Arben Çokaj, 28 tetor 2015 ·
Një psikologe, në një postim timin (https://www.facebook.com/acokaj/posts/10206864708511587…), ku paraqitet një video me një vajzë të vogël shqiptare të arabizuar, më bën këtë pyetje:
Ana Ana: zoteri i nderuar! Me gjithe respektin ju dukeni sikur ju paguajne per te bere postime te tilla (gje qe eshte shume e perhapur keto kohet e fundit), prandaj publikoni dhe tema te tjera here pas here (sugjerim) se te gjithe jemi njerez, respektojme njeri tjetrin besimet pikepamjet dhe opinionet e te tjereve. gjithe kete dije qe keni shfrytezojeni ne te mire te komunitetit atje ku eshte e nevojshme, nuk besoj se ne Shqiperi problemi qendron te besimi fetar. Problemet qendrojne te korrupsioni, papunesia, varferia, te njerezit qe vriten cdo dite me dhjetera edhe pse nuk ka lufte. sikur te kishin pak besim asgje prej ketyre sdo ndodhte. Kur te jene rregulluar keto atehere mund ta konsideroni besimin si nje problem e te diskutoni mbi te. Mendimi im!
==> Unë i përgjigjem:
Ana Ana, dikë e paguajnë për propagandë fetare, e di, por mund të ketë edhe nga ata, që paguhen për të kundërtën. Unë nuk paguhem për këtë punë, dhe ka më shumë se një vit, që merrem me këtë çështje, pasi shumë njerëz që pretendojnë të kenë dituri, ose që mund të kenë edhe një farë diturie në Shqipëri, kanë rënë viktimë e vlerësimit sipërfaqësor të këtyre çështjeve, për arsye të ‘respektit’ për besimet fetare.
Si psikologe, problemi nuk qëndron tek besimi fetar, thua ti. Unë mendoj të kundërtën. Jo në mënyrë absolute, por ku nuk hyn dija, e hyn feja, problemi është pikërisht besimi fetar, sidomos besimi islam. Shikoje vetë këtë vajzën e vogël, a të duket si shqiptare? Apo si turko-arabe? Unë mendoj se kjo ngjan si turko-arabe. Atëherë, pse u dashka të më paguajë dikush mua, që të mbroj identitetin kombëtar shqiptar? Pse ne shqiptarët kujtojmë se dikush duhet të na paguajë edhe që të mbrojmë veten, kur në fakt, të gjithë ata që paguajnë, turko-arabët sidomos, që i mbushën trojet shqiptare me shurdhatriçe, paguajnë jo për interesat tona, por për interesat e tyre, për të na bërë ne si veten e tyre, në mentalitet, në kulturë, në sjellje e veshje!
Gjatë pushtimit 523 vjeçar osman, shqiptaëve iu mohua gjuha, nuk u konsideruan si etni, dhe për rrjedhojë mbetën edhe si popull injorant, i cili mund të manipulohet më lehtë se një popull i ditur. 5-6 milionë shqiptarë në Turqi, as sot nuk e kanë të njohur gjuhën e tyre as në shkolla e as në media. Për rrjedhojë, ne na u imponua feja islame si besim gjatë pushtimit turk, e sot kemi në mënyrë të ndjeshme mentalitetin turqeli si dominant në shoqëri, i cili ushqehet edhe nga kultivimi i islamit në shoqëri. Ti me dijen tënde thua se besimi nuk është problem, por besimi, feja krijon një ndjenjë të brendshme te njerëzit, te shoqëria, kjo sipas filozofit francez Le Bon, kështu që shoqëria jonë ka një ndjenjë të brendshme jo-shqiptare, por turko-arabe. Ndjenja e brendshme i duhet një populli të formojë karakterin dhe kombin. Prandaj, nëse ne jemi në kushtet e një turme, më shumë se të një populli të organizuar, kjo vjen pikërisht nga kjo ndjenjë e brendshme turqelike e jo-shqiptare që kemi, duke injoruar përditë interesat tona.
Dhe vlerat e shoqërive myslimane ne i mbrojmë më me fanatizëm se vlerat tona shqiptare – synojmë pra psikologjisht të marrim vlerë, identitet, nga vlerat primitive të shoqërive myslimane, turko-arabe. Kjo po duket edhe tek komenti yt, i mësipërm. Atëherë pse unë u dashka të paguhem, për të mbrojtur interesat tona, kurse ti, që mbron interesat arabe-turke të shoqërisë sonë, në emër të respektit për besimin e tjetrit, e bën këtë nga ndërgjegjia apo morali?! Pse interesat arabe-turke të shoqërisë sonë, mendon ti, pse feja e tyre, neurozat që ajo krijon që fëmijë, qenkan më me vlerë se interesast tona, se orientimi jo-fetar, por racional i shoqërisë sonë? Platoni thoshte që para se feja të lindte e shpërndahej: “Kij mendjen or mik, se humbet gjënë më të shtrenjtë që ke në jetë (mendjen, pra), pasi është më e vështirë të zgjedhësh dijen në këtë jetë, se ushqimet në treg!”
Korrupsioni, krimi, poshtërsia, mos-respektimi i ligjit, hallakatja e shoqërisë sonë vjen si rrjedhojë e orientimit të gabuar të shoqërisë dhe ndikimit turqelik e islamik të saj. Kjo është edhe arsyeja, pse unë, pa pagesë, por demode për kohën e sotme, në mbrojtje të interesave të qenies shqiptare, i kam ngritur këto tema për diskutim. Prandaj unë dijen time e përdori për këto diskutime, se pa rregulluar orientimin racional të shoqërisë sonë drejt një mendimi të arsyeshëm, drejt një ekonomie funksionale, ne do e humbasim kohën kot në aktivitete fetare e irracionale, që sipas Erich Fromm janë të pafrytshme. Është sikur ne jemi nisur për në Evropë, por rruga na devijohet vazhdimish nga kjo tërheqje e brendshme drejt regresit dhe po përfundojmë gradualisht nën standardet e Turqisë.
Pra, fillojmë të ëndërrojmë nga paaftësia jonë, që të bëhemi si Turqia, se më shumë nuk mundemi. E kjo nuk qenka e rëndësishme të diskutohet? Atëherë pra, si duhet ta shmangim këtë devijim, që jemi duke bërë si shoqëri? Pse duhet në emër të All’ahut, ne si shqiptarë të jemi skllevër kulturorë etj. të turkut e arabit? Ne kemi një kulturë të trashëguar, që qëndron më lart se ajo arabe-turke, përse duhet ne ta ulim veten në nivele primitive, të disa manualeve beduine të shekullit të 7-të? Kush duhet ta orientojë shoqërinë tonë drejt progresit, e jo regresit?!