Ky është romani i parë shqiptar horror i shkruar nga një kosovar dhe titullohet “Psycho”. Romani është shkruar nga Ilir Muharremi dhe ai jeton në Prishtinë. Letërsia jonë ka mungesë të këtij zhanri dhe autori Muharremi e sheh të rëndësishme që edhe në Ballkan të trajtohet një lloj i tillë. Romani trajton dhunën ekstreme, prerjet, kanibalizmin, zërat e frikshëm të cilët i dëgjon personazhi kryesor, por shprehë edhe në të njëjtën kohë dhimbje, dhe vetëkënaqje. Një numër çuditërisht i madh kritikësh dhe lexuesish thonë se ky është një ndër librat më të mirë që kanë lexuar. Është relativisht i shkurtër, i shkruar shumë mirë, dhe krejtësisht i çuditshëm e i pazakontë. Nëse pushtimet nga djajtë ju frikësojnë, shmangeni këtë libër, ose lexojeni menjëherë, nëse ju pëlqen të frikësoheni.
Horrori te ne në Kosovë dhe Shqipëri nuk është trajtuar fare, andaj kërkojeni në librarit e Kosovës romanin e parë horror ‘Psycho’. Po ju shkëpusim një fragment horror nga ky roman:
“Do ta pres sikurse dardhën zonjë në mes. Të filloj, mos lëviz, çdo lëvizje më tërbon dhe është e kotë. Qetësohu se e njëjta gjë është si të lëvizësh si të qetësohesh unë kam vendos të të pres zonjë. Pak për lojë do e bëjë, pak për qejf, pak për shije sepse ma kënda mishin e njeriut, jam nevrikosur me ju që rezistoni. Më poho diçka: sot ndiheni më pak e kënaqur nga vetvetja se ditët e kaluara? Po pres ndonjë përgjigje, por e di që e kotë është lumturia ka marrë tashmë fund, ferri është pranë. Me gjakun tënd do ta spërkas trupin, kurrë s’ke qenë e zonja të ngjitesh në shkallët e dashurisë sime bushtër, putanë e keqe. Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta…
Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira?..”
Ilir Muharremi ka përfunduar edhe pjesën e dytë të romanit “Psycho”, ai do të del shumë shpejt në libraritë e Kosovës dhe titullohet “Psycho II”.