Nga Charles Bukowski, KultPlus.com – 21 tetor 2019
Një grua që të vret me vetëbesimin e saj, madhështinë, hijen e rëndë të një sundimtareje,
një grua që peshon karakter e që të vret
me mendimet e saj, e sigurtë për botën e saj;
një që është pronare e trupit dhe shpirtit të saj.
Një që duket e ftohtë dhe egër, por që mund të të vrasë me ëmbëlsinë e zemrës.
Një që adhurohet nga burrat e mëdhenj dhe urrehet nga gratë e vogla.
Një që thotë jo aty ku nuk ka vend për vlerën dhe respektin e saj, një që vështirë thotë po, jo nga frika as nga guximi i tepruar.
Një që nuk admirohet vetëm për bukuri, sepse bukurinë e ka si bonus dhe jo si shkallë arritje, as si mjet joshje për t’i marrë gjërat që i do. Ajo mundohet shumë për veten dhe punon që të jete dikush në jetë, që nesër asnjë, askush mos ta shkelë.
E kështu nuk ka gjë më të bukur se sa një grua tmerrësisht e pavarur dhe vetvetja.
E kur të vijë dita që një mashkull do që të ndërtojë një jetë me te, t’i ketë cilësitë e duhura dhe jo vetëm vlera luksoze.
/ KultPlus.com