Gazetar më antishqiptar se sa Berat Buzhala nuk ka

0
591
Silvana Berki

Nga Silvana Berki, 2 Nëntor 2019Rrjetat.com

Berat Buzhala - oped - Express
Berat Buzhala

Gazetar me antishqiptar sesa Berat Buzhala nuk ka. Ne dukje tentativat e tij për ndërhyrje kritike si gazetar ndaj politikave të Kosovës dhe asaj shqiptare të Shqiperise, në dukje janë në rregull. Gazetari duhet të jete kritik me fenomene qe demtojne procesin e zhvillimit te te gjithe shoqerise.

Puna eshte se ne diskutimet e tij televizive, ne komentet e tij shpesh shfaqen ambicje te opinioneve personale, sesa te asaj shoqerore apo kombetare. Me terhoqi vemendjen debati qe u zhvillua ne nje nga programet televizive te Kosoves ne 31.10, ku ishte i ftuar ministri Gent Cakaj.

Aty u permend Rugova dhe doktrina e tij mbi konceptin e demokracise dhe te simboleve kombetare. Intervenimi i Buzhalës, në mbrojtje te kufijve te veriut, duket si nje qasje patriotike, duke gozhduar çdo tentative te politikanëve qe guxon nga naiviteti apo suprioriteti te shkeli te drejten kombetare sipas tij. Por kur vjen puna per bashkimin e kombit, ai eshte armiku me i madh i ketij mendimi, enderre apo procesi te kombit.

Eshte qesharake kur mundohet t’i keqinterpretoje edhe idete e Rugoves si pro identitetit Kosovar dhe jo te atij kombetar, ku me shume takt dhe zgjuarsi Genti e sakteson duke i thene: ”Simboli i Ibrahim Rugoves eshte shume shqiptar”.

Po ashtu Rugova thote: ”Pamvaresia e Kosoves eshte kompromis, per shkak se aspirtata origjinale duhet te ishte bashkimi kombetar”. Me ”shume shqiptar“, ai e ka fjalen per kombin ne teresi dhe jo nje krahine siç eshte ajo e Kosoves, te cilen prap Buzhala mundohet t’i gjeje simbole per perçarje, siç e percakton me fjalet Dardani dhe jo Iliri.

Eshte mire te shkojë dhe ta studjojë mire historinë, se Dardania ka qene dhe eshte pjese e territoreve te medha te ish-Ilirise. Sot interesat e popullit te Kosoves jane vetem çeshtje kohore, te cilave kurre nuk do t’u largohet problemi i kombit ne teresi, derisa te gjendet nje zgjidhje, e cila garanton qendrueshmeri ndaj ambicjeve dhe politikave te jashtme. Per kete kerkohet patriotizem e jo anti-shqiptarizem.

fundjave te bukur!
Silvana