Zymer Mehani
Me rastin e ditëlindjes
Ti, o Çlirimtar!
(Zahir Pajazitit)
I.
Ti, o Çlirimtar,
Emër i lavdishëm,
Ar edhe thesar,
Kujtim i amshuar,
N’Flamur i lartësuar.
Ti, o Atdhetar,
Me t’guximshmen zemër,
Kujtim yti emër,
I forte si çeliku,
S’të mposhti armiku.
Ti, o Burrë shqiptar,
Diellon rreze-ar,
Je yll shkëlqimtar,
Gjakun derdhe gurrë,
Për Shqipe dhe Flamur.
Ti, o Trim dai,
I shenjtë emër ti,
Mbushur plot lavdi,
E ndezur shkëndi
N’timen poezi.
Ti, o Zemër zjarrtë,
N’skëterrë dritë e artë,
Përty n’zemrën time
Porsi det me dallgë,
Seç po jehojnë këngët
Lart edhe më lart.
Ti, o Trim kombëtar,
Ndër shokët i rrallë,
Prore je i gjallë
Si trimat e Motit
N’epikë dhe përrallë.
Ti, o Zemër burrë,
Shqipe në Flamur,
Pushka jote e gjatë
Mandatë për armikun,
Tradhtarin e t’ligun.
Ti, Hero shqiptar,
U bëre shpëtimtar
Si vullkan me llavë
I atdheut t’përgjakur,
T’ djegur e t’përflakur.
Ti, trim i uruar,
Nga Zoti i bekuar,
Je yll i pashuar
N’përjetësi i lartësuar.
II.
Me trimërinë Tënde
Mburret mbarë Kosova
N’monument madhështor
Prishtinën e ruan
Ti o Komandant
Që për Ty s’ka mort
E mahnite botën
Pleq e t’rinj të duan
Populli t’i admiron
Dhe të kujton gjatë
U shndërrove n’mermer
n’shtatore të lartë
E përshkoi epokën
Heroizmi yt
madhështor si n’balada
Madhështor si n’epikë
Bashkë me Legjendarin
Komandant Ademin
Komandant Zahir
koha t’nxori n’dritë
I madh në trimëri
I rreptë për armikun
Triumfove prore
Për t’shtrenjtën liri
Barot, pushkë e top
Rrufe për armikun
U shndërrove n’legjendë
Zahir Pajaziti
III.
Me ëmbëlsi më buzëqesh
Portreti në mur
Tërë dashurinë ia fali
Shqipes në Flamur
Më vështron me sy
Më duket se më flet:
“Jeta pa liri,
Jo s’mund t’quhet jetë”
Në gaz e shqetësim
Atë vështrim e ndjej:
“Pa u shuar gjer më një,
Armiqtë s’kalojnë këndej”
IV.
(Zahirit, Edmondit, Hakifit)
O Zemra besnike
Të atdheut shqiptar,
E di shumë mirë, pasha Ju,
Se Ju u lindët
Në kullat krenare
Dhe të fortë – shkëmb
Për të jetuar gjatë,
Gjer në përjetësi.
V.
Në çdo cep t’Atdheut,
Jua shkruajmë emrat e artë
Se Ju prore mbetët
Triumfues, kryelartë.
Kosova lulëzoi
Nga gjaku juaj gufues,
E Ju prore mbetët
Kryelartë, triumfues.
Ju që trimërisht
Luftuat skëterrën,
Me gjakunTuaj t’ kuq
Na sollët PRANVERËN.
VI.
ZAHIR, vëlla,
Lumë Llapi që t’ka!
Për të e dhe jetën,
Për lirinë, të drejtën.
Gjaku Yt i kuq
U ngrit në flamur,
Krenohemi me Ty,
Nuk të harrojmë kurrë!
Në kopshte e shkolla,
Ty fëmij’t t’ përmendin,
Të gjithë shumë Të duan,
Të gjithë ta dine emrin.
Përherë të kujton
Llapi ilirik,
Për të e dhe besën,
I mbete besnik.
Lavdi, ZAHIR trimi!
Lavdi jetë e mot!
Sa t’jetojnë shqiptarët,
Ti s’harrohesh dot
VII.
Nëpër male,
Nëpër fusha,
Pa ia nda luftove,
Bashkë me shokët tu
Lirinë e fitove.
Këngët më të bukura,
Sot për Ty këndohen,
‟Kombi e atdheu,
Me dije lart’sohen”.
Me gjoks para tankut,
N’beteja, n’llogore,
Ti e fale jetën
Për liri, fitore.
Me lule pranë bustit
Me zemërTë thomë,
Lavdi ZAHIR trimi-
Krenaria jonë!…
VIII.
Ai është legjendar,
N’këtë shekull t’venitur,
Hyri n’histori
Nga portë e papritur.
Tash tërë bota e di,
Ishte bir i maleve.
Lindi porsi Diell
Lirinë të na mbjellë.
Të Tijin ideal,
S’pat fuqi që e ndalë.
IX.
(Zahirit, Edmondit, Hakifit)…
Yje keni për të mbetur,
Kudo do të bëni dritë,
Vogëlushët në shkolla,
Për Ju po mësojnë çdo ditë.
Prore do t’jeni Yje,
Dritë do t’bëni kudo,
Jetën për ne e falët,
O trima, o heronj
Yje për të mbetë keni,
Dritë do t’bëni përherë,
“Pa liri të popullit
Jeta nuk ka vlerë”.
X.
Askush s’mundi që t’ju ndalë
Se ishit porsi vale deti
Vrullin askush s’jua ndaloi
As regjimi e as mbreti
S’ju ndaluan erë as dallgë
As stuhi e furtunë
Ideal patët lirinë
Për atdheun që e deshët shumë
Çdo pengesë e shembët shqim
Sot Jeni symbol lirie
Zahir,Edmond,Hakif, o trima
Ju pinjollë t’k’saj shqiptarie
Kudo veprat ju përmenden
Në kopshte e fabrika
N’përjetësi ju shkruhen emrat
Kurrë s’e ditët çfarë është frika
XI.
Ti je trim
Dhe jeton gjithmonë
Në zemrën e kombit tim
Trim je ti
I vogël dhe i madh
Për ty ruajnë dashuri
Trim ti je
Më armë në dorë e plot guxim
Ia sole larine atdheut tim
XII.
(Zahirit, Edmondit, Hakifit)
Nga gjoksi hoq’t zemrat
I shndërruat n’plumba
E plumbat e pushkës
N’zemra i shndërruat
Për Kosovën trime
Këtë atdhe të shtrenjtë
Dhe gjakun ia falët
Shqipes pa u hamend
Lulëkuqe ka emrin
N’të lulëkuqet rriten
Me ngjyra t’Flamurit
Gjer në qiell harlisen
Me shekuj Shqiptare,
Kala gur mbi gur
Rrofsh, Kosovë dardane-
Shqipe në Flamur
XIV.
Vitet fluturojnë ngadalë
të gjithë plakemi ngapak
por ty nuk të plakë koha
i dashuri komandant
I gjallë do t’mbetesh përherë
jo pse të kanë skalitur në gur
Porse gjakun ia dhurove
Shqipes dykrenare në flamur
Do të kalojnë vite, dekada e shekuj
Prore i ri do të mbetesh gjithmonë
E nga toka mëmë ti kurrë s’do të tretesh
Komandant i dashur – krenaria jonë!