PSE U NGUTE, O VJESHTË?

0
475
Bajram Bashota

Bajram Bashota

PSE U NGUTE, O VJESHTË?

Pse u ngute, o vjeshtë
Ma rrëmbeve gjelbrimin
Pse ma solle ndër mend
Luftën n’Kosovë trishtimin
Ku tokës i vinte erë shkrumb e gjak
Dhe nuk tymonte kund asnjë oxhak
Vetëm granatat silleshin qiellit
Retë e dendura ja zinin frymen diellit
Gjithëkund asaj vjeshte gjëmonte toka
Në të gjitha anët e globiit n’këmb u çue bota
Fund e krye flakë po digjej Kosova
Edhe ti o vjeshtë po digjeshe flakë
Bashkë me popllin, popullin tim të ngratë
Sa herë, o vjeshtë ma grabitë gjelbrimin
Në kokë ma sjell vajin e trishtimin.


PËR KAPUÇ TË MADH

ese

Shumë njerëz në këtë botë punojnë për kapuç të madh. E kapuçi i madh është mendje-madhësi. Shumë punë në shoqëri punohen për kapuç të madh.

Tek ne thuhet: — filani ka punuar për kapuç të madh, ose ai ose ajo punon për
kapuç të madh.

Zakonisht punojnë ca punë prej mendjes së madhe, sepse e mbiçmojnë vetëvetn më shumë se të tjerët. Kjo është kokëboshllëk te disa njerëz, të cilët s’janë në gjendje ta kuptojnë atë zbrazti në kokën e tyre dhe e çmojnë dhe vlerësojn si punë shumë të mirë duke vlerësuar vet.

Sido që të jetë kjo dukuri te njerëzit që bëjnë këso veprimesh, janë kokë fyell.

Në mendësinë popullore kur duan ta namin njeriun i thonë: — t’u rrit mendja!

Rritja e mendjes do të thotë të mos përfillësh mendimet e të tjerëve, duke mos i çmuar mendimet e të tjerëve duke vlerësuar vetëm mendimin e vet.

Njerëzit që konsiderohen mendjemëdhdhenj ose edhe ndryshe mendjelehtë, shpesh herë bëjnë veprime që pak a shumë nuk vlerësohen nga shoqëria, sepse i konsiderojnë veprime që duhet të zgjojnë kurreshtjen e opinionit dhë që ato veprime të vlerësohen dhe të çmohen edhe pse nuk bëhen nga humanizi ose mirësia, por veç t’i apllauzojë masa.

Këtij veprimi në rrethin tonë thonë: — e bëri ose e punoi për kapuç të madh ose për
të dalë në siperfaqe si njeri i dijshëm dhe i mençur, por që te masa kuptohet
si njeri i pa dijshëm, i pa mençur, mendjeleht po edhe mendje madh.

Për mendje madhësinë dhe mendjelehtësinë ekziston në popull edhe një namë që kur donë t’i dëshirojnë njeriut një të keqe duke ithënë: “T’u rrit mendja” !