Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit u vranë dhe iu zhdukën varret

0
3437
Kongresi i Manastirit - pjesëmarrësit

Nga voal.ch | 22 nëntor 2016

Intelektualët shqiptarë që organizuan kongresin e Manastirit, hartuan alfabetin shqip si dhe hapen shkollat në gjuhën shqipe u vranë, si dhe ua humbën varret.

Gjergj Fishta, kryetar i komisionit të Kongresit të Manastirit, teolog, diplomat e shkrimtar i shquar, i cili do të mbajë dhe fjalën hyrëse e kryesore në këtë kongres, gjatë sistemit komunist ia zhdukin varrin dhe eshtrat.

Me urdhër të strukturave të shtetit komunist të Shqipërisë eshtrat e Fishtës zhvarrosen nga Kisha Françeskane e G’juhadolit.

Ekzistojnë dy versione të zhdukjes së eshtrave të tij ai se u mblodhën në një thes çimentoje dhe qëndrojnë për tri ditë në një nga zyrat e ndërmarrjeve të ndërtimit.

Sipas burimeve të ndryshme, thesi është hedhur pas tri ditësh në rrjedhën e lumit Drin në Shkodër, apo versioni tjetër i dhënë se eshtrat janë hipur në një karro për t’u transportuar.

Në Kongresin e Manastirit u vendos që të themelohet “Shkolla Normale në Elbasan” një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj.

Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi, nënkryetari i kongresit.
Por, edhe Gurakuqi, më 2 mars të vitit 1925 vritet (nga një i paguar nga Zogu) në Bari të Italisë.
Intelektualët shqiptarë që përhapnin alfabetin shqip, arrestoheshin, internoheshin e vriteshin.
Ata ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të qeverisë turke, greke si dhe atyre të vendeve sllave.

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani përhapi në Shqipërinë e jugut shkollën shqipe.
Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke.
Tri herë ia dogjën shtëpinë dhe librat shqip. Ndërsa më 24 Dhjetor 1917, u vra në një pritë, duke ia prerë kokën.
Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe.

Gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.
Në Vlorë atdhetarët arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes.

Ndërsa në Gjirokastër një nga përhapësit e arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.
Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik nga turqit.

Në prill 1904, intelektuali Petro Nini Luarasi arratiset nga burgu, ku ishte mbyllur nga qeveria turke dhe u strehua në SHBA, si emigranti i parë politik shqiptar.
Më 1908 u kthye në Shqipëri së bashku me disa miq e farefis. Mori pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit.
Kurse vdiq në gusht të vitit 1911, dyshohet se u helmua.

Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe.
Mirëpo ndërruan mëndje kur mijëra katolikë dhe myslimanë shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine.

Në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit.

Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe të vazhdojnë protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.

Pas fillimit të luftës filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët, dhe këto dy qytete shqiptare mbetën nën Maqedoni.

Siç dëshmohet nga të dhënat historike të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u vranë nga serbët, disa u burgosën.
Familjet ortodokse shqiptare që mbetën aty (Manastir), me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur identitetin dhe dinjitetin e tyre shqiptar.