Nue Oroshi
Edhe pas 24 vjetësh të kalimit në amshim, Prishtina nuk gjenë dy metra vend për Monumentin e Profesor Anton Çetta
Sot në Prishtinë është dashur të këtë festë dhe të gjithë shqiptarët së bashku pa dallim feje, krahine apo ideje ta vendosin Monumentin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.Por fatkeqësia është se një pjesë e elitës politike shqiptare që është në ikje së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës ShpendAhmetin e penguan këtë festë për profesor Anton Çettën.Edhe sot e kësaj dite Prishtina nuk gjenë një vendë për ta vendosur kolosin e kulturës traditës dhe pajtimit kombëtar profesor Anton Çetta.Kjo ide fillimisht ka ardhurë si fryt i dy shoqatave shqiptare “Trojet e Arbrit” dhe dhe “BISHZ-në” Zvicërr.
Këto dy Shoqata më datën ,7 qershor 2014 në Zvicërr organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrrës ku ju kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e professor Anton Çettës si dhe Monumenti i professor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë. Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua. Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian që dëshiron ta ketë Monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatian që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.
Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i Monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit drejtuesit e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e Monumentit të profesor Anton Çettës.Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjën e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre.
Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit. Shpend populli ta trogoj vendin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, njëra ndër këto arsye se pse të gjuajtën nga politika është edhe ky rast i bllokimit të vëndosjes së Monumentit te profesor Anton Çettës në Prishtinë.
Ne do të presim edhe disa muaj se çka do të ndodhë me vendosjën e këtij Monumenti nëse neglizhohen punët ashtu siç janë duke shkuar përseri do te thirrën shqiptarët nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në mënyrë solemne do ta vendosim Monumentin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Shpesh e mendoj se si ka mundur ai drejtor i Instutit Albanologjik, ta vendos nënshkrimin për të mos u vendosur Monumenti i profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Mos qofsha në lëkurën e juaj! Kurse at Gjergj Fishta do t’iu thoshte:
“Ore te shkretë, ore të mjerë që u ka marrë koka erë.“