Duke menduar Sot për këtë sjellje primitive, joshqiptare dhe mosmirënjohje proverbiale, jo vetëm të Institutit Albanologjik të Prishtinës, por edhe të udhëheqjes së vendit të cilët, madje, gjejnë vend edhe për shtatoret apo “tyrbet” e personaliteteve të huaja e armike për ne, si ajo e Krala Milltina apo “Tyrbja e Sulltan Muratit” në Mazgit – pavarësisht se a i pyet kush apo jo; mu kujtuan disa fjalë të idhëta, që mi thoshte kur takoheshim e bisedonim me të, Profesori Zekeria Cana, miku e shoku i ngushtë i tij, fjalë që në atë kohë nuk kisha qef as që t’i mbaja në mend, të cilat mi pati përsëritë disa herë sa ishte i sëmurë Profesor Anton Cetta, duke e kujtuar faktin e hidhur se “familja e Profesorit nuk po ka para as për me ble barna për te…”
Për fat të keq…
Kështu me gjasë ne i harrojmë të gjithë ata që kanë bërë aq shumë për vendin e vet!
Isa Bytyqi poezi për Anton Çetën
——————————————–
Isa Bytyqi’19
Urtaku
Kurr shpinën vllaut
mos me ia kthye
as tinza n’shpinë
mos me vrâ
ngryk me marrë
n’t mire e n t’keq
se vllau yt nuk asht shkja.
Mure
me vlla mos me bâ
por me lule
mexhtë m’i mjellë,
gjakun tan
mos me poshtnue
se me shekuj
je nji pjellë!
K’shtu pat folë Anton burri
t’Çetta fjalë e t’urta pat thanë
vllau vllaun
pa krah pushke mos me lanë,
mos me rrnue f’mija
veç me nanë,
pa shkollë pa dritë
mos me pa ditë
e mos me e ditë
qi anmiku
asht
tuj nejt n’pritë…